• Skip to main content
  • Skip to primary sidebar

ShaqirSalihu.com

Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës

  • Faqja kryesore
  • Rreth Shaqir Salihut
  • Media
  • Rreth librit
    • Përmbajtja
    • Pjesë nga libri Rrëfime lirie
    • Komente për librin
    • Mbresat e gazetares së Radio Kosovës Behare Bajraktari për intervistën me Shaqir Salihun
You are here: Home / Komente për librin

Komente për librin

 

Gazetar, publicist dhe pedagog i mediave e marrëdhënieve me publikun“Një punë e mahnitshme! Përmbajtja, struktura, argumentet, citatet, neutraliteti në të qenit pjesë e ngjarjeve…, që të gjitha në një vend, në librin që do t’u shërbejë shumë brezave të politikës, gazetarisë, publicistikës, marrëdhënieve ndërkombëtare, historisë, madje edhe sociologjisë dhe psikologjisë.”

Behar Zogiani – Gazetar, publicist dhe pedagog i mediave e marrëdhënieve me publikun

 

Gazetar, redaktor, publicist“Ndonëse mjaft i vëllimshëm, me mbi 550 faqe, libri i Shaqir Salihut, ish-gazetar shumëvjeçar i Zërit të Amerikës, lexohet me lehtësi e kureshtje dhe zgjon interesim të shumanshëm. Me një gërshetim stilesh, letrar e dokumentar, me fragmente historie të Kosovës, shqiptarëve në përgjithësi e biografi personalitetesh të shquara të shqiptarëve të Amerikës, ai e ka ndërtuar të tërë godinën e rrethanave, të cilët e kanë determinuar jetëshkrimin e tij dhe të bashkëvendësve të tij.”

Dush Gashi – Gazetar, redaktor, publicist

 

Avokat • Attorney dhe ish-gazetar i Zërit të Amerikës“Kjo tufë kujtimesh dhe monografi për Zërin e Amerikës ngërthen historinë e re të shqiptarëve: përpjekjen për lirinë e Dardanisë, vegimin për demokraci në Shqipëri dhe përkrahjen e pakursyer të kombit mik amerikan. Mos e le pa e lexu!”

Getoar Mjeku, J.D. – Avokat • Attorney dhe ish-gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington

 

Prof. Dr. Zymer Neziri“Shaqir Salihu, veteran i brezit të Republikës. Ky mbititull i shkon shumë librit të tij, Rrëfime lirie. Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës. Ai i takoi brezit të demonstratave të përgjakshme, më 1968, për Republikën e Kosovës, për vetëvendosje të popullit shqiptar në viset e pushtuara nga Jugosllavia. Edhe kur ende ishte nxënës në Pejë, Shaqiri dëshmoi se atdheun e ka në zemër. Në ato vite, veprimtaria e brezit të Adem Demaçit bënte jehonë të madhe. Po në atë kohë, edhe në gjimnazin e Pejës, ku Shaqiri mësonte, zhvillohej aktivitet atdhetar, dëgjohej fshehurazi Radio Tirana, lexohej literatura e ndaluar dhe shkruheshin parullat: “Rrnoftë Shqipnia”’, nga Isa Demaj me shokë…”

Zymer Ujkan Neziri – Profesor i Institutit Albanologjik në Prishtinë

 

Gazetar, ish-korrespondenti i parë i Zërit të Amerikës në Tiranë“Libri përshkohet nga një atmosferë e zymtë prapaskenash dhe ankthi të pambarimtë në seksionin shqip të VOA-s. Mund të imagjinoja gjithçka, por jo deri aty sa të pranoja se në tempullin e demokracisë, në Uashington, madje në kupolën e VOA-s kishin depërtuar, madje kishin marrë në dorë frenat e shërbimit shqip, stalinistë që kërkonin të mbyllnin gazetarë në çmendinë. Kjo ka qenë një nga gjërat më të tmerrshme që kam dëgjuar dhe lexuar në jetën time. Prandaj dhe kam respekt dhe i admiroj kolegët e mi në Uashington për kushtet në të cilat kanë punuar dhe kanë mbijetuar. Kjo është heroike. Shaqir Salihu është njëri nga ata.”

Xhevdet Shehu – Gazetar, ish-korrespondenti i parë i Zërit të Amerikës në Tiranë

 

Botues i gazetës Illyria në Nju-Jork dhe ish-shef i shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës“Një dramë jetësore e treguar me një stil të jashtëzakonshëm. Libri i Shaqir Salihut nuk është thjeshtë vetëm një biografi e autorit. Libri ka shumë fakte historike që lidhen me historinë shqiptare dhe diasporën tonë në Amerikë, pa ndihmën e së cilës sot ndoshta nuk do të kishim as Shqipëri e as Kosovë. Roli i kësaj diaspore shpeshherë ka qenë vendimtar në mbijetësën e kombit tonë. Ky është libri i parë në gjuhën shqipe për historinë e Zërit të Amerikës në përgjithësi dhe atij në gjuhën shqipe në veçanti, që analizon sukseset dhe të metat e këtij mediumi të fuqishëm, i cili ka pasur rol të pazëvendësueshëm në informimin e drejtë të popujve të shtypur të botës nga diktaturat dhe pushtimet e jashtme.”

Vehbi Bajrami – Botues i gazetës Illyria në Nju-Jork dhe ish-shef i shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës

Komente të tjera për librin “Rrëfime lirie”, publikuar në media dhe në internet i gjeni duke klikuar këtu.

Primary Sidebar

PROMOVIMI NË PRISHTINË I LIBRIT “RRËFIME LIRIE”

https://www.youtube.com/watch?v=PizpwpuRAzo

“Like” Shaqir Salihu e Facebook

Facebook Pagelike Widget

PJESË NGA LIBRI “RRËFIME LIRIE”

  • Fëmijë vendas në çifligun e kolonëve
  • Aksioni i çarmatimit
  • Mësues shqiptar në Dardaninë e pushtuar
  • Burgosja për të dytën herë
  • Lirimi nga burgu dhe përgatitja e arratisë
  • Rruga e mërgimit
  • Takimi im i parë me Ernest Koliqin
  • Pranë Shtatores së Lirisë
  • Në kryeqytetin e Amerikës
  • Kontakti i parë me Zërin e Amerikës dhe me atdhetarët shqiptarë
  • Zëri i Amerikës: Fillimi në një mot të vështirë
  • Tradhtia e madhe: Si u eliminuan kosovarët e VOA-s
  • Mote të vështira
  • Hello My Name is Helen Murphy…
  • Fundshekulli i trazuar i trojeve Shqiptare
  • Lufta në Maqedoni dhe Zëri i Amerikës
  • Drejt pensionit pas tri dekadash
  • Veprimtaria e Shqiptarëve të Amerikës
Rreth Shaqir Salihut
Media
Zëri i Amerikës SoundCloud
Rreth Rrëfime lirie

Facebook    Twitter

  • Affiliate Disclaimer
  • Terms of Service & Privacy Policy
Copyright 2023 ShaqirSalihu.com