ShaqirSalihu.com

Fëmijë vendas në çifligun e kolonëve
Pjesë nga “Rrëfime lirie”. Më poshtë mund të lexoni tri faqet e para të librit.

Fshati Banullë është i vogël dhe pak i njohur. Ai nuk është në hartë. Por ky katund gjendet tri kilometra në juglindje të Lipjanit, në Kosovë — Dardaninë e lashtë. Lipjani shtrihet 16 kilometra në jug të Prishtinës, në rrafshin buzë lumit Sitnicë. Kjo pjesë e Kosovës, në kohën e Turqisë, i përkiste Sanxhakut të Shkupit. Me ndarjen e re administrative, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, u bë pjesë e vilajetit jetëshkurtër të Prizrenit, që më 1877 u zëvendësua nga Vilajeti i Kosovës. Ky term u mor nga emri gjeografik Fusha e Kosovës, e cila shtrihet prej Kaçanikut në jug, e deri në Mitrovicë në veri; prej maleve Carralevë, Golesh e Çiçavicë në perëndim, deri në malet Prugovë, Koznicë e Zhegoc në lindje. Fusha e Kosovës është e gjatë 80 kilometra dhe e gjerë rreth 30 kilometra. Pra, Banulla gjendet në qendër të këtij rrafshi të famshëm, që dikur thuhej se bashkë me Vojvodinën përbënin hambarin e drithërave për tërë ish-Jugosllavinë. Kjo është pjesa më pjellore e Kosovës.

Në këtë fshat linda unë, në vjeshtë të vitit 1942.

Lipjani shtrihet në një pozitë të mirë gjeografike. Ky qytet ndodhet në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit që lidh qendrat më të mëdha të Kosovës. Lipjanin e sotëm e përshkojnë rrugët tokësore Prishtinë–Shkup dhe Prishtinë–Prizren, si dhe hekurudha Prishtinë–Shkup, e ndërtuar nëpër Kosovë qysh më 1873–74. E njëjta kalon nëpër Lipjan që nga viti 1928.

Lipjani është vendbanim i veçantë. Lypiana, Lypenion, Lipiana, siç ndeshet në periudha të ndryshme historike, nuk është vetëm pasues i Ulpianës mesjetare. Lipjani si vendbanim është i njohur që prej antikitetit në epokën romake dhe bizantine, e më pas gjatë Perandorisë Osmane.

Më 1942, kur linda unë, ashtu si i gjithë rajoni e bota, edhe Kosova ishte në luftë. Në vitin 1941, kur Gjermania naziste pushtoi Jugosllavinë, Italisë iu dha një pjesë e Kosovës, por pa Mitrovicën e disa vise të tjera. Gjermanët e bënë këtë për arsye strategjike. Edhe Çamërinë nuk ua dhanë italianëve, por e mbajtën nën kontrollin e tyre. E gjithë kjo u quajt “Shqipëria e Madhe” prej fashistëve, duke e kompromentuar rëndë çështjen shqiptare dhe zgjidhjen e saj. ShBA, BRSS dhe Britania e Madhe kishin vendosur në vitin 1941 që të mos njihnin asnjë kufi të ndryshuar nga boshti fashist.

Ja si e përshkruan nga Çikago inxhinieri Agim Sula, në parathënien e botimit në ShBA të librit me vjersha Kosovari. Vepra është një përmbledhje e librit Sulm e lotë të Dhimitër Paskos, botuar në Tiranë më 1943-tën:

Për të neutralizuar një pjesë të shqiptarëve dhe për ta bërë për vete një pjesë tjetër, komanda gjermane e pushtimit kishte deklaruar se pas luftës, Shqipërisë do t’i njiheshin kufijtë e saj etnikë. Se çfarë do të ndodhte vërtetë nëse Gjermania do ta fitonte luftën nuk dihet. Por dihet se çfarë ndodhi kur e fituan aleatët. Vendi ynë jo vetëm që mbeti i cunguar si më parë, por e pësoi edhe më keq; ra nën kthetrat gjakatare të tiranisë komuniste. Pavarësisht nga premtimet e aleatëve apo nga ëndërrimet dhe përpjekjet e nacionalistëve për një Shqipëri të bashkuar, një gjë ishte e qartë: gjatë pushtimit nazist, kufiri artificial i vitit 1913 ishte hequr.

Pushtuesin nazifashist e luftuan si nacionalistët, ashtu edhe komunistët. Këta të fundit u paralizuan një kohë prej paktit Ribentrop–Molotov për ndarjen e sferave të ndikimit në Europën Lindore. Më pas e luftuan shumë ashpër, gjë që ishte në interes të Aleatëve, sepse angazhoheshin në territorin shqiptar më shumë forca, të cilat hiqeshin nga frontet e tjera. Rivaliteti ballist–komunist për pushtet, ideologjitë e kundërta, komunizmi dhe antikomunizmi, shkaktuan diferencim të thellë edhe në mënyrat e mjetet e luftës. Nacionalistët, pas tetorit 1943 kur PKSh u shpalli luftë me armë, e pezulluan përkohësisht luftën antifashiste.

Kur pritej që krahu i nacionalistëve të rikthehej të bënte qëndresë, ata kaluan më në skaj, nisën bashkëpunimin konkret ushtarak dhe politik me gjermanët nazistë. Për hir të një bashkimi kombëtar, i cili nuk u realizua, përkrahje dhanë të gjitha shtresat, rinia dhe intelektualët, por jo pak edhe fshatarësia. Ishte një luftë masive.

Gjatë viteve të “Shqipërisë së Madhe”, 1941–45, një pjesë e popullsisë ishte e përfshirë në administratën e regjimit që u krijua. Mendoj se të tillë pati edhe nga fshati Banullë. Kjo bëri që më vonë, disa prej tyre të pushkatoheshin pa gjyq nga regjimi komunist, ndërsa të tjerë u dënuan deri me 20 vjet burg. Familjarëve të tyre iu konfiskua e gjithë pasuria. Komunistët arsyetoheshin se po vepronin kundër “armiqve të popullit”. Por në të vërtetë, po përndiqnin atdhetarë shqiptarë që kishin punuar për kombin.

Kjo është një histori e gjatë. Pas rënies së Jugosllavisë më 1941, Kosova dhe trevat shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoni iu bashkëngjitën shtetit amë, Shqipërisë, nga Musolini. Ndërkohë që Partia Komuniste Jugosllave filloi të organizojë një lëvizje partizane, ajo e ndërroi politikën e mëparshme që ishte në favor të kthimit të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare, Shqipërisë. Në marrëdhëniet e Partisë Komuniste Jugosllave (PKJ) me komunistët shqiptarë të Kosovës dhe Partinë Komuniste të Shqipërisë, e cila u krijua në nëntor të vitit 1941 me ndihmën e komunistëve jugosllavë, PKJ i shmangej një qëndrimi të prerë mbi çështjen e të ardhmes së Kosovës. Por gjatë luftës, Partia Komuniste Jugosllave u njihte të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve, përfshirë edhe ndarjen. Dega e PKJ-së në Kosovë dhe lëvizjet partizane ishin të pavarura nga lëvizja partizane e Serbisë dhe rajoneve të tjera jugosllave dhe kishte lidhje të drejtpërdrejta me Komitetin Qendror të PKJ-së deri në fund të luftës.

Partia Komuniste e Jugosllavisë ka pasur probleme të shumta në përpjekjet e saj për të siguruar mbështetjen e masës popullore shqiptare. Ende nuk ishin harruar kujtimet e hidhura të persekutimeve të tmerrshme gjatë Jugosllavisë së paraluftës dhe duke u frikësuar se fitorja e komunistëve do të çonte në riintegrimin e saj me Jugosllavinë, kosovarët në përgjithësi ishin kundër lëvizjes partizane jugosllave. Për të përmirësuar perspektivën e lëvizjes partizane, Milladin Popoviçi, anëtar i PKJ-së me lidhje të ngushta me Partinë Komuniste Shqiptare, propozoi që partia në Kosovë të vendoset nën juridiksionin e Partisë Komuniste Shqiptare, por ky propozim u hodh poshtë nga KQ i PKJ-së.

Çështja e Kosovës shkaktoi mosmarrëveshje të thella midis PKJ-së nga njëra anë dhe PKSh-së e komunistëve kosovarë nga ana tjetër. PK e Shqipërisë përkrahte bashkimin e Kosovës me shtetin amë, Shqipërinë. Në gusht të vitit 1943, PKSh dhe Partia Nacionaliste Balli Kombëtar nënshkruan marrëveshjen e Mukjes duke mbështetur kërkesën e Shqipërisë që Kosova t’i kthehej shtetit amë, Shqipërisë. Por me trysninë e fuqishme të Svetozar Vukmanoviç Tempos, anëtar i KQ të PKJ- së, i cili në atë kohë ishte në Shqipëri, PKSh u detyrua të heqë dorë nga kjo marrëveshje. Por Partia Komuniste Jugosllave në një letër që i dërgoi PKSh-së deklaroi se çështja e Kosovës nuk do të jetë fare problem midis dy vendeve dhe se në Jugosllavinë e re nuk ka vend për shtypje të minoritetit shqiptar.

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë u përkrah edhe nga konferenca e parë e Këshillit Krahinor të Kosovës që u mbajt nga 31 dhjetori 1943 deri më 2 janar 1944 në Bujan, në pjesën veriore të Shqipërisë. Por edhe këtë marrëveshje e kundërshtuan komunistët sllavë, duke thënë se çështja e kufijve midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe çështja e Kosovës do të zgjidhen me një marrëveshje vëllazërore midis Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Jugosllavisë dhe Këshillit Nacional Çlirimtar të Shqipërisë në bazë të së drejtës së vetëvendosjes së vendeve. Mënyra se si do të përcaktohen kufijtë do të varet nga gjendja politike në Jugosllavi dhe në Shqipëri. Tani për tani ne, shkruan letra jugosllave, nuk duhet të bëjmë ndonjë deklaratë mbi këtë çështje.

Siç dihet Kosova mbeti nën kthetrat sllave edhe për shumë e shumë vite. Ashtu si në Jugosllavinë e paraluftës, hartimi i kushtetutës së re për sa u përket territoreve shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë Londineze u vendos në mënyrë arbitrare. S’u mor fare parasysh përbërja e dendur dhe kompakte e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve. Territoret shqiptare u ndanë në tri njësi të ndryshme administrative: Zonat jugperëndimore iu bashkuan Republikës së Malit të Zi. Tetova, Dibra e zona të tjera juglindore u bënë pjesë e Republikës së Maqedonisë. Ndërsa Kosovës iu ndërrua emri dhe u quajt Kosovë-Metohi; shkurt shkruhej Kosmet dhe ishte shpallur si rajon autonom që serbisht quhej obllast, brenda Republikës së Serbisë, megjithëse kjo nuk do të thoshte se shqiptarëve iu dha ndonjë autonomi. Kosova madje nuk kishte as të njëjtin status si Vojvodina, sepse Vojvodina ishte pothuajse republikë. Ajo kishte gjykatën e lartë dhe struktura të tjera qeveritare thuajse si në gjashtë republikat e tjera.

￼1958 — Autori në periudhën e gjimnazit

Edhe në Banullë pati anëtarë të Ballit Kombëtar, siç kishte në fshatrat përreth, si Llugaxhi e Gumnasellë etj., që nuk ishin dakord me mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet dhe që Kosova përfundimisht mbeti nën sundimin e sllavëve. Siç mbaj mend unë, të paktën dy bashkëfshatarë u dënuan politikisht për shkak të qëndrimeve të tyre kundër sundimit sllav në Kosovë, Qerim Selimi-Banulla dhe Shaban Haxhi Jashari.

Në atë kohë, një kushëri yni, Ramadush Zeqir Salihu, humbi pa gjurmë. Të afërmit e tij treguan se një ditë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sllavët erdhën dhe e kërkuan që të dilte e të luftonte përkrah tyre si partizan. Por ai nuk u kthye kurrë më në shtëpi. Kishte thashetheme se e kanë vrarë në një fshat pranë tonit, Banullës. Të tjerë thoshin se Ramadushi ishte pjesë e shqiptarëve që u vranë në masakrën e Tivarit. Por së fundmi, në një artikull hulumtues, Ilir Krasniqi publikoi një listë ku tregohet se si sllavët kanë pushkatuar 295 shqiptarë në burgun e Prishtinës. Mes tyre është edhe emri i Ramadush Zeqirit, i cili është ekzekutuar në janar të vitit 1945:

105. Selamani Adem Memet, Bujncë, Prishtinë, pushkatohet ‘46

106. Baftia Xhema Alim, Prishtinë, pushkatohet në nëntor ‘44

107. Aziri Sali Adem, Plitkoviç, Prishtinë, pushkatohet në shkurt ‘45

108. Ramadush Zeqiri, Banduliç, Prishtinë, pushkatohet në janar ‘45

109. Avdulla Azir Sali, Banduliç, Prishtinë, pushkatohet në janar ‘45

110. Durmishi Murrem, Prishtinë, pushkatohet më 1944, Podujevë

Pjesa më e madhe e banorëve të Banullës nuk e dinin se cilët po luftojnë, cilët po fitojnë apo se në krahun e kujt po luftohet. Ata nuk dinin as shkrim dhe këndim. Nuk dinin nëse ishin turq apo shqiptarë. Por një gjë e kishin gjithmonë të qartë: Ata nuk ishin sllavë. Kjo sepse nuk dinin sllavisht. Ata nuk dinin as turqishten, por anonin disi nga kjo kulturë për shkak të fesë. Ata kryenin ritet fetare dhe agjëronin gjatë muajit të Ramazanit dhe thuajse çdo lagje merrte nga një hoxhë gjatë kësaj periudhe, për t’u lutur me të.

