Intervista dhe incizime të vjetra audio:
Vizitoni faqen në Soundcloud të Shaqir Salihut. Aty mund të gjeni transmetime të vjetra radiofonike të Zërit të Amerikës, që lidhen me ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar. Mes tyre është edhe një transmetim i vitit 1965, me rastin e 28 Nëntorit, si dhe një intervistë e Shaqir Salihut me Adem Demaçin dhënë për Zërin e Amerikës. Vizitoni këtu faqen e Shaqir Salihut në Soundcloud
Intervista e Shaqir Salihut dhënë Radio Kosovës më 30 nëntor 2017. Autori flet për librin e tij “Rrëfime lirie. Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës”. Shaqir Salihu-Zëri i Amerikës VOA ON AIR RTK-RADIO 30.11.2017
Artikuj të ndryshëm për librin dhe autorin
Linqe të disa artikujve të publikuar në media të ndryshme që lidhen me librin e tij “Rrëfime lirie”:
- Gazetari dhe publicisti i njohur Dush Gashi shkruan një artikull gjithëpërfshirës mbi librin e Shaqir Salihut “Rrëfime lirie”. Zëri i Amerikës dhe zëri dhe Shaqir Salihut
- Portali Kult Plus pasqyron ceremoninë e promovimit të librit “Rrëfime lirie. Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës”. Ish-gazetari i Zërit të Amerikës, përuron librin në Prishtinë (FOTO)
- Gazetari veteran i Zërit të Amerikës, Astrit Lulushi analizon librin “Rrëfime lirie” në një artikull të botuar në gazetën shqiptaro-amerikane Illyria. “O nieri, fol bre! ku e ke hallin?”
- Gazeta Bota Press shkruan për librin “Rrëfime lirie” dhe për ceremoninë e promovimit. Shaqir Salihu, ish-gazetari i Zërit të Amerikës, përuron librin në Prishtinë (FOTO)
- Televizioni Publik i Kosovës, RTK, në faqen zyrtare në internet, shkruan për librin “Rrëfime lirie”. Shaqir Salihu Vjen Me Librin “Rrefime lirie”
- Gazeta e njohur shqiptaro-amerikane Illyria, përmes gazetarit Ramadan Muçolli, vjen me një artikull të gjatë për librin “Rrëfime lirie”. Promovohet libri i Shaqir Salihut “Rrëfime lirie…”
- Gazetari i Bota Press Bajrush Morina shkruan për librin e Shaqir Salihut, në kohën kur pritej të botohej së shpejti. Së shpejti sheh dritën libri i Shaqir Salihut: Rrëfime lirie!
- Gazeta Dita në Tiranë shkruan për librin “Rrëfime lirie”, si dhe publikon pjesë nga libri. VOA, shkëlqimi dhe venitja e radios së famshme, nga Drizari te Biberaj
- Tjetër pjesë nga libri të publikuara nga gazeta Dita në Tiranë. FOTO: Kush e vrau Mit’hat Frashërin, Kim Filbi apo Ahmet Zogu?
- Gazeta Dita, sërish me pjesë nga libri “Rrëfime lirie”. Stalinistët e “Zërit të Amerikës”
Linqe të artikujve dhe reagime të Shaqir Salihut mbi zhvillime të ndryshme politike, sociale dhe ekonomike që lidhen me kombin shqiptar:
- Gazetari shqiptaro-amerikan Beqir Sina shkruan një artikull në gazetën Bota Sot referuar një shkrimi të autorit rreth 75-vjetorit të shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës, si dhe përkujtimit të themeluesve e drejtuesve të harruar të këtij shërbimi. Shaqir Salihu: Një urim i plotë i 75-vjetorit të shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës
- Portali “Mediat shqiptare” ripublikon postimin e Shaqir Salihut në Facebook mbi aksionin e policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ku u arrestua Marko Gjuriç. Shaqir Salihu: Mesazh drejtuar shqiptarëve të Kosovës
- Gazetari shqiptaro-amerikan Beqir Sina shkruan një artikull interesant në gazetën Bota Sot për Shaqir Salihun. Shaqir Salihu, zëri emblematik i Zërit të Amerikës nga Uashingtoni
- Gazetari Ruben Avxhiu shkruan në gazetën Illyria mbi takimin dhe bisedën e shkurtër me ish-Presidentin e Amerikës Bill Klinton. Bill Clinton në fushatë takon gazetarin Shaqir Salihu, e përqafon kur mëson se është nga Kosova
- Portali Nacional Albania i kushton një artikull punës shumëvjeçare të gazetarit Shaqir Salihu. Shaqir Salihu, zëri emblematik i Zërit të Amerikës në redaksinë shqipe
- Materiali i Zërit të Amerikës në ditën kur kolegu i tyre Shaqir Salihu doli në pension. Në VOA, një koleg mbyll karrierën profesionale
Materiale video dhe reportazhe:
Promovimi në Prishtinë i librit “Rrëfime lirie”, Nëntor 2017
Promovimi i librit “Rrëfime lirie: Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës” në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë
“Rrëfime lirie… Libër” i Shaqir Salihut
Radio Televizioni 21 në Prishtinë i kushton një reportazh ceremonisë së promovimit të librit “Rrëfime lirie”.
Gazetari Shaqir Salihu del në pension
Reportazhi i Zërit të Amerikës për kolegun e tyre Shaqir Salihu, me rastin e daljes në pension.
Klikoni këtu për listën e plotë të kapitujve të librit “Rrëfime lirie”.
Për të mësuar më shumë rreth librit “Rrëfime lirie” klikoni këtu.