• Skip to main content
  • Skip to primary sidebar

ShaqirSalihu.com

Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës

  • Faqja kryesore
  • Rreth Shaqir Salihut
  • Media
  • Rreth librit
    • Përmbajtja
    • Pjesë nga libri Rrëfime lirie
    • Komente për librin
    • Mbresat e gazetares së Radio Kosovës Behare Bajraktari për intervistën me Shaqir Salihun
You are here: Home / Mbresat e gazetares së Radio Kosovës Behare Bajraktari për intervistën me Shaqir Salihun

Mbresat e gazetares së Radio Kosovës Behare Bajraktari për intervistën me Shaqir Salihun

Behare Bajraktari dhe Shaqir Salihu

Si fëmijë i viteve 90 jam rritur në një kohë kur informacioni ka qenë gjëja më e shtrenjtë dhe më e dashur. Edhe pas asaj dekade shumë të trazuar, ndiqja rrugën e informacionit dhe pothuajse çdo ditë ishte “Zëri i Amerikës” që më hapte një dritare, një shpresë dhe një pritje përmes informacionit. Në këto lajme e takoja shpesh nga distanca Shaqir Salihun, që t’u them të drejtën në dukje ngjante më shumë me ndonjë figurë shkencëtari në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, me qëndrim dinjitoz para nesh që e prisnim për informacione. 

Kur kuptova se zotin Salihu do ta kem të ftuar në emisionin tim u gëzova fillimisht. Kjo sepse njeriun që e takoja në kohëra të vështira për një lajm të mirë, mund ta intervistoja në kohëra të mira për t’i dhënë respektin e merituar.

Intervista me të më solli në një dritare dhe zë të madh, zëri i shqiptarëve të Amerikës në paqe dhe liri. Kush mund ta dinte që dikur informohesha prej Shaqir Salihut dhe pas disa vitesh unë do të flisja për të, për përjetimet e tij kombëtare dhe profesionale. 

Pas dy dekadash, unë jam tashmë një gazetare. Ashtu si të gjithë ne, nuk kemi mungesë të informacionit, por jemi në epokën digjitale kur një lajm shpërndahet shpejt dhe po aq shpejt mund të demantohet. Dy dekada më parë ajo e Shaqir Salihut, kur prisnim tërë ditën për të marrë një informacion dhe dekada jonë aktuale kur dëshiron të mos dëgjosh më asgjë. Shaqir Salihu dhe bashkëkohësit e tij, mbeten shembujt më të mirë për t’u ndjekur në gazetari.

Për të mësuar më shumë rreth librit “Rrëfime lirie” klikoni këtu.

Komente të tjera për librin “Rrëfime lirie”, publikuar në media dhe në internet i gjeni duke klikuar këtu.

Primary Sidebar

PROMOVIMI NË PRISHTINË I LIBRIT “RRËFIME LIRIE”

https://www.youtube.com/watch?v=PizpwpuRAzo

“Like” Shaqir Salihu e Facebook

Facebook Pagelike Widget

PJESË NGA LIBRI “RRËFIME LIRIE”

  • Fëmijë vendas në çifligun e kolonëve
  • Aksioni i çarmatimit
  • Mësues shqiptar në Dardaninë e pushtuar
  • Burgosja për të dytën herë
  • Lirimi nga burgu dhe përgatitja e arratisë
  • Rruga e mërgimit
  • Takimi im i parë me Ernest Koliqin
  • Pranë Shtatores së Lirisë
  • Në kryeqytetin e Amerikës
  • Kontakti i parë me Zërin e Amerikës dhe me atdhetarët shqiptarë
  • Zëri i Amerikës: Fillimi në një mot të vështirë
  • Tradhtia e madhe: Si u eliminuan kosovarët e VOA-s
  • Mote të vështira
  • Hello My Name is Helen Murphy…
  • Fundshekulli i trazuar i trojeve Shqiptare
  • Lufta në Maqedoni dhe Zëri i Amerikës
  • Drejt pensionit pas tri dekadash
  • Veprimtaria e Shqiptarëve të Amerikës
Rreth Shaqir Salihut
Media
Zëri i Amerikës SoundCloud
Rreth Rrëfime lirie

Facebook    Twitter

  • Affiliate Disclaimer
  • Terms of Service & Privacy Policy
Copyright 2023 ShaqirSalihu.com