Për të vazhduar së lexuari tri faqet e ardhshme klikoni këtu.

Për të mësuar më shumë rreth librit “Rrëfime lirie” klikoni këtu.

The post Fëmijë vendas në çifligun e kolonëve appeared first on ShaqirSalihu.com.

Aksioni i çarmatimit
Libri “Rrëfime lirie”, vazhdim nga pjesa e parë…

Aksioni i forcave serbe për çarmatimin e popullsisë shqiptare në Kosovë. Përjetime të autorit të rrëfyera në librin e tij.

Familja ime ishte e varfër. Babai ynë ishte i vetmi djalë në familje dhe kishte pesë motra. Kur motrat e tij u martuan, ai mbeti vetëm. Nëna jonë lindi shtatë fëmijë. Ne jetonim në varfëri të skajshme, sepse toka që kishim në dispozicion, megjithëse shumë pjellore, ishte e pamjaftueshme dhe shpeshherë babai ynë merrte me qira tokë prej kolonëve serbë e malazezë që kishin ardhur në Kosovë për t’i sllavizuar këto treva. Serbomalazezëve që kishin ardhur në Lipjan qeveria serbe u kishte ndarë toka që i kishte konfiskuar nga shqiptarët. Interesant ishte fakti se këto toka, prapëseprapë i punonin shqiptarët, por duhej që 50 për qind të drithërave t’ua çonin kolonëve serbomalazezë.

Në të dalë të Lipjanit gjendej një urë që quhej Ura e Bislimit. Kohë më parë, një banor me emrin Bislim kishte ndërtuar këtë urë, sepse nga uji i shumtë i livadheve që rridhte vazhdimisht aty, bëhej e pamundur që të kalohej. Jo shumë larg kësaj ure, nëpër Lipjan kalonte treni që lidhte Beogradin me Selanikun. Kishte trena të ndryshëm, trena mallrash edhe me nga 30 vagonë. Ne fëmijëve na pëlqente që të futeshim nën urë derisa kalonin trenat. Kishte edhe trena ekspres që kalonin përmes Lipjanit, por disa prej tyre nuk ndalonin aty. Ata ishin trena që ndalonin në Fushë-Kosovë, Ferizaj, Shkup dhe mandej shkonin në Greqi, në Selanik. Për ne që kishim të gjithë tokën përreth Lipjanit, këta trena na shërbenin për të matur kohën. Një tren udhëtarësh që shkonte nga Shkupi për në Fushë Kosovë, nëpër Lipjan kalonte në orën gjashtë të pasdites. Fshatarët e Banullës e dinin se kur kalonte ky tren, ora ishte gjashtë e pasdites.

Asokohe, njerëzit nuk kishin as orë dore dhe të rrallë ishin ata që kishin ndonjë orë xhepi, të llojit që përdoreshin gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.

Fëmijëria ime ishte shumë e vështirë, kjo prej varfërisë së madhe, por edhe shtypjes serbe. Mund të përmend dy detaje që mua më kanë mbetur në mendje dhe që ndoshta për dikë në ditët e sotme nuk tregojnë gjë. Por për mua, ato përfaqësojnë një domethënie për mënyrën se si jemi rritur.

Njëri prej kushërinjve tanë zotëronte një makinë të vjetër për prerjen e flokëve. Ne shkonim tek ai çdo dy javë, që ai të na qethte flokët. Ndërsa një kushëri tjetër, në njëfarë mënyre, u bë dentist. Ai kishte një palë dara, që sot, por edhe atëherë ishin primitive. Mirëpo me ato, ai na hiqte ndonjë dhëmb a dhëmballë të prishur, duke na kursyer dhimbjen e madhe, se për t’i rregulluar nuk bëhej fjalë.

Një ngjarje shumë e rëndësishme dhe shumë e trishtueshme që më ka lënë mbresa të thella në jetën time fëminore është projekti i shovenistëve serbë për mbledhjen e armëve në vitin 1956. Unë jam i sigurt se bashkëfshatarët e mi nuk kishin armë. Por regjimi serb ndërmori një fushatë terrori, me rastin e përgatitjes së “Aksionit të çarmatimit” në dimrin e egër të vitit 1956.

Pas rrëzimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Aleksandër Rankoviç, më 1966, në plenumin VII të Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Kosovës, në tetor të 1967-s u tha se “deformimi më i rëndë, me pasojat më të mëdha politike” ishte i ashtuquajturi “Aksioni i çarmatimit”, i cili u përgatit dhe u zbatua në vitin 1956.

Ky aksion u përgatit në qarqet e sigurimit të krahinës, me pajtimin e organeve federative të sigurimit të shtetit. Gjatë aksionit, popullsia shqiptare u keqtrajtua, që nga rrahjet masive e deri te masat drastike, si torturat, gjymtimi i njerëzve, apo dhe më keq si vrasjet e detyrimi i shumë njerëzve që të shpërngulen.

￼Ruzhdi Salihu, babai i autorit

Më kujtohet një natë dimri, kur nëna dhe ne fëmijët po prisnim tim atë për të ngrënë darkë. Nëna jonë ishte shumë e merakosur për këtë vonesë. Më në fund ai erdhi, hapi derën, të cilën e mbylli me shpejtësi prej të ftohtit të madh, pasi ishte janar ose shkurt dhe bënte dimër i acartë. Babai kishte marrë lajmin e hidhur se ishte formuar një ekip milicësh serbë për mbledhjen e armëve dhe të gjithë ata që nuk do të sillnin qoftë edhe një armë do të keqtrajtoheshin, ndoshta edhe deri në vdekje.

Nga shqetësimi i madh, im atë nuk hëngri fare atë natë. Ne gjithashtu u shqetësuam, por nuk e kuptonim hallin që ai kishte.

— O nieri, fol bre! Ku e ke hallin? — i tha nëna pas darkës.

U ulëm të gjithë përreth stufës që të ngroheshim nga pak, teksa ai po na shpjegonte situatën. Pas kësaj, ra një heshtje. Babai ynë nuk kishte asnjë armë dhe kjo po na vinte në rrezik.

Disa nga bashkëfshatarët tanë ishin në listën e zezë dhe ishin nën vëzhgimin e qeverisë shoveniste serbe. Një prej kushërinjve tanë, Hazir Salihu ishte në mesin e 25 deri në 30 personave që ishin thirrur te shkolla e fshatit, ku keqtrajtoheshin ata që nuk kishin sjellë të paktën një armë. Fatmirësisht, babanë tonë nuk e futën në atë listë të zezë. Hazirin, kushëririn tonë, e kishin rrahur keq. Kurse atdhetarin Halil Muharrem Hajrullahu, që ishte kushëri më i largët yni, e lanë të gjymtë përjetë. (Nipi i Halilit, Ismeti, mori pjesë në demonstratat e ‘81-tës, për çka u arratis për në Shqipëri.)

Thoshin se kishte ardhur “Zhivki” i UDB-së. Unë nuk e dija se cili ishte ky Zhivki. Por në fshat flitej se ai nuk kishte mëshirë ndaj shqiptarëve. Zhivki kishte me vete nja tre a katër milicë që rrihnin fshatarë me kamxhik. Disa prej tyre i linin tërë natën jashtë në dëborë të zhveshur e të zbathur. Ndërsa të tjerëve u thoshin që të ktheheshin sërish të nesërmen. Por askujt prej fshatarëve të torturuar nuk i shkonte mendja që të sakrifikohej dhe të hapte zjarr kundër tyre, që të shpëtonin të tjerët. Shkonin të kërkonin pushkë e plumba, por nuk u shkonte mendja që të jepnin një shembull trimërie e ta shtrinin Zhivkun me dy a tre milicë, të përgjakur në dëborë. Nganjëherë mendoj se ne shqiptarët ndoshta nuk kemi qenë dhe nuk jemi aq trima sa e dimë dhe sa e mbajmë veten.

Këtu po citoj pak Faik Konicën, i cili për shqiptarët thotë: “Karakteri historik i shqiptarëve është çiltërsia, vërtetësia dhe të mbajturit e fjalës së dhënë. Ky karakter ka qenë përgjithësisht i tyri, dhe me të shqiptarët kanë fituar më tepër famë se me trimërinë e tyre.”

Unë po e them sot këtë, por asokohe ne kishim frikë me të vërtetë se mos na e vrisnin babanë. Dhe çfarë do të bënim pastaj ne të gjithë që ishim të vegjël?

Fundja, zelli për t’iu kundërvënë armiqve do të mund të na hakmerrej shumëfish. Pushteti na e merrte tokën, na e rrëmbente kafshatën e gojës, na bënte argatë në plangun tonë; ne duronim. Na burgoste, na torturote e na vriste, e ne s’kishim fuqi të ngrehnim krye. Por ne s’u bëmë asnjëherë bashkëpunëtorë të plotë të armikut: s’e shitëm shpirtin! Qëndresa jonë paqësore — çiltërsia ndaj vetëvetësisë sonë, besnikëria ndaj shqiptarisë, fuqia e ndërgjegjes së lirë — do të na shpërblehej. Dhe jam krenar që këtë e bëri im atë.

Ndërsa më parë ishte kthyer në shtëpi i shqetësuar se i kishin kërkuar armën e paqenë, një ditë ai erdhi në votër me një buzëqeshje që i buronte nga zemra:

— Më thanë të shkruhesha turk, — na shpalli. — U shkrova shqiptar!

Të shtypur e të paarsimuar, ne dinim pak për kombin tonë. Babai e dinte se ne shqiptarët ishim vendas. Ai i bëri ballë trysnisë së fesë e kërcënimeve të pushtuesit për t’u tjetërsuar. Kushdo që shkruhej turk e dëbonin për në Turqi.

Vjershëtorët tanë nuk e fshihnin dot dhembjen e tyre për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve. Poeti ynë Esad Mekuli shkroi asokohe vargjet e vajtimit. Në mbamendje më ka ngelur kjo strofë, që mbase jo paqëllim ishte thurur në gjuhën e shtypësit të pamëshirshëm:

Velika se zgrada ruši

ali osta je jedna stena

kada odeš ti u Tursku

ostaće ti uspomena

(Pallatet përdhe po shemben

por një mur seç qëndroi

në Turqi kur të vesh ti

si kujtim do më shoqërojë)

Aksioni i çarmatimit synonte t’i largonte shqiptarët nga trojet tona. Kjo fushatë e shëmtuar e famëkeqe ishte përhapur anembanë Kosovës, e udhëhequr nga shtabi i formuar nga Titoja e nga Rankoviçi, shefi i UDB-së. Pjesë e këtij shtabi ishin njerëz si Gjoka Pajkoviç, Dushan Mugosha, Çedo Mijoviç, Çedo Topalloviç dhe ndonjë krijesë e mjerë shqipfolëse që nuk meriton as që t’i përmendet emri.

Shkollat, xhamitë, odat e fshatrave, dyqanet, mullinjtë e të tjera (se për stacio- net e policisë nuk vihet në dyshim që po) u kthyen në kasaphana të vërteta, ku oficerët e UDB-së dhe milicët e thjeshtë serbë kryen mbi popullsinë shqiptare torturat më të tmerrshme që mund të mendohen. Këto tortura u shoqëruan me një shantazh të hapur ndaj shqiptarëve që të largohen nga Kosova. Dy ose tri familje u larguan edhe nga Banulla, fshati im. Ndërsa për të vrarët jepen disa versione.

Udhëheqësi i lartë i Partisë Komuniste Jugosllave, Sinan Hasani (arriti të bëhej edhe President i Jugosllavisë në sistemin me rotacion që u vendos pas vdekjes së Titos), shkrimtar dhe autor i romanit Rrushi ka nisë me u pjekë, pati thënë se në aksionin e çarmatimit u vranë pesë vetë. Sociologu Hajredin Hoxha pohonte se, në këto aksione, afro 100 qytetarë vdiqën prej torturave. Ndërsa delegacioni i Kosovës në bisedimet me Titon (në shkurt të vitit 1967, ky delegacion kërkoi një takim me Titon pas shkarkimit të Aleksandër Rankoviçit, për t’i shpjeguar atij se çfarë krimesh kishte bërë — gjoja se Titoja nuk e dinte) përmend se janë vrarë 130 mijë njerëz. Po ashtu, edhe Hajredin Hoxha, profesor, flet për 30 mijë të rrahur, keqtrajtuar e torturuar. Por dëshmitarët flasin se ka pasur shumë më tepër të vrarë, pasi spitalet kanë qenë urdhëruar që të mos pranojnë asnjë të torturuar për shërim. Ndërsa numri i atyre që kanë kaluar nëpër ingranazhin e tmerrshëm të UDB-së në atë kohë duhet të jetë mbi 100 mijë shqiptarë. Më se 30 mijë të tjerë u zhdukën në vitet 1949–1956.

Në Kosovë dhe në Maqedoni, popullit shqiptar i plaçkitej ari. Nuseve të reja, grave dhe plakave u merreshin stolitë, unazat, vathët, dhe për këtë nuk lëshohej asnjë vërtetim. Policia hynte në mesnatë nëpër shtëpi dhe plaçkiste popullin.

Që aksioni i çarmatimit është bërë me dijeni të plotë të të gjithë udhëheqjes jugosllave dhe se edhe vetë Titoja ka qenë në dijeni, por edhe i ka mbështetur këto veprime çnjerëzore, e vërteton edhe Ali Shukria (komunist shqiptar e bashkëpunëtor i denjë i jugosllavëve, ai kishte qenë përkohësisht edhe kryetar i Këshillit Krahinor të Kosovës). Në Plenumin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Serbisë, në tetor 1966, ai tha se aksioni i mbledhjes së armëve më 1955–56, në njëfarë mënyre ka pasur miratimin e Lidhjes së Komunistëve.

Për të vazhduar së lexuari ju mund të vizitoni këtë link.

Komente të tjera për librin “Rrëfime lirie”, publikuar në media dhe në internet i gjeni duke klikuar këtu.

The post Aksioni i çarmatimit appeared first on ShaqirSalihu.com.

Mësues shqiptar në Dardaninë e pushtuar
Pjesë në vijim të librit “Rrëfime lirie”.

Vështirësitë dhe diskriminimi serb në shkollat shqiptare. Përballimi i autorit me drejtuesit serbë të shkollës gjer në arrestimin e tij të parë.

Autori mësues me nxënësit e tij në shkollën e Lipjanit

Dimri atë vit ishte tejet i ftohtë. Klasat e fëmijëve shqiptarë mbeteshin shumë të ftohta. Nxënësit vinin nga fshatrat përreth dhe më tepër se gjysma e tyre nuk kishin veshmbathje të mira. Ashtu si në kohën kur isha edhe vetë nxënës, stufat furnizoheshin me qymyrguri, i cili ishte shpesh i lagur dhe nuk ndizej. Bënte shumë tym, por nxehtësi nuk çlironte. Për shkak të tymit detyroheshim të hapnim dritaret, por nga jashtë vinte një ajër shumë i ftohtë. Më dhimbseshin fëmijët tej mase, sa që nuk dija se si të veproja. Vinin pothuajse zbathur, sidomos ata të fshatit Konjuh. Nxënësit shpresonin se kur të mbërrinin në shkollë do të ngroheshin dhe do t’i thanin çorapet dhe këpucët e tyre. Por, kjo nuk ndodhte sepse stufa prodhonte vetëm tym dhe lëshonte në ajër dioksid karboni.

Këta fëmijë më rrinë para syve edhe sot. Ata ktheheshin në shtëpi ashtu të lagur. Shikonin fëmijët e serbëve, të veshur e të mbathur mirë, me kapele e pallto dimri. Kishin edhe çizme për të mos u lagur. Kurse fëmijët shqiptarë e mbështillnin kokën me shaminë e nënave. Sa të vuajtur, sa të etur për dije, sa të fortë, sa të sjellshëm e sa të kujdesshëm ishin. Bëja çmos për t’i nxitur që ata ta frekuentonin shkollën çdo ditë, që të mos humbitnin asnjë ditë prej saj. Vetëm të arsimuar shqiptarët kanë ditur dhe do të mund të mësojnë të kërkojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre, për të luftuar e për t’u çliruar nga hordhitë sllave.

Më ka mbetur në kujtesë një rast shumë i veçantë. Një të diel në mbrëmje fi-
lloi një stuhi bore. Frynte një erë e ftohtë nga veriu. Në Rrafshin e Kosovës nuk
siguroje dot vend për t’u strehuar. Pas gjysmës së natës kishte ngrirë. Bënte një i
ftohtë i acartë. Xhadetë ishin paralizuar. Ato ishin rrugë për qerre kuajsh e për
njerëz. Kishte edhe baltë, por ishte e ngrirë. Vetë banoja në Lipjan. Vështrova në
dritare dhe vura re se bora kishte mbuluar të gjitha rrugët. S’kishte kaluar asnjë
njeri nëpër ato udhë. Dukej sikur e gjithë qyteza dhe rajoni ishin ngurtësuar.

Jo larg banesës sime ishte një gjellëtore. Një kuzhiniere nga rrethi i Dragashit ziente gjellë të shijshme. Ata blinin kafshë në rrethin e maleve të Sharrit. Në mëngjes gatuanin një lloj supe që ne e quanim paçe. Atë ditë paçja ishte një mrekulli, pasi bënte shumë ftohtë. Pasi hëngra një mëngjes të mirë, u drejtova për në shkollë. Numri i nxënësve ishte shumë i kufizuar. Vinin grupe-grupe nga dy a tre nxënës. Në klasën time kishin ardhur vetëm ata që banonin në qytet. Stufa nuk ndizej me qymyrgur. U bëra shumë nervoz dhe nuk më mbante vendi. Kalova nga shkolla e serbëve. Mu para derës së hyrjes kryesore kishte ardhur një kamion me dru. Ata e shkarkuan shpejt dhe e çuan prapa shkollës në një depo të vogël që ishte ngjitur me shkollën e serbëve. Tymi ngjitej lart në qiell. Stufat me dru nxehnin shpejt e mirë klasat. Prita pak dhe në klasën time kishin mbërritur rreth 10 a 15 nxënës. Nuk mund të zhvillohej mësim në ato kushte. Gjaku po më vlonte nga inati se si vepronin në këtë mënyrë në Lipjan. Punonjësve që kujdeseshin për nxehjen e klasave dhe ndezjen e zjarrit iu thashë që në paralelet shqiptare nuk po digjet dot qymyri.

— A mund të na sillni dru për t’u ngrohur?

— Jo, — tha njëri prej tyre. — Drutë janë vetëm për shkollën afër rrugës kryesore.

— Kush e ka dhënë këtë urdhër? — pyeta unë.
— Ky urdhër është dhënë prej shumë kohësh.
Vendosa të shkoj tek drejtori. E pashë që po vinte. Ishte veshur mirë: me pallto dimri të një cilësie perëndimore, çizmet, kapelën dhe dorezat. Prita rreth 10 a 15 minuta deri sa mora me mend se ai mund të ndodhej në zyrë. Hyra nëpër korridorin e shkollës serbe. Klasat ishin plot nxënës. Temperatura në to ishte shumë e lartë. Trokita në derën e drejtorit, i cili më lejoji të hyja brenda.

— Tungat Shaqir, — tha ai. — A kanë ardhur sot nxënësit?

— Jo nuk kanë ardhur të gjithë, vetëm gjysma e tyre. Të them të vërtetën sho- ku drejtor, klasat e shqiptarëve janë shumë të ftohta. Qymyrguri nuk ndizet. Shërbyesit më thanë se prapa në depo ka dru, por sipas tyre ato janë vetëm për klasat e serbëve.

Për një moment u shqetësua shumë dhe nxori një cigare duhan për ta ndezur. — Dëshiron ta ndezësh? — m’u drejtua.
— Jo, piva para disa minutash.
— Kjo çështje është mjaft shqetësuese, që fëmijët të mos kenë me çfarë të ngrohen. Por, më shqetësues është fakti që asnjë mësimdhënës tjetër shqiptar nuk është ankuar për këtë problem. Ti je bërë zëdhënësi i shqiptarëve në shkollë.

— Eja në klasën time dhe shiheni vetë! Hyr në cilëndo klasë të shqiptarëve.
Arsimtarët janë të veshur me pallto dimri e nxënësit qëndrojnë të ngrirë para
tyre. Pasi të kesh vizituar paralelet shqiptare, hyj pak edhe tek paralelet serbe e
shiko se çfarë komoditeti kanë. Kështu qenka Vëllazërim-Bashkimi?!

Ishin kohë të vështira. Përdorimi i një gjuhe të tillë me drejtorin serb ishte
tabu. Duke ndezur cigaret njëra pas tjetrës, erdhi tek klasa ime. Dhoma ishte e
mbushur e gjitha me tym, fëmijët kishin hapur dritaret pasi nuk duronin dot. Një
kolege shqiptare erdhi në klasën time dhe më tha:

— Faleminderit Shaqir!

Po atë ditë, i pyeta nxënësit se pse nuk kishin ardhur në shkollë një ditë më parë. E dija që bënte shumë ftohtë. Por, disa prej atyre që banonin në Lipjan kishin mundësi të vinin në shkollë. Nuk do të më bënte aspak përshtypje nëse do të merrja përgjigje të tilla se “munguan për shkak se ishte ftohtë”, por përgjigja e njërit prej nxënësve të fshatit Konjuh më “varrosi për së gjalli”. Quhej Bejtush.

— I dashur mësues, — tha ai, — nuk erdha në shkollë se pantallonat që më lau
nëna nuk ishin tharë dot, pasi mbi to kishte rënë dëborë gjatë natës.

Atyre pantallonave nuk mund t’u vëreje dot as ngjyrën origjinale nga arnat e
shumta që i kishin mbuluar.

Mjafton të mendosh për një çast për këtë vogëlush, të cilit nuk i ishin tharë
dot pantallonat e gjatë asaj kohe ai ishte mbuluar vetëm me një thes, hedhur mbi
trupin e tij, për të kuptuar fytyrën e vërtetë të atij mjerimi.

Edhe sot, kur mbaj mbi supe 70 e kusur vjet dhe jetoj në një shtet të pasur, po të fliste dikush për të tilla situata, do të trishtohesha. Sa herë e kujtoj atë ngjarje përjetoj po të njëjtin trishtim si dikur. Kjo tregon se sa të varfër kemi qenë e sa të varfër jemi edhe sot në Kosovë. Ne shqiptarët nuk po mësojmë dot nga historia.

Për të vazhduar së lexuari nga faqja 86-92, ju mund të vizitoni këtë link.

Komente të tjera për librin “Rrëfime lirie”, publikuar në media dhe në internet i gjeni duke klikuar këtu.

The post Mësues shqiptar në Dardaninë e pushtuar appeared first on ShaqirSalihu.com.

Burgosja për të dytën herë
Faqet 86-92 të librit “Rrëfime lirie”. Rrëfehet për momentet kur autori burgoset për herë të dytë nga serbët, pas veprimtarive të tij në demonstratat e vitit 1968.

Po afrohej dhjetori i vitit 1968. Po përgatitesha për të shkuar edhe njëherë në Sarajevë për Vitin e Ri. Por, kjo nuk ndodhi, dhe Hanën nuk arrita ta shoh kurrë më. Familja jonë kishte një kushëri shumë të afërt që quhej Isak Salihu e që punonte në Bankën Popullore të Kosovës. Punoi për një kohë të gjatë në atë vend. Ai ishte shumë i afërt me mua. Në fund të viteve ‘50, unë dhe Isaku banonim në një banesë primitive në Prishtinë.

￼Isak Salihu — axha i autorit, njeriu të cilit autori i detyrohet shumë për ndihmën që i ka dhënë gjatë studimeve në Prishtinë

Pronare e asaj shtëpie ishte një serbe. Shtëpia ndodhej në Rrugën e Goleshit, numër 24. Kjo rrugë shtrihej nga qendra e qytetit e deri tek Ministria e Brendshme. Së bashku me ne jetonte edhe kushëriri im nga ana e nënës nga fshati Harilaç afër Sllatinës. Quhej Jonuz Zogiani. Më vonë në atë shtëpi erdhi edhe njëfarë Agush Sylaj nga fshati Henc afër Fushë-Kosovës.

Në mes të rrugës së Goleshit ishte çezma e qytetit. Uji ishte shumë i mirë. Një natë së bashku me Jonuzin, te çezma e qytetit vendosëm një pankartë me mbishkrimin “Rroftë Enver Hoxha”. Atëherë ishte e modës se nëse admiroje diktatorin do të thoshte eventualisht se ishe atdhetar, pa e ditur në fakt se çfarë ishte në të vërtetë Enveri. Meraku se mund të na kishte parë dikush na mbajti zgjuar atë natë. Por, kjo vepër “patriotike” nuk rezultoi asgjë.

Me xhaxhanë mbetëm gjithmonë shumë të afërt. Ai më ndihmoi dhe më pranoi në shtëpinë e tij gjatë shkollimit tim të mesëm në Prishtinë. Kjo ishte arsyeja që në vitin 1968, kur punoja në Shoqatën e Industrisë së Drurit, shkoja për kafe tek xhaxhai im i dashur, Isaku. Ai ishte njeri dashamir dhe mjaft i përzemërt.

Në mbrëmjen e së premtes të 27 dhjetorit 1968, shkova te xhaxhai im për të pirë një filxhan çaj dhe për të biseduar me të. Atë natë kishte rënë shi dhe rruga e Bihaçit ishte mbuluar e gjitha me baltë. Këpucët zhyteshin vazhdimisht në baltën që mbulonte gjithë vendin deri sa dilje në rrugën e shtruar afër Gjykatës së Qarkut. Rreth orës 10 të mbrëmjes, dola nga shtëpia e xhaxhait dhe po ecja në drejtim të qytetit. Aty nga mesi i rrugës ku nuk kishte as drita, më ndaluan dy policë dhe me pyetën për emrin.

— Po, — iu përgjigja. — Unë jam Shaqir Salihu.

— Kemi urdhrin e Gjykatës së Qarkut për arrestimin tënd. Të lutem që të mos shkaktohet ndonjë problem eja me ne në makinë dhe të shkojmë në komisariat. Më pas, nëse është bërë ndonjë gabim me arrestimin tënd, do të lëmë të lirë.

Nuk isha në gjendje të kundërshtoja. Ata ishin të armatosur dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. Atë natë përfundova në burgun hetues të Prishtinës, pikërisht, aty ku kisha qenë dy vite më parë. Më morën orën, portofolin, duke numëruar edhe se sa para kisha në të, rripin, kravatën dhe lidhëset e këpucëve. Kësaj radhe më dërguan në dhomën numër 8. Edhe kjo ishte si qelitë e tjera, por të paktën kishte krevat për të qëndruar. Ishte edhe një shtrat i boshatisur në anën e kundërt.

Një nga rojet e burgut, serbi Dragisha, më njohu sapo më pa:

— Učo, opet si došao? — Shoku mësues, erdhe sërish?

Kësaj radhe isha shumë i indinjuar. Kisha menduar se për ne shqiptarët erdhi “pranvera”, por në fakt ishte “dimër”, sepse s’kishte ndryshuar asgjë. Duke çuar ndërmend gjendjen ku kishin rënë shqiptarët, iu drejtova Dragishës:

— Shiko, ne shqiptarët nuk jemi të lirë, si këtu, ashtu edhe jashtë. Për ne është burg gjithkund në Kosovë për sa kohë jeni ju serbët këtu.

Ai u përmbajt dhe nuk foli. Në fakt, rojet e kishin të ndaluar të futeshin në diskutime me të burgosurit. Këtë e vëreja në rastet, kur iu përgjigjesha dhe kundërshtoja ndaj tyre, dhe ata heshtnin menjëherë. Atë natë e kalova zgjuar, duke u përpjekur të shpjegoja faktin sesi përfundova sërish në burg. Aty lejohej pirja e duhanit. Kisha 10 a 12 cigare, të cilat mendoja t’i konsumoja në të rrallë pasi aty nuk të lejonin të blije cigare. Të nesërmen më sollën mëngjesin; ishte si ai mëngjesi i dy viteve më parë, një copë bukë dhe një tas me çaj. Për mua këtu çdo gjë ishte déjà vu dhe ikja e Rankoviçit nuk kishte sjellë asnjë ndryshim.

30 dhjetori ishte e hëna e parë pas arrestimit tim. Më ftuan në zyrat e inspek- torëve. Kësaj radhe ishte njëfarë Miço Bullatoviç, malazez. Ishte një burrë gjatosh, zeshkan dhe shumë serioz. Aty erdhi edhe dikush me emrin Boro Jashoviç. Boron e njihja sepse ai më kishte dhënë mësim në shkollën tetëvjeçare në Lipjan. Ai na mësonte gjuhën serbe.

— Po më njeh? — më pyeti.

— Po, — iu përgjigja.

Miço nuk fliste. Vetëm merrte shënime.

— Shaqir, e ke pasur bursën nga komuna e Lipjanit gjatë shkollës së mesme? — Po, — i thashë.

28 dhjetor 1968 — Një ditë pas arrestimit të autorit zhvillohet seanca e parë gjyqësore për nisjen e hetimeve. Në dokumentin serbisht thuhet se autori akuzohet për shkeljen e nenit 118, pika 1, që nënkuptonte rrezik për shtetin dhe popullin.

Aktakuza ndaj autorit. Ndryshe nga seanca e nisjes së hetimeve, pala akuzuese nuk u mbështet më në nenin 118, pika 1, për rrezik ndaj popullit dhe shtetit, por kaloi në nenin 116, që ishte rrezik për shtetarët, duke iu referuar letrave që autori u dërgoi liderëve komunistë shqiptarë në Kosovë. Ky ishte një lehtësim që bëhej, por siç duket, kjo erdhi si pasojë e faktit që ata nuk mund ta provonin akuzën e parë. Mbase me këtë akuzë të re, ata ishin të sigurt se do ta dënonin autorin.

— Pas çlirimit, ta ka marrë ndokush tokën? Apo në tokën e babait tënd është vendosur ndonjë serb apo malazez?

— Jo, — iu përgjigja me zë të prerë. — por, ua kanë marrë të tjerëve. Ne kemi qenë dhe ende jemi një familje e varfër fshatare.

— Po çfarë po kërkoni atëherë? Republikë?

— Po, republikë. Malazezët, sllovenët dhe maqedonasit janë më pak se ne shqiptarët dhe i kanë republikat e tyre. Nëse ne shqiptarët do të ishim të bashkuar në një republikë, do të ishim republika e tretë më e madhe në Jugosllavi pas Serbisë dhe Kroacisë. Por, ndarja jonë administrative në tri republika është bërë me qëllim që, në të gjitha këto republika sllave, shqiptarët të mbetën pakicë. Zoti Jashoviç, ju mendoni se shqiptarët janë ata që dolën nga sundimi i Turqisë, 99 për qind analfabetë. Kanë mbaruar ato kohëra.

Miço Bullatoviç shkruante çdo gjë që flisnim. Boro ngriti vetullat lart duke shprehur habi.

— Po mirë, kush ua thotë juve të gjitha këto?

— S’ka rëndësi se kush na i thotë, por më thuaj a janë të vërteta apo jo? Gjatë atij takimi, ata më pyetën se kujt i kisha dërguar letra me thirrje për më shumë përpjekje në favor të Kosovës. Iu tregova haptas se i kisha shkruar edhe Fadil Hoxhës. Fadili kishte qenë kreu i titizmit në Kosovë. Boro e shau rëndë në serbisht Fadil Hoxhën, pasi sipas tij, nuk u kishte dorëzuar letrën që kishte marrë nga irredentistët. Aty e kuptova se këto letra, Veli Deva dhe Orhan Nevzati ua kishin dërguar UDB-së, kurse Fadil Hoxha siç dukej e kishte hedhur në shportë. Ky fakt më bënte me dije se Fadil Hoxha nuk ishte frikacak. Nëse dy udhëheqësit, Deva dhe Nevzati, të mos ua kishin dërguar UDB-së letrat e mia, UDB-ja nuk do ta kishte mësuar kurrë dhe unë do të vazhdoja punën i qetë.

Mirëpo, Boros dhe Miços, nuk ua merrte dot mendja se unë, një mësues i thjeshtë, me arsim të mesëm, të dija fakte të tilla historike.

Dy nga letrat që i kisha dërguar verën e 1968-s tre udhëheqësve shqiptarë të Kosovës, Hoxhës, Nevzatit dhe Devës, i kishin rënë në dorë të UDB-së, dhe tani ata kishin vendosur që të mos më burgosnin menjëherë, por të më shikonin më parë se me kë shoqërohesha. Ata ishin në dijeni të pjesëmarrjes sime aktive në demonstratën e nëntorit të një viti më parë. Ata më kishin vendosur një njeri nga pas, i cili madje edhe më kishte fotografuar.

Në një nga fotografitë që posedonin ata, ishte edhe ajo me historianin Tefik Geci, i cili në atë kohë jepte mësimet e historisë në Shkollën e Mesme Ekonomike në Prishtinë. Geci nuk ishte shoku im; ishte mik i ngushtë i tim vëllai, Ismetit. Por, unë kisha respekt të madh për profesor Gecin dhe sa herë që e takoja në qytet e përqafoja dhe madje ndonjëherë pinim kafe së bashku. Ai mbetet po aq si atëherë, një personalitet dhe intelektual i Kosovës. Inspektorët e Ministrisë së Brendshme e kishin pikasur profesorin dhe donin ta shtinin në dorë.

Mendja e tyre prodhonte skenarë të tillë, sipas të cilëve, tani ishte një rast i volitshëm që unë të isha dëshmitar, çka eventualisht sipas tyre, do të thoshte se profesori kishte sugjeruar dhe shkruar përmbajtjen e letrave. UDB-ja shkoi shumë larg me këtë punë. Morën letrat që posedonin dhe kërkonin t’i analizonin se çfarë makine shkrimi i kishte shtypur. Njërën prej letrave e dërguan në Beograd. Rezultatet iu kthyen në Prishtinë duke i rekomanduar UDB-së se ato letra ishin shtypur nga një makinë e llojit “Tops”. Detyra tjetër e tyre ishte që të shkonin në zyrën time dhe të shihnin se me çfarë makine shkrimi kisha punuar. Drejtori ua tregoi makinën time të shkrimit, ku shkruaja dhe përktheja materialet, që ne ia dorëzonim në mëngjes. Inspektorët e UDB-së shkruan një paragraf në makinën time të shkrimit dhe e dërguan në Beograd për të vërtetuar nëse ishte pikërisht ajo makinë nga e cila ishin shkruar letrat apo jo, zyrtarëve të lartë shqiptarë. E konstatuan më në fund se ato letra ishin shkruar në makinën time të shkrimit. Kjo ndodhi në vitin 1968.

Letrat në fjalë i shkrova në zyrën time në Prishtinë. Në shkrimin e tyre më ka ndihmuar edhe profesor Ismail Gashi nga Sllovia e Lipjanit. Ismailin e takova rastësisht ditën që kisha vendosur të shkruaja letrën. U ndesha në Korzo, ku njerëzit dilnin në shëtitje. I tregova planin tim dhe thjesht i thashë të vinte e të më shoqëronte. Bashkë shkuam në zyrën time dhe përpiluam letrën.

Vetë miku im i vjetër Ismail Gashi e përshkruan përmes një letre situatën e asaj kohe dhe se si shkuan gjërat:

Nga mesi i tetorit 1968, kur isha me studime, takova në Korzo, siç quheshin shëtitoret e mbrëmjes në atë kohë, mikun tim Shaqir Salihu. Shaqiri, pasi në vitin 1966 politika komuniste ia ndaloi punën e mësuesit, qe larguar për një kohë jashtë Kosovës. Pas Pleniumit të Brioneve, Shaqa u kthye në Kosovë, dhe meqë njihte mire shqipen dhe serbishten, nisi punë si përkthyes në një ndërmarrje tregtare, po ashtu përkthente edhe në Fletoren Zyrtare. Atë ditë kur e takova, Shaqiri më tha se donte që të shkonim në zyrën e tij për një punë, që e kishte menduar ta kryejmë së bashku. Zyrat ishin afër dhe shkuam menjëherë. Aty Shaqiri kishte një makinë shkrimi Tops, me cilindër të gjatë. Vendosëm letrat dhe shkruajtëm tekstin e letrës drejtuar udhëheqësve shqiptarë të Kosovës në atë kohë.

Letra kishte përmbajtje kundërshtimi ndaj synimeve të paralajmëruara në ndryshimet kushtetuese dhe pozitën e Kosovës. Në fund të letrës shënuam Gjykata e Popullit dhe vendosëm pseudonimin “Gegë Kosova”.

Kur isha ushtar në Rijekë, Nuhi Buja, një shok shkolle imi dhe i Shaqirit, më njoftoi me letër se Shaqiri ishte arrestuar për shkak të atyre letrave anonime drejtuar qeveritarëve. Të them të drejtën u shqetësova shumë. Nuk dija ç’të bëja? Mendoja të ikja në Itali. Meqë shokët shqiptarë që kisha në shërbimin ushtarak nuk i njihja më herët, nuk guxoja as të bisedoja me ta për këtë çështje. U përpoqa e u përpëlita gjatë me veten. Duke njohur Shaqën, kisha bindje se është i fortë dhe nuk do të fliste për askënd. Me këtë bindje mbeta dhe kjo më doli e saktë. Shaqiri nuk dha emrin e askujt.

Trimërisht më shpëtoi mua dhe shokët e tjerë. Doli para gjykatës komu- niste dhe i vetëm u dënua me të drejtë të mbrojtjes në liri, të cilën e shfrytëzoi dhe iku nga atdheu, Kosova. Shkoi në Itali, e nga aty në Amerikë, ku jeton edhe sot.

Ishte e marta e 31 dhjetorit 1968. Ndodhesha në burg. Isha vetëm. Bënte ftohtë. Mund të mendohet qartë dallimi midis planit tim për të festuar Vitin e Ri në Sarajevë me Hanën, dhe faktit se ku përfundova atë natë. Por, nga ana tjetër i jepja forcë mendimit se rinia e Kosovës nuk kishte kohë për argëtim. Ishin detyra të mëdha para nesh dhe Kosova gjendej e pushtuar. Kur ky mendim zotëronte mbi gjithë mendimet e tjera, qetësohesha disi, por sërish e kisha të vështirë të vija sy në gjumë.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për këtë libër, konkretisht nga faqja 116-120, adresohuni këtu.

Për të parë listën e plotë të kapitujve të librit “Rrëfime lirie” vizitoni këtë adresë.

The post Burgosja për të dytën herë appeared first on ShaqirSalihu.com.

Lirimi nga burgu dhe përgatitja e arratisë
“Rrëfime lirie” vijon me historinë e arratisjes së autorit dhe nisjen e rrugës së dhimbshme drejt lirisë. Në kapitullin e mëposhtëm mund të faqet 116-120 të librit.

— Shaqo, — më thotë Pali, — unë mendoj se ti duhet të shkosh në Itali te Pashku. Ai është martuar atje dhe jam i sigurt se ka me ba çmos për të të ndihmuar. Maria gjeti adresën e tij dhe ma dha. Atëherë kisha flokë të dendur dhe nga gjesti i tyre fisnik, njerëzor dhe atdhetar, m’u ngritën qimet përpjetë e për një moment mbeta pa frymë. “O Zot i madh,” thashë me vete dhe gati sa nuk qava nga gëzimi. Nuk dija se si të sillesha para këtyre njerëzve fisnikë e trima. Ata e dinin se unë nuk mund të përcillesha nga të gjithë, ngaqë isha i dënuar. Por sakrifikuan. Më dhanë adresën e Pashkut, numrin e telefonit dhe çdo të dhënë tjetër që kishin. Iu thashë se kisha një pasaportë të vëllait tim Hakiut dhe se kjo pasaportë mund të më ndihmonte. U ndava nga çifti Lucaj. U përqafova fort me të dy. E përqafova edhe Lolën e vogël. Ika nga Normalja e Prishtinës për të mos u kthyer kurrë më.

Ishte thuajse ora 11 e natës. Errësirë e plotë. Kalova pranë shtëpisë së Fadil Hoxhës, anës së djathtë të rrugës së asfaltuar, për t’u kthyer në qytet. Kisha me vete çelësat e shtëpisë së vëllait. Hyra në kuzhinë, aty ku mund të flija rehat. Por atë natë nuk po më merrte gjumi. Pak nga gëzimi e pak nga ankthi se çfarë do të ndodhte me mua. Në mëngjes dëgjova vëllanë që po përgatitej për të shkuar në punë. Unë pothuajse e kisha gdhirë atë natë dhe nuk kisha ndërmend të çohesha. Doja të flija mirë atë të diel paradite.

Në mbrëmje kisha lënë takim me Blertën. Dolëm në Korzo e po bisedonim. Në fytyrën e saj lexoja njëfarë shqetësimi për të ardhmen time. Ajo tashmë kishte mbaruar shkollën e mesme dhe po bënte lutje për të nisur punë në ndonjë shkollë tetëvjeçare si mësuese e muzikës. Dëshironte që të pranohej në një shkollë në Prishtinë. Blerta dinte të luante shumë mirë në kitarë, por edhe në mandolinë. I vëllai i kishte blerë një kitarë të re si dhuratë, pasi ishte diplomuar. Një ditë tjetër dolëm në Parkun e Prishtinës. Kishte marrë me vete kitarën për të kënduar disa këngë të lehta. Më kujtohen vetëm disa rreshta të një kënge të lehtë që këndonte atë ditë Blerta dhe që ishte shumë e njohur asokohe. Me ato vargje, siç dukej, ajo e ndiente se njohja me mua do të përfundonte me hidhërim:

Ke me u pendue,

Por atëherë ka me qenë vonë,

Dhe tuj lotue,

Do t’ bjerë ndër mend dashnia jonë

Më vonë mësova se ato vargje ishin të këngëtarit të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, Rudolf Stambolla, i cilësuar si këngëtari i tangos dhe i dashurisë. Ndërsa kënga titullohet “Gjethet e vjeshtës”. Ajo më preku në shpirt. Por unë kisha vendosur që të merrja një tjetër drejtim, që për shumë atdhetarë të tjerë të Kosovës, ishte vendim i gabuar. “Çfarë humb Kosova me mua?” mendoja me vete. “Tashmë po dalin breza të rinj mësuesish dhe nuk kishte mungesë si dikur, kur merrnin në punë njerëz edhe me vetëm dy klasë të Shkollës Normale.”

Kur Ernest Koliqi ishte ministër i Arsimit, dërgoi shumë mësues në Kosovë, pasi atje ishin thuajse të gjithë analfabetë. Kosova doli nga sundimi turk për të rënë në atë të Serbisë. Si pushtuesit turq, edhe ata serbë nuk interesoheshin për arsimimin e kësaj popullsie. Është fatkeqësi që edhe sot, një pjesë e popullsisë në Kosovë nuk dinë të shkruajnë mirë shqipen. Madje mund të them se e shkruajnë keq dhe Ministria e Arsimit e Kosovës duhet të bëjë diçka, madje shpejt, për ta përmirësuar këtë gjendje të mjerë.

Vera ishte e nxehtë dhe e mundimshme për mua. Askush nuk do ta ndiente mungesën time më shumë se nëna në fshat. Prindërit janë të vetmit që e duan fëmijën pa kushte. U gjenda në një situatë vërtet shumë të rëndë shpirtërore. Familja ime ishte e brengosur. E dinin se isha në vështirësi, por nuk ishin në gjendje të më ndihmonin. Isha në një situatë ku askush nuk mund të më ndihmonte.

Vëllai që banonte në Prishtinë nuk donte të fliste për planet me mua, sepse e preknin në shpirt. E gjithë familja me shihte me mallëngjim. Të gjithë bisedonin me mua dhe më drejtoheshin me respekt. Edhe kushërinjtë dhe fqinjët tanë më donin shumë. Një prej tyre ishte Sylejman Salihu. Isha rritur me të. Banonim bashkë në shtëpinë e tij në Prishtinë gjatë kohës kur studioja në shkollë të mesme. Ai u bë më vonë drejtor i shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Edhe motra e tij, Sofia, pati kryer Shkollën Normale të Prishtinës. Për një kohë punonte si mësuese atje. Sylejmani, të cilin e thërrisnim Sylë të gjithë, dilte shpesh me mua nëpër qytet dhe flisnim për ditët e djalërisë. Ai ishte orator shumë i mirë, i aftë dhe i afërt me familjen. Edhe vëllezërit e tij, Shyqyriu, Fetahu, Salihu dhe Tefiku, dhe motrat, Sofia dhe Ziaveri, më donin dhe më respektonin.

Veç kushërinjve, ato ditë të fundit në Prishtinë i kaloja edhe me Blertën, si dhe me miqtë e mi, Idriz Gërvallën dhe Shaban Haxhiun.

Një mbrëmje të qetë e të freskët, të përshtatshme për të shëtitur dhe llafosur, kishim dalë në rrugët e Prishtinës. Të tre tymosnim duhanin, veçanërisht Shabani. Ai ishte i gjatë dhe shumë i zgjuar. Ndërsa Idrizi fliste vazhdimisht për situatën politike të Kosovës. Po ecnim në drejtim të xhamisë, pranë Këshillit Krahinor, përpara teatrit, që në atë kohë drejtohej nga Azem Shkreli. Sapo kaloje teatrin ndodhej një shitore me vetëshërbim. Ndërsa ngjitur me të ishte një lis jo shumë i gjatë, por i madh e me degë të shpërndara. Ato krijonin një hije të madhe. Nga ana tjetër ishte errësirë. Nuk kishte ndriçim. Kur po kalonim aty, përpara na u shfaq një vajzë e re, jo shumë e gjatë, por simpatike dhe e veshur mirë.

Autori i librit (djathtas) me kushëririn e tij të afërt Sylejman Salihu (majtas)

— Më falni, ju lutem, — na tha. — A je ti Shaqir Salihu? — m’u drejtua mua. — Po, — i thashë, — unë jam Shaqir Salihu.

— Unë quhem Fatime Syla dhe punoj si daktilografe në Gjykatën e Qarkut.

Sot, — ishte e premte e 22 gushtit 1969 — lënda jote (rasti yt) dënimi ka hyrë në fuqi dhe të mërkurën e 28 gushtit do të vijnë të të arrestojnë. Unë personalisht e kam shtypur sot këtë vendim.

Më përqafoi dhe u largua në errësirë, sikur një ëngjëll që e kishte zbritur Zoti në tokë për të më ndriçuar udhën drejt shpëtimit, e mandej u zhduk në qiell. Pas atij çasti, më kaloi përpara syve e gjithë jeta ime. Vuajtjet e mundimet. Çastet e para në shkollë dhe fytyrat e nxënësve të mi të dashur, të epur për dije. Nëna e dhembshur dhe im atë, ky burrë babaxhan që na rriti me sakrifica. Më kaluan para syve vëllezërit e motrat, miqtë e të afërmit. M’u krijua imazhi i syve të Blertës dhe i Hanës. Ai ishte çasti më i gjatë i jetës.

Koha më ngutte dhe duhet të kthjellohesha. Duhet të kthehesha me këmbë në tokë e të mendoja një zgjidhje të shpejtë. Shabani dhe Idrizi ishin larguar pak dhe nuk e dëgjuan bisedën që pata me Fatimen. Më panë që kisha shtangur nga ajo që dëgjova. U afruan dhe më pyetën se çfarë kishte ndodhur. Ua shpjegova se si qëndronte puna. Më pas ikëm të hanim diçka dhe të pinim ndonjë birrë te bari i hotelit “Bozhur”, ku mund të bisedonim më qetësisht. Por unë nuk munda të ha asgjë. Isha kapur në befasi, pasi nuk mendoja se lënda ime do të hynte kaq shpejt në fuqi. E prisja një vendim të tillë, pasi avokati im, me dëshirën time, nuk po merrej fare me këtë çështje. Por jo se vendimi do të merrej që në gusht.

Autori me avokatin Idriz Gërvallën (majtas), dy muaj para demonstratave të vitit 1968

Duke pirë nga një birrë me miqtë, nisëm edhe ta diskutonim këtë punë.

— Ik në Shqipëri se të ndihmoj unë. Jam nga rrethi i Deçanit, pranë kufirit me Shqipërinë. Ose shko e vuaj dënimin e kthehu në Kosovë, se këtu do të ketë më shumë punë, pasi të çlirohet nga pushtuesi i egër serb, — më thoshte Idrizi.

Kurse Shaban Haxhia mendonte se Perëndimi ishte vendi më i përshtatshëm për mua, sepse atje mund të gjeja punë më lehtë dhe kishte hapësirë veprimi.

— Diaspora jonë në Perëndim, — thoshte Shabani, — është shumë aktive.

Unë nuk e dija këtë. Idrizi këmbëngulte që unë të shkoja në Shqipëri dhe se me të kaluar kufirin, Enver Hoxha do të më shkollonte dhe do të më aftësonte shumë intelektualisht. Shabani i kundërshtonte, duke thënë se ato jo që nuk bëheshin, por se kishte mundësi që Sigurimi i Shtetit në Shqipëri mund të më kthente pas, siç kishte bërë edhe me shumë shqiptarë të tjerë nga Kosova. Kjo sepse ata mund të mendonin se më kishte dërguar UDB-ja.

Unë nuk flisja fare. Paketës së parë me cigare po i vinte fundi. Ora shkoi 11 e natës. Bari i hotelit duhet të mbyllej. Dolëm pa ndonjë vendim se si duhet të veproja. Këta miq të mi të mirë mund të më këshillonin, por në fund, isha unë ai që duhet të vendosja për fatin tim. U shpërndamë. Rrugës për në shtëpi dëgjoj një zë që çirrej në përpjekje për të kënduar. Ishte një pijanec serb i quajtur Aca. Të gjithë e njihnin Acën. Fytyra i ishte deformuar dhe vazhdimisht ishte i dehur. Tërë ditën pinte raki, nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Fliste se sa e fortë ishte Rusia dhe sa gjëra është e aftë që të bëjë, por askush nuk ua vinte veshin fjalëve të tij.

Mbërrita te shtëpia e vëllait dhe u futa në kuzhinë të flija. Krevatin e kisha gati, me çarçafë të pastër dhe një batanije. Isha gjysmë i dehur dhe gjumi më zuri shpejt.

Vizitoni linkun për të vijuar së ndjekuri këto rrëfime nga faqja 123-132.

Për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth librit “Rrëfime lirie” vizito këtu.

The post Lirimi nga burgu dhe përgatitja e arratisë appeared first on ShaqirSalihu.com.

Rruga e mërgimit
Nisja e një rrugëtimi të gjatë në mërgim të autorit rrëfehet në faqet 123-132 të librit “Rrëfime lirie”.

Kaluam Shtimen. Autobusi po i drejtohej Prizrenit historik, qytetit ku dikur u mblodhën krerët e kombit shqiptar për të na shpëtuar nga kthetrat e ujqve ballkanas. Terri i natës kishte rënë. Po lëviznim ngadalë dhe të vetmuar. Çdo minutë që kalonte më largonte edhe më shumë nga vendlindja. Kishim mbërritur në mes të Rrafshit të Dukagjinit dhe ishim drejtuar për në Pejë. I tillë ishte itinerari i këtij autobusi. Do të kalonim nëpër shumë qytete të Kosovës për të hyrë në Mal të Zi. Në Pejë u furnizuam me benzinë. Të gjithë aty flisnin sllavisht, por Peja është shqiptare.

Përpara syve m’u shfaqën si vegim ato ditë rinie. Shëtitjet në rrugët e këtij qyteti gjatë kohës që isha nxënës i gjimnazit “11 Maji”. Bisedat dhe shakatë që bënim me miqtë në Parkun e Pejës. Ky udhëtim ishte i rëndë për mua, dhe si për ironi të fatit, më çonte si me qëllim në ato vende ku kisha kaluar një pjesë të mirë të rinisë time.

Pasi lamë Pejën, nisëm të ndiqnim një rrugë gjarpëruese, përmes një mali shkëmbor. Një labirint i vështirë për t’u kaluar. Ajo pjesë e vogël e pasagjerëve që kishin mbetur në autobus, kjo pasi shumë prej tyre kishin zbritur në qytete të ndryshme të Kosovës, nisi të ndjente pasojat e atyre kthesave, pasi nisi t’i zinte. Një malazeze që ishte pranë meje po e zinte keq, aq sa i nxori të gjitha ato që kishte ngrënë. Më detyroi që të shkoja në fillim të autobusit për të shmangur atë erë të keqe. Rruga ishte e vështirë dhe e paasfaltuar. Re të mëdha pluhuri ngriheshin në qiell. Por shoferi ishte i mirë dhe me përvojë. Na e lehtësoi në maksimum këtë udhëtim me manovrimet e tij prej profesionisti. Pjesën më të madhe të pasagjerëve i kishte zënë gjumi. Vetëm unë nuk mund të flija, ndonëse isha shumë i lodhur.

Mbërrijmë në Titograd, qyteti i Titos, që sot ka rikthyer emrin e vjetër Podgoricë. Ashtu si sot, edhe atëherë ishte kryeqyteti i Malit të Zi. Ora ishte një e natës. Në stacion hipën edhe dy udhëtarë të tjerë, teksa pjesa më e madhe e atyre që ishin zbritën në Titograd. U gëzova paksa, se aty zbriti edhe gruaja që villte pa fund, megjithëse autobusi ishte zaptuar nga një erë jo e këndshme. Por nuk kishim zgjidhje tjetër. Ky ishte i vetmi bus që përshkonte aksin Prishtinë–Tivar. Në Titograd qëndruam goxha. Patëm mundësi të qetësoheshim. Në stacion rrufita shpejt e shpejt edhe një kafe turke, e cila më lehtësoi disi. Pushimi kishte qenë i domosdoshëm. Na freskoi. Nga Titogradi për në Tivar na priste sërish rrugë, që qe goxha e gjatë. Ndaluam edhe njëherë gjatë rrugës.

Pas këtij udhëtimi të ngadaltë, më në fund hymë në Tivar. Ndjemë aromën e detit. Zbritëm të gjithë nga autobusi. Ende nuk e dija se si do më shkonin punët në Tivar. U shpërndamë në drejtime të ndryshme të gjithë udhëtarët. “Po unë kah do t’ia mbaj?” po mendoja me vete. Hyra në stacionin e autobusit dhe u mbështeta për muri. Isha shumë i lodhur. Gati po më zinte gjumi. Ishte ora katër a pesë e mëngjesit. Tashmë isha shumë larg perimetrit që më lejohej të lëvizja. Por stacioni ishte plot e përplot me njerëz dhe ishte e vështirë të bija në sy të policisë a kushedi se kujt. U ula në një karrige dhe mora një sy gjumë, teksa zemrën e kisha të brengosur.

Pasi agoi drita, u nisa për në brendësi të qytetit. Doja të gjeja diçka për të ngrënë. Më në fund gjeta një dyqan të një gorani nga Kosova, ku shiteshin byrekë, kos dhe ëmbëlsira të ndryshme. Goranët janë popullsi autoktone. Ndonëse janë sllavofonë, janë të vjetër dhe me tradita të lashta. Jetojnë kryesisht në Gore, pranë Prizrenit, si dhe në zonën e kufirit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Rilindjes Kombëtare Shqiptare i kanë dhënë figura të rëndësishme. Merren kryesisht me blegtori, prodhimin e bukëve dhe ëmbëlsirave në vise të ndryshme të Ballkanit. Është interesant fakti se ata flasin një sllavishte paksa të ndryshme nga të tjerët. E pyeta këtë goran të vjetër nëse dinte shqip, por më tha që jo. Megjithatë kjo nuk kishte rëndësi. Bleva edhe një petull, pasi byreku që mora së pari nuk më ngopi mirë. Por nuk mund të shpenzoja shumë. Kisha pak para me vete, por nuk mund t’ia tregoja hallin tim këtij gorani të mirë. Jam i bindur se nëse ai do ta mësonte, do të më ndihmonte e do ma mbushte çantën plot me gatime të shijshme, pa më kërkuar fare para në shkëmbim. E pyeta se çfarë drejtimi duhet të merrja për të shkuar drejt detit. Nuk kisha qenë asnjëherë më parë në Tivar dhe nuk e njihja fare këtë qytet. Dija vetëm që Tivari, Kraja, Ulqini dhe e gjithë Malësia e Madhe ishin vise shqiptare. Kisha mësuar edhe për mënyrën se si i kishte zaptuar Mali i Zi këto treva nëpër konferenca europiane. Goranit i thashë se kisha ardhur për të bërë pak plazh. Ishte 26 gusht dhe stina e plazhit ende nuk kishte përfunduar. Ai më tregoi se pranë plazhit kishte edhe shumë hotele, si dhe shtëpi private, të lira, ku mund të rrija.

Mbërritja në plazh dhe nisa të shëtis buzë detit, ashtu i veshur siç kisha udhëtuar. Nuk kisha me vete as rrobat e banjës. Ecja në atë breg të detit. Këmbët i tërhiqja zvarrë. Ca nga lodhja rraskapitëse e ca nga mërzia. Mirëpo për diçka isha i vendosur: Unë nuk do të bija sërish në burgun e sllavëve. I trembesha policisë se mos më arrestonte dhe aty merrte fund ëndrra ime e Perëndimit. U lodha duke u ecur nëpër rërë, kokrrizat e së cilës përcëllonin prej të nxehtit që kishin marrë nga dielli. Gjeta një cep aty në plazh. Nën një hije shtrova një xhaketë që kisha në çantë dhe zura të flija sadopak. Nuk mund të merrja ndonjë dhomë në hotel për të pushuar mirë, pasi mund të mbetesha pa para. Ashtu i lodhur kisha fjetur pak orë, derisa turistët nisën të dilnin në plazh atë paradite. Më shihnin të gjithë me kureshtje e ndoshta duke menduar se çfarë halli mund të kisha, që flija ashtu në rërë. Bënte mot i shkëlqyer. Dielli shndriste në qiellin e pastër pa re. Fëmijët po loznin e argëtoheshin së bashku me familjet e tyre.

Duke shëtitur buzë detit më zunë sytë një barakë. Në të shkruhej Bigleteria. “Oh Zot,” thashë me vete. “Kjo është baraka që unë po kërkoja. Kjo do të jetë faltorja ku unë do të falesha.” Nisën të më dridheshin këmbët. U solla rreth e rrotull asaj barake nja dy a tri herë. Në të shiteshin edhe gazeta. Po mendohesha se si ta pyesja nëse kishte traget për në Itali.

Më në fund vendosa. Iu drejtova serbisht:

— A ka anije për në Itali, dhe nëse po, kur?

— Po. Ka një anije për Itali. Niset sonte për në Bari në orën tetë të mbrëmjes.

— Sa kushton bileta?

— 800 dinarë vetëm për vajtje.

— Të lutem, më jep një biletë vetëm për një drejtim. Në Itali kam të afërm dhe më ndihmojnë ata për biletën e kthimit. — Patjetër.

Ky njeri më shihte me njëfarë kureshtjeje. I dukesha pak ndryshe nga të tjerët që blinin bileta për në Itali. Megjithatë nuk më pyeti për asgjë. Anija ishte ankoruar rreth 100 metra larg asaj barake, ku shiteshin biletat. Udhëtarët nisën të futeshin në traget në orën shtatë të mbrëmjes. Kishte edhe shumë automjete të italianëve që kishin ardhur për pushime në Tivar. Tashmë çdo gjë dukej gati. Nuk po e besoja se çfarë po ndodhte me mua. Nuk dija a të gëzohesha a të trishtohesha në ato momente dramatike të jetës sime. Mora biletën dhe u largova. Në xhep më mbeteshin edhe 2 mijë dinarë. Nisa të shëtis edhe njëherë nëpër plazh ato minuta të fundit që më mbeteshin këndej Adriatikut. Njerëzit më shihnin me habi. Kushedi ç’mendonin. “Kush është ky njeri që shëtit nëpër plazh i veshur me rroba e që mban në dorë një torbë të madhe?”

Me vete kisha edhe letërnjoftimin. Duke menduar, thashë me vete se nëse do të më kapte policia, do të zbulonte se në letërnjoftim quhesha Shaqir Salihu, e ndërsa pasaportën e kisha me emrin dhe të dhënat e vëllait, Haki Salihut. E fsheha letërnjoftimin në një zgavër që ishte krijuar në një lis të thatë, jo shumë larg molit të limanit. “Lamtumirë, o Shaqir Salihu,” thashë me vete kur zhduka letërnjoftimin. “Tani e tutje unë nuk quhem më Shaqir Salihu, por jam Haki Salihu.” Gjërat po zhvilloheshin aq shpejt sa nuk isha në gjendje që të analizoja nëse po veproja mirë apo jo. Por tashmë nuk mendoja për asgjë tjetër veçse se si të hyja në anije dhe të mbërrija në Itali. Unë nuk jam fetar, por besoj shumë në Zot, sepse më ka ndihmuar në momentet më të vështira të jetës sime.

“O Zot i vërtetë,” i drejtohesha vazhdimisht me lutje, “ndihmoje sot Shaqirin e ri sepse është në kërkim të një jete të lirë e të një vendi pa sllavë të egër mesjetarë.”

Përpara meje ishte sfida e mbarkimit në anije me pasaportën e vëllait tim të dashur Hakiut, që sot nuk jeton më.

Vendosa të pozicionohem diku pranë anijes dhe po vëzhgoja. Ata po përgatisnin platformën që lidhte mjetin lundrues me tokën. Një zinxhir i madh e mbante të ankoruar anijen. Pas pak turistët italianë nisën të fusnin në traget kerret e tyre, të cilat ishin të shumëllojshme. Ndërsa në orën shtatë nisën të hipnin edhe pasagjerët. Zemra nisi të më rrihte fort e me ritëm të lartë. Vendosa të mos hyja menjëherë. Lashë të kalonin përpara një grumbull i madh njerëzish. E shfrytëzova këtë çast, për t’u rrasur në mesin e tyre. Flisnin italisht e disa gjuhë të tjera. Në hyrje qëndronte një oficer me uniformë prej marinari. Ai merrte pasaportat. Erdhi radha ime. Trembesha se mund të ma kthente menjëherë. Por jo. Të gjithë dorëzonin pasaportën dhe hynin në anije. Nuk kisha lundruar kurrë me anije dhe nuk i dija rregullat. Madje nuk kisha as pamjen e një turisti. Pasi i dorëzova pasaportën u futa mes qindra udhëtarëve të tjerë. Më dukej sikur gjysma e punës ishte kryer. E kush mund të më gjente mua aty tashmë…

Mezi prisja që trageti të nisej. Më në fund e ndjeva që po lëvizte. Ishte ora tetë e mbrëmjes. Brenda në anije nuk kishte më vend për t’u ulur. Nata ishte e qetë. Qielli i kaltër e deti i patrazuar. Ndihej veç aroma e freskët e detit. “Zoti di ta rregullojë kështu për mua këtë natë,” mendoja me vete.

Çdo minutë që kalonte po më largonte edhe më shumë nga Tivari, po më largonte nga Dardania ime, nga dheu im, nga ëndrrat e mia. Në mendje më vinin vazhdimisht vargjet e famshme të poezisë “Lamtumirë vendet e mia” të at Gjergj Fishtës, si një refren i pandalur:

Lamtumirë vendet e mija,

Që po m’zhdukeni dalngadalë,

Gjimon deti, ushton duhija,

Lkundet varka valë mbi valë.

Kah njaj Diell qi asht tuj flakrue,

Andej fill un tash do t’veta,

Lamtumirë atdhe i bekue,

Lamtumirë për sa t’jet jeta!

Nesër nadja kur mbi ne,

Rrezja e Diellit ka me ra,

Kush e di sa ujë e dhe,

Mue prej teje ka me m’nda?

Nuk dija nëse duhet të qaja apo të gëzohesha. Isha shumë nervoz. Rruga ishte e gjatë dhe nuk dija se ku do të më çonte. Tej horizontit pafund më priste një botë e re, thuajse e pakapshme. Me ëndrra të reja dhe me frikën për të papriturat. Nuk më zinte vendi-vend. “Si do t’ia bëja në Bari? A do të ma kthejnë pasaportën?” bluaja në kokë gjatë lundrimit. Më vinin gjithfarësoj mendimesh.

Diku në një stol në anije po qëndronin një grua e moshuar, malësore shqiptare dhe një djalë i moshës sime. U afrova. Kishin shtruar një pëlhurë të hollë e të bardhë, mbi të cilën kishin vendosur bukë e djathë dhe po hanin. I dëgjova që flisnin shqip dhe vendosa t’i përshëndes. U gëzova që gjeta këta shqipfolës.

— Mirëmbrëma, — i përshëndeta.

— Mirëmbrëma, — m’u përgjigjën.

— Po ju, shqiptar jeni? — më pyetën.

— Po. Jam shqiptar i Kosovës. Po udhëtoj për në Itali.

Djali nga Malësia quhej Tomë. Ishte goxha i shëndetshëm. Ndërsa gruaja ishte nëna e tij. Ishte veshur me një kostum malësoresh, ngjyrë të zezë dhe me shami.

— Të lutem, — më tha ajo nënë shqiptare, — ulu e ha pak bukë.

Vetëm shqiptari i ka këto zakone, adete e virtyte të larta njerëzore. Isha shumë i uritur dhe pa u menduar dy herë u ula të haja një copë bukë me këta malësorë bujarë. Mora edhe djathë. Në atë çast më kapi një mall për ditët e fëmijërisë. Kur ruanim bagëtitë në kullota merrnim me vete bukë e djathë. Sa e ëmbël m’u duk ajo bukë e malësorëve. Ishin nga Hoti a Gruda. Por shumë bujarë. Menjëherë nisëm të bisedonim.

— More, — u thashë unë, — jam bërë shumë merak sepse një oficer, në hyrje, më mori pasaportën dhe nuk ma ktheu më.

— Mos u shqetëso, — më tha Toma. — Kështu veprojnë me çdo udhëtar.

U qetësova goxha.

— Po ju për ku jeni nisur? — më pyetën.

— Po shkoj në Romë. Kam disa miq atje. Po ju?

— Ne deri në Bari. Më pas shkojmë në një fshat pranë Barit. Atje punojmë nëpër vreshta.

Gjatë udhëtimit, në një moment dola në tarracën e anijes. Pamja që m’u shfaq ishte bukuri e rrallë. Qielli ishte i kaltër, teksa hëna ndriçonte fort. Anija çante me ngulm detin drejt Italisë. Pak metra më tutje, dy të rinj, një djalë e një vajzë italiane po putheshin. Ishte një natë me të vërtetë romantike për njerëzit që nuk kishin probleme si unë. Ah sa lakmi i kisha! Pse unë nuk pata një fat të tillë që të jetoja i lirë. Të udhëtoja i lirë nëpër vende të ndryshme të botës. Por jo. Ne po na dëbonin sllavët sistematikisht nga trojet tona, nga vendlindja jonë.

Pas pak minutash erdhi edhe Toma. Më pa dhe më ofroi një cigare. Shihnim detin që shtrihej i gjerë përpara nesh, nën ndriçimin e hënës.

Ishte bukuri e rrallë, por unë nuk mund ta shijoja. Isha në siklet se si do të veproja, pasi të mbërrija në Bari. Telashet e mia të mëdha sapo kishin filluar. Toma më tregoi se anija do të mbërrinte në Bari në orën gjashtë të mëngjesit. — Mos ki merak! — më thoshte. — Kur të mbërrijmë në Bari oficeri do të na i kthejë pasaportat.

Ata dy malësorë të mirë e të urtë më ndihmuan jo pak. Falë tyre unë u ushqeva në kohën kur isha shumë i uritur. Erdhi edhe nëna e Tomës në tarracë dhe na dha disa gurabije. Nga shprehia e fytyrës sime kuptoi merakun tim dhe se kisha një problem.

— Mos u shqetëso! Zoti do të të ndihmojë.

Dy malësorëve të ndershëm nuk ua tregova historinë time të trishtë. Kur më pyetën si quhesha, pa u menduar fare, ca edhe nga lodhja, menjëherë u përgjigja: Shaqir Salihu. Ata nuk e dinin se unë kisha pasaportën e vëllait tim, që quhej Haki. Kaloi mesnata, e me të edhe gjysma e rrugës. Ca nga udhëtarët flinin e disa të tjerë mbanin në duar nga një gotë me verë ose me uiski. Aty pranë ishte një minibar ku mund të merrje ndonjë pije. Por mua nuk ma mbante xhepi. Bashkë me Tomën vajtëm, dhe i kërkuam nga një gotë ujë atij që rrinte në banak. Ndërsa nëna e Tomës po flinte në një stol. Edhe ne u ulëm diku aty rrotull dhe morëm një sy gjumë.

Herët në mëngjes plaka na dha edhe ca petulla. Kishte marrë shumë gatime me vete, ngaqë e dinte që rruga ishte e gjatë. E kishin bërë shpesh këtë rrugë, pasi bashkë edhe me djemtë e tjerë të saj, shkonte në Itali për të punuar. Teksa hanim petullat, edhe njëherë mendoja se sa me fat kisha qenë. Nuk e di se si do të kisha vepruar nëse nuk do t’i kisha takuar këta malësorë.

Ishte agim. Ishim futur në ujërat territoriale italiane. Tashmë isha shumë larg Kosovës sime. Pasagjerët nisën të zgjoheshin një nga një nga cepa të ndryshëm të anijes. Ndërsa ata që kishin paguar më shumë kishin marrë edhe dhoma me shtretër në katet e poshtme. Emri i anijes nuk më kujtohet, por e mbaj mend si mjetin që më largoi nga ferri i serbëve dhe më çoi përtej detit, drejt një vendi demokratik siç ishte Italia.

Që prej larg, nga anija nisëm të shquanim qytetin e madh bregdetar të Barit. Peshkatarët italianë kishin dalë larg bregut që menatë. Mëngjesi ishte i mrekullueshëm. Ajri i pastër e i freskët. Deti ishte i qetë e me pak dallgë. Nuk na kanosej asnjë rrezik. Anija iu afrua ankorimit dhe për pak çaste u krijua një situatë e trazuar. Të gjithë po mblidhnin plaçkat që kishin me vete dhe po përgatiteshin për të zbritur. Shqetësimi im rritej. Tashmë më priste sfida se si do t’ia dilja. Kë do të pyesja për të marrë trenin për në Romë. Toma më ndihmoi disi, duke më orientuar. Të gjithë ishim grumbulluar në dalje të anijes, duke pritur të na thërrisnin emrin për të marrë pasaportën e për të zbritur. Toma me nënën e tij i morën pa- saportat e tyre. Shqetësimi im u shtua. Djersë të ftohta nisën të më rridhnin në ballë nga frika se mos më ndalnin. Por nuk ndodhi asgjë. Për asnjë moment, askush nuk më pa në fytyrë.

Më në fund, oficeri thërriti: “Haki Salihu!” Unë iu përgjigja dhe ai më dha pasaportën pa më hedhur fare sytë. Dolëm nga anija mes grumbullit të madh të njerëzve. U ndava me Tomën dhe nënën e tij të dashur. Më uruan fat. Nëna e Tomës më përqafoi dhe më tha: “Po më dhimbesh biro se paske mbetë vetë në këtë rrugë të gjatë e pambarim!” Ata njerëz të mirë nuk i pashë më kurrë në jetën time. Ndoshta ishin nisur për në kampin e refugjatëve në Kapua.

Tashmë kisha mbetur krejt vetëm. Nuk dija se në cilin drejtim ndodhej stacioni i trenit. Fatmirësisht, shqipja jonë e ëmbël ka disa fjalë të gjuhëve latine, si stacion, tren etj. Iu drejtova një personi për të më orientuar. Më drejtoi pak. Stacioni i trenit nuk ishte fort larg nga porti dhe shkova në këmbë. Kur mbërrita aty, pashë një rrëmujë të madhe. Për mua ishte hera e parë që udhëtoja në një shtet perëndimor. Përshtypja e parë që m’u krijua ishte rrëmuja. Njerëzit e shumtë në stacionet e udhëtimit. Ndoshta kjo edhe për shkak të stinës së verës, sepse këto ishin qendra turistike. Ngjashmëria e shqipes me gjuhët latine më ndihmoi edhe për gjetjen e binarit. Në “Binario 18” nisej treni për në Romë në orën 10.

Kisha kohë të pushoja pak në këtë stacion të madh. Isha shumë i lodhur e i rraskapitur. Më priste sërish një rrugë e gjatë. Nuk dija se sa zgjaste saktësisht udhëtimi. Para për të prerë biletën nuk kisha më.

Vendosa t’i hip trenit pa biletë. Pashë konduktorin që hipi në vagonin e fundit. Çdo konduktor kishte tre vagonë. Unë u ula në fund të vagonit të tretë. Në çdo ndalesë të ardhshme përpiqesha të ndërroja vagonët, në mënyrë që konduktori të mos ndeshej me mua, që isha pa biletë. Por lëvizjet e mia të shpeshta ranë në sy. Kur treni po mbërrinte në Kazerta, qytetin në veri të Napolit, e me histori të madhe në rajonin jugor të Italisë, ndjeva uri të madhe. Ky qytet ishte në mes të linjës hekurudhore që lidhte Napolin me Foxhan dhe mandej Romën. Por që andej kalonte edhe treni që udhëtonte nga Bari për në Romë. Vendosa të zbres. Isha gjysmë i vdekur. Ca nga lodhja, e ca nga uria.

Në sheshin e vogël, pranë stacionit të trenit në Kazerta, ishte një çezme e vogël. U turra si i marrë, pasi isha shumë i etur. Kisha marrë krejtësisht çehren e një refugjati. I rraskapitur. I uritur. I palarë. Mbaja erë të keqe. Aty pranë pashë një ndërtesë ku shkruante “Banco di Napoli”. Doja të shkëmbeja me para italiane ato pak para jugosllave që kisha me vete.

U futa në bankë dhe punonjësit iu drejtova me gjeste e jo me fjalë. Ai plotësoi një formular dhe më dha 15 mijë lireta italiane. I mora paratë dhe shkova menjëherë në një dyqan buke në qytet. Bleva një bukë dhe e futa në çantë dhe më pas, me vrap e në stacion. U ula në një stol dhe po haja bukë thatë dhe te çezma pak metra më tutje, pija ujë të ftohtë.

Hyra sërish në stacion. Më duhet të kapja një tjetër tren për në Romë.

— Treno per Roma? — pyeta dikë.

Më thanë se do të mbërrinte pas një orë e gjysmë. Pasi erdhi, vendosa të veproj në të njëjtën mënyrë si herën e parë, pasi nuk kisha mundësi që të blija biletë. Në skenarin më të keq, mendoja, do të më kapnin pa biletë dhe do të më zbrisnin në stacionin më të afërt. Unë isha me pasaportë të rregullt, paçka se ajo ishte e vëllait tim.

Pas disa orësh udhëtim, në gjashtë të mbrëmjes mbërrita në stacionin “Termini” të Romës. Ishte madhështor. Mijëra udhëtarë ndodheshin aty. Kishte dyqane dhe kioska të vogla me gatime të ndryshme. Ishte një stacion që nuk flinte kurrë. Kjo më gëzoi pasi mund të pushoja i qetë, pa rënë në sy të kurrkujt. Tashti kisha pamjen e një udhëtari ndërkombëtar, por në fakt isha një refugjat i pastrehë. Me paratë që kisha marrë në Kazerta mund të haja një sandviç me proshutë. Unë zaten nuk kisha ngrënë kurrë mish derri deri atëherë, por në ato çaste nuk mendoja më se çfarë duhet të haja. E rëndësishme për mua ishte të mbijetoja. Gjuhën nuk e njihja dhe mezi, duke lëvizur me duar e me këmbë, arrita të marr atë sandviç, sa për të mbushur barkun.

Stacioni i trenit në Romë “Termini” ishte vendndodhja e natës sime të parë në Itali, jashtë Kosovës dhe territorit të ish-Jugosllavisë. Problem për mua tashmë mbetej fakti se si do të shkoja te Pashku në qytezën Atina, të krahinës së Frosinones. Ajo qytezë ndodhet 120 kilometra në jug të Romës. Tërë natën e kalova i shqetësuar. Në mëngjes mora një kafe ekspres e një panine me proshutë. Më kishin mbetur vetëm 10 mijë lireta, që ishin fare pak. U përpoqa të mësoj nga disa kalimtarë se si shkohej në Atinë, por ata nuk kishin ndërmend të humbnin kohë me mua, që nuk dija as të flisja gjuhën e tyre. Në një park aty pranë takova një plak, i cili pati mirësinë të më ndihmonte. Ai më tregoi se në Atinë të Frosinones mund të shkoja ose me autobus, ose me tren deri në Monte-Kasino, e më pas me autobus deri në Atinë, që nuk kushtonte shumë. Vendosa të marr trenin deri në Kasino, duke hipur pa biletë, e mandej të shkoja me autobus deri në destinacion. Plaku më shoqëroi deri në stacion. Aty pyeti për trenin dhe më çoi deri në vend. Më thoshte se duhet të blija biletë, por unë i thashë se nuk mundesha. Ai i gjori uli krahët. E kuptoi pamundësinë time dhe më uroi udhë të mbarë. Për dy orë mbërritëm në Kasino dhe fill pas saj, mora autobusin. Shoferi u ndante biletat pasagjerëve. M’u drejtua edhe mua. I thashë se jam nisur për në Atinë, që paskësh qenë stacioni i fundit. Ia dhashë edhe ato para që më kishin mbetur. Ai më ktheu kusurin. Sediljet ishin të buta. U gëzova se mund të udhëtoja i qetë më në fund dhe mund të flija gjatë udhëtimit. Pranë meje u ul një burrë. Më vinte shumë turp, pasi qelbesha erë. Nuk isha larë që në Prishtinë, te shtëpia e vëllait, pak para se të nisesha. Kishin kaluar tri ditë.

Pasi mbërritëm, po shihja rreth e përqark. Ishte një shesh i vogël. Aty pranë një kafene, ku kishte edhe disa gjëra ushqimore. Njerëzit rrinin ulur nën hijen e një lisi atë pasdite, duke gjerbur kafenë. Më zunë sytë dy prej tyre që pinin kafenë dhe cigare. I dëgjova që flisnin shqip. Flisnin me dialekt malësorësh, prej zonës nga vinte edhe Pashku. I përshëndeta. Ata më ftuan që të ulesha. Më thanë të merrja diçka për të pirë, kafe ose birrë. Mora një birrë që në Itali ishte e famshme, siç është edhe sot, birra “Peroni”.

— Nga të kemi ty? — më thanë.

— Unë vij nga Kosova.

— A njeh njeri këtu?

— Po, — u thashë. — E njoh Pashk Kalajn.

— Pashk Kalaj është ende këtu, por brenda 10 ditësh niset për Amerikë. Nuk më erdhi mirë se do të mbetesha vetëm sërish. Pashku ishte martuar me një italiane dhe banonte në shtëpinë e saj. Italianes i kishin vdekur prindërit dhe ishte rritur nga një plakë e farefisit. I pyeta shqiptarët nëse mund të më ndihmonin ta gjeja Pashkun. Teksa po pinim birrë dhe po bisedonim, njëri prej tyre pa Pashkun që nga larg dhe e thërriti. Pashku u afrua dhe po më shihte me habi.

— O Shaqir? Po ti je a?

Nuk e kisha parë prej vitesh Pashkun. Kishte ndryshuar shumë. Edhe unë kisha ndryshuar. Isha edhe i lodhur, i dërmuar. Më përqafoi. I falënderova këta dy shqiptarë të mirë që u sollën mirë me mua dhe së bashku me Pashkun u nisëm për te shtëpia e bashkëshortes së tij. Ishte një shtëpi me gurë dhe me shkallë nga jashtë. Banesa e tyre ishte në katin e dytë. Në të parin jetonte një familje italiane.

Pashku e kishte mësuar shumë mirë italishten. Nuk ishte fare i papërgatitur për vizitën time. Motra e tij Maria i kishte thënë se më kishte dhënë adresën e tij. E kishte porositur gjithashtu edhe që të më ndihmonte. Por Pashku nuk e dinte nëse unë do të mbërrija në Itali dhe kur mund të mbërrija. Hymë në shtëpi dhe më prezantoi me bashkëshorten e tij dhe me zonjën që e kishte rritur. Banonin të tre aty. Pashku ishte martuar tre a katër muaj më parë. Pa humbur kohë, më solli peshqirin dhe një sapun e më tregoi se ku ishte banja që të lahesha. Kur po bëja dush, në këmbët e mia vëreja llumin që rridhte nga papastërtia që ishte mbledhur në trupin tim gjatë atij shtegtimi të gjatë e rraskapitës. U pastrova mirë e mirë dhe u vesha me ndërresat që kisha me vete. Plaka na kishte gatuar një supë shumë të mirë, makarona dhe një pulë. Ndihesha tmerrësisht i lodhur. Ndieja marrje mendsh. Ngushëllohesha nga mendimi i atij udhëtimi, që pavarësisht peripecive, ishte mbyllur me sukses. Megjithatë e ardhmja më shqetësonte, ashtu si e shkuara. Kisha frikë. Sllavët na e kishin futur frikën deri në palcë. Por Pashku vazhdimisht më qetësonte.

Dom Prenkë Ndrevashaj
(në mes) me Pashk Kalaj dhe bashkëshorten e tij Albën, në ditën e martesës

— Mos u tremb, — më thoshte, — këtu nuk të thotë askush përse ke ardhur dhe as nuk të përzë.

Aty e ndjeva se largimi nga atdheu ishte ngulur si një thikë në asht, e nuk do të ndahej deri në ditët e fundit të jetës sime.

Qëndruam gjatë e biseduam me Pashkun, megjithëse qepallat më rëndonin si plumb. Isha i lodhur e i drobitur. Më flihej shumë. Mezi prisja që të shtrihesha edhe njëherë në një krevat. Në Atinë, këtë qytezë piktoreske që shtrihej në një shpat malor, ajri ishte i pastër. Jeta në qytet ishte e shëndetshme. U mbulova me çarçaf dhe fjeta i patrazuar si qengj deri në orën tetë të mëngjesit të së nesërmes.

Këtë histori kaq dramatike mund të vazhdoni ta lexoni në faqet 150-155 të librit duke u ndalur në këtë link.

Ju mund të mësoni më gjerësisht për librin “Rrëfime lirie” nëse adresoheni këtu.

The post Rruga e mërgimit appeared first on ShaqirSalihu.com.

Takimi im i parë me Ernest Koliqin
Një takim i rëndësishëm në Romë i autorit të librit “Rrëfime lirie” me intelektualin e madh Ernest Koliqi rrëfehet në faqet 150-155.

Një ditë vjeshte, në vizitat e shpeshta që bënte në Atinë, Dom Prenka më propozoi që të shkonim në Romë. Profesor Ernest Koliqi, ky gjigant i letrave shqipe, intelektual i thekur e atdhetar, kishte dëgjuar për mua nga Dom Prenka.

— Është një djalë i ri nga Kosova në qytezën e Atinës. Ka punuar si mësues për disa vite, por është përndjekur nga regjimi sllav. Është burgosur dy herë nga ta. Para disa javësh ka ardhur këtu në Itali dhe po përpiqem ta ndihmoj që të shkojë me strehim politik në ShBA ose gjetkë. Për momentin edhe ai po më ndihmon mua në regjistrimin e emigrantëve, — i kishte treguar për mua profesor Koliqit, ky prift i mirë.

Profesor Koliqi ka shërbyer si ministër i Arsimit në qeverinë shqiptare gjatë viteve 1941 deri më 1944-tën. Kohë kjo kur Shqipëria ishte nën pushtimin nazifashist. Këto fuqi okupatore, pasi pushtuan trojet tona, për të fituar simpatinë e shqiptarëve, realizuan bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Pjesë e qeverive shqiptare të atyre viteve, të cilat ishin lodër në dorën e pushtuesve, ishte edhe profesor Koliqi.

Nganjëherë, e keqja luftohet edhe brenda sistemit. Nëse je jashtë tij, nuk ke mundësi ta luftosh. Nëse je brenda, ke mundësi edhe ta përdorësh për një të mirë kombëtare. Analfabetizmi ishte një ndër problemet më të mëdha në Kosovë. Ishte pikërisht Ernest Koliqi që gjatë viteve që shërbeu si ministër i arsimit, bëri përpjekjen e parë madhore për arsimimin e shqiptarëve të Kosovës. Ai dërgoi qindra mësues në Kosovë, të cilët ishin goxha të kualifikuar. Disa prej tyre kishin mbaruar edhe të famshmen Normale të Elbasanit.

Detyra e tyre ishte t’u mësonin fëmijëve shqiptarë gjuhën shqipe së pari e mandej edhe t’i shkollonin. Misionin atdhetar të këtyre arsimtarëve e përshkruan më së miri edhe dr. Rexhep Krasniqi në librin e tij Komiteti “Shqipëria e lirë” dhe shkrime të tjera:

Mbas studimit të nji planit të përpikët, Ministria e Arsimit dërgoi nja 200 mësuesë e mësuese, të cilët nën drejtimin e Inspektorave dhe Drejtorave të emnuem, hapën nji sasi të konsiderueshme shkollash fillore, në qytetet e sipërshënueme [bëhet fjalë për qytetet e Kosovës: Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj etj.] e ashtu dhe në katunde të mëdhaja. Përveç organizimit në rreze mjaft të gjanë për at kohë të arësimit filluer, Ministria kishte vendosë me hapë nji gjimnaz të plotë tetëvjeçar në Prish- tinë dhe tri shkolla të mesme katërvjeçare në Prizren, Pejë, Gjakovë dhe nji shkollë t’ushtrimit të bujqësisë në Tetovë, ashtu dhe nji shkollë tjetër Zanati për qylyma në Prishtinë.

Për drejtimin e Gjimnazit të Prishtinës, me kohë ishte caktue nji arsimtar i merituem Kosovar që ishte në Tiranë. Por, ky për arsye personale në çastin e fundit u tërhoq. Ministri Koliqi që, i kishte dhanë nji randësi të jashtëzakonshme zhvillimit të arësimit kombëtar në krahinat kosovare, u gjind në nji pozitë të vështirë për zavendësimin e tij. Ma në fund, me pëlqimin e plotë të tij, ai ia ofroj Prof. Rexhep Krasniqit, drejtimin e shkollës në fjalë si Komisar i Ministris, i cili njikohësisht, do të ruente pozitën që kishte në atë kohë si Inspektor Epror në Ministrinë e Arësimit bashkë me arësimtarët e njoftun si Karl Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Anton Deda, Kolë Kamsi e Kostaq Cipo.

Para se të nisej në krye të detyrës, z Krasniqi pat nji bashkfjalim të gjatë me prof. Koliqin, i cili ndër të tjera udhëzime, shquejti tri pika me randësi të posaçme:

1) Ministria e Arësimit ven bujarisht në dispozicion mjete financare dhe materjal të ndryshëm për ekuipazhimin e shkollës dhe të Internatit, si dhe për ushqim e veshëmbathje të studentave bursistë;

2) Mësimi i gjuhës shqipe do të kishte prioritetin; mbi të gjitha landët e tjera, mundësisht, me nga dy orë të përditshme për të gjitha klasat, dhe po për ket qellim ai porosite që

3) Studentat e kësaj shkolle nuk do të kishin nevojë të marrin pjesë në organizimin e rinisë fashiste, siç ishte gjendja në Shqipninë e vjetër.

[…] ma në fund, erdhi çasti historik i hapjes së Shkollës së parë të plotë të Mesme në gjuhën shqipe, që u realizue me 12 Dhjetor 1941. Asht interesant të shquhet fakti që, pjesa e popullsisë vendase Serbe, seriozisht dyshonte se shqiptarët do të jenë në gjendje me organizue dhe drejtue nji institut të tillë. Me përjashtim të nji studenteshës prej origjine ruse, në nji klasë të epërme, asnji prej rinisë së kombësisë serbe nuk u regjistrue.

Kjo asht historia e përmbledhtë e organizimit të shkollës shqipe në krahinat shqiptare të Jugosllavisë prej vjetit 1941–1944, të cilat u banë baza me randësi për zhvillimin e përparimin e gjanë dhe të shumanëshëm të arësimit dhe të kulturës shqiptare në Jugosllavinë e sotëshme.

Profesor Ernest Koliqi, që rrinte prej shumë kohësh në Romë, madje jepte mësim në universitet, kishte shprehur dëshirën të njihej me mua. Unë isha një ndër shqiptarët e paktë nga Kosova që kisha njohuri se si po shkonte arsimimi i shqip- tarëve nën regjimin serbomalazez.

Një të shtunë tetori, bashkë me Dom Prenkë Ndrevashajn, të shoqëruar me makinë nga Zef Sadria, mbërritëm në Romë. Kur mbrëmja kishte rënë dhe Roma përkëdhelej nga një fllad i lehtë vjeshte, u nisëm për te restoranti ku duhet të takonim profesor Koliqin. Zefi na çoi me makinë dhe na la aty mua dhe Dom Prenkën. Prifti i mirë i tha atij të mos na priste se do të vonoheshim. Restoranti ndo- dhej në një prej kodrave të shumta që ka Roma, kjo kryeqendër e botës së lashtë. Nga ai pozicion mund të këqyrje të gjithë kryeqytetin e Italisë. Roma e bukur me drita e me ndërtesat e vjetra sa vetë historia. Që andej, edhe pse kishte rënë terri, mund të sodisje Koloseun mitik, që ndrinte nga larg apo Vatikanin.

Peizazhi para meje ishte mbresëlënës dhe emocional. Por më shumë emocione më shtinte ideja se për pak çaste do të takoja profesorin e nderuar të shqipes, që porsi shqipet ishte detyruar të degëdisej larg në mërgim nga regjimi komunist që kishte mbërthyer Shqipërinë mëmë. Ernest Koliqi kishte zënë vendin e nderuar që i takon edhe në Itali, por ashtu siç shqipet fluturojnë larg e kthehen sërish në fole, edhe profesor Koliqin e mundonte malli dhe shqetësimi për atdheun. Jo veç për Shqipërinë Londineze, por edhe për Kosovën e trevat e tjera shqiptare.

Para takimit me këtë kolos të letrave shqipe ndihesha si nxënësi përpara një provimi të rëndësishëm. Një dridhmë më përshkonte trupin. Por përshëndetja e tij e përzemërt, me dialektin e shkodranishtes më qetësoi menjëherë e më dha zemër. Vetja më dukej i vogël përpara atij njeriu dhe intelektuali aq të madh e me zë, si dhe një prifti të urtë, inteligjent dhe aq atdhetar, gjithashtu shkodran. Gjithnjë kam gëzuar një respekt të veçantë ndaj komunitetit katolik në Shqipëri. Ai i ka dhuruar shumë intelektualë vendit, të cilët kanë ndihmuar pamasë në ruajtjen e kulturës e virtyteve të shqiptarizmit. Janë klerikët katolikë që lëvruan të parët gjuhën shqipe. Pal Engjëlli, peshkopi i Durrësit, krahu i djathtë i Skënderbeut, dokumentoi i pari shqipen me Formulën e Pagëzimit në vitin 1462: “Unte’ paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit.”

Dom Gjon Buzuku ishte ai që nxori veprën e parë në gjuhën shqipe. Meshari në vitin 1555, na krenon për vlerat tona. Klerikë intelektualë e shkrimtarë të tjerë të kohës ishin edhe Pjetër Bogdani, Pjetër Budi, Frang Bardhi e Lekë Matranga. Më vonë gjatë Rilindjes Kombëtare spikat edhe Homeri Shqiptar, Patër Gjergj Fishta; dallohen Dom Ndre Mjeda, Dom Nikollë Kaçorri apo intelektualë si Luigj Gurakuqi e shumë rilindas të tjerë të shqiptarizmit.

Tek bisedoja me profesor Koliqin, në mendje më shkonte ai transformim i gjendjes sime. Nga një refugjat i ngratë, i përndjekur nga sllavët e i nisur drejt një udhëtimi që s’ia dija fundin, tashmë isha në të njëjtën tryezë me një intelektual të lartë të shqipes e një klerik bamirës.

Profesor Koliqi më pyeste për shumë gjëra rreth gjendjes në Kosovë. Ishte me të vërtetë shumë i interesuar. Ndërsa Dom Prenka dëgjonte me vëmendje. I shpjegova se gjendja pas demonstratave po ndryshonte. I tregova se unë vetë kisha marrë pjesë në demonstratat e nëntorit të një viti më parë (1968). Në to ne kishim kërkuar shumë të drejta: përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe politike, përmirësimin e statusit të shqiptarëve, themelimin e universitetit, status të njëjtë për gjuhën shqipe me serbishten në Kosovë, e të tjera. Fola shumë për rigjallërimin e atdhetarizmit shqiptar pas shkarkimit të ministrit jugosllav të punëve të brendshme, Aleksandër Rankoviç, kasapi i shqiptarëve. I fola për Plenumin e Brioneve të vitit 1966 dhe për shpërbërjen e policisë së fshehtë, të drejtuar nga serbët në Kosovë. Këto zhvillime, i shpjegova, i dhanë pak shpresë popullit shqiptar të Kosovës se ndoshta më në fund lufta për barazi do të triumfonte.

Shpesh profesori ndërhynte me pyetje që tingëllonin si provokuese:

— Sa popullor është Enver Hoxha në Kosovë?

Çfarë mund t’i them profesorit. Shteti amë me në krye Enver Hoxhën nuk po bënte asgjë për bashkimin kombëtar? Që Enver Hoxha është popullor, por për disa arsye të tjera? Është popullor për inat të serbëve. Por ne shqiptarët e Kosