• Skip to main content
  • Skip to primary sidebar

ShaqirSalihu.com

Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës

  • Faqja kryesore
  • Rreth Shaqir Salihut
  • Media
  • Rreth librit
    • Përmbajtja
    • Pjesë nga libri Rrëfime lirie
    • Komente për librin
    • Mbresat e gazetares së Radio Kosovës Behare Bajraktari për intervistën me Shaqir Salihun
You are here: Home / Rreth Shaqir Salihut

Rreth Shaqir Salihut

 

Shaqir Salihu lindi në fshatin Banullë të Lipjanit, jo fort larg Prishtinës, në vjeshtën e vitit 1942, në kohën kur bota ishte zhytur në Luftën e Dytë Botërore. Para se ai të vinte në jetë, mijëra kilometra më tutje, përtej Oqeanit Atlantik, në SHBA do të zinte fill një prej mediave më të njohura në hapësirën mbarëshqiptare dhe jo vetëm, Zëri i Amerikës. Do të ishte kjo media që do të kthehej në shtëpinë e Shaqirit për më se tri dekada.Shaqir Salihu Faik Konica

Por përpara se të bashkohej me familjen e madhe të Zërit të Amerikës dhe të kishte edhe aty vështirësitë e jetës, i duhej të përballej me vështirësitë e jetës në varfëri e të shtypur nga serbët në Kosovën e pushtuar. Shtypje që e çoi edhe në burg dy herë.
Më 1969, në vapën mbytëse të një nate gushti, kur amerikanët shikonin të mrekulluar pamjet e zbritjes së njeriut në Hënë, Shaqiri s’kishte kohë të vështronte nga qielli, sepse ishte duke u arratisur nga burgu ku kishte vuajtur prej shumë muajsh.

“Arratisje nga ferri” – kështu e përshkruan ai udhëtimin drejt lirisë. Me të dalë në Perëndim, njerëz shpirtmirë nga Vatikani, njerëz në Romë që ai s’i kishte parë ndonjëherë, i shtrinë dorën e shpresës, i dhanë ushqim dhe strehë dhe e mbajtën të gjallë fizikisht dhe moralisht. Këta njerëz të mirë e ndihmuan të kalojë Atlantikun drejt Amerikës, ëndrrës së tij të madhe.

Më 1980, Shaqiri filloi të punojë te Zëri i Amerikës, zëri i qartë që kishte frymëzuar tek ai lirinë qysh kur jetonte në Kosovë.
Sot, kur kujton kohët e vështira që ka kaluar, ai e ndien se jetën ia ka borxh Zërit të Amerikës. Shaqiri dhe familja e tij e re u rritën bashkë me Zërin e Amerikës. Për rastësi, ai kishte lindur më 1942, vitin kur ishte krijuar Zëri i Amerikës.

Si gazetar, ai u bë dëshmitar i disa prej ngjarjeve më dramatike të shekullit:
Në mesin e viteve 1980, një valë ndryshimesh demokratike përfshiu Europën Lindore, dhe Shaqiri u ndodh në Zërin e Amerikës për të parë transformimin e diktaturave komuniste në democraci të reja dhe për të folur rreth kësaj.

Në mars 1999, një fushatë bombardimesh amerikane kundër diktatorit serb Sllobodan Milloshevic i cliroi shqiptarët e Kosovës nga shtypja serbe. Populli i tij më në fund ishte i lirë.

Shaqiri doli në pension 31 dhjetorin e vitit 2012. Një mal me kujtime. Ca të bukura e ca të hidhura. Mbylli një cikël të gjatë. Herë të lavdishëm e herë të dhimbshëm. Të gjitha këto vendosi t’i përmblidhte në një libër kujtimesh, i cili doli në dritë vjeshtën e vitit 2017. “Rrëfime lirie” është libri që ngjan si refreni i jetës së çdo shqiptari. Aq sa ngjan me historinë e çdo shqiptari tjetër për rrjedhën e jetës, aq është edhe i vecantë për sfidat që Shaqirit nuk ju ndanë gjersa më në fund doli në pension.

Pjesë nga libri “Rrëfime lirie”

Mediat për Shaqir Salihun dhe librin e tij

Primary Sidebar

PROMOVIMI NË PRISHTINË I LIBRIT “RRËFIME LIRIE”

https://www.youtube.com/watch?v=PizpwpuRAzo

“Like” Shaqir Salihu e Facebook

Facebook Pagelike Widget

PJESË NGA LIBRI “RRËFIME LIRIE”

  • Fëmijë vendas në çifligun e kolonëve
  • Aksioni i çarmatimit
  • Mësues shqiptar në Dardaninë e pushtuar
  • Burgosja për të dytën herë
  • Lirimi nga burgu dhe përgatitja e arratisë
  • Rruga e mërgimit
  • Takimi im i parë me Ernest Koliqin
  • Pranë Shtatores së Lirisë
  • Në kryeqytetin e Amerikës
  • Kontakti i parë me Zërin e Amerikës dhe me atdhetarët shqiptarë
  • Zëri i Amerikës: Fillimi në një mot të vështirë
  • Tradhtia e madhe: Si u eliminuan kosovarët e VOA-s
  • Mote të vështira
  • Hello My Name is Helen Murphy…
  • Fundshekulli i trazuar i trojeve Shqiptare
  • Lufta në Maqedoni dhe Zëri i Amerikës
  • Drejt pensionit pas tri dekadash
  • Veprimtaria e Shqiptarëve të Amerikës
Rreth Shaqir Salihut
Media
Zëri i Amerikës SoundCloud
Rreth Rrëfime lirie

Facebook    Twitter

  • Affiliate Disclaimer
  • Terms of Service & Privacy Policy
Copyright 2023 ShaqirSalihu.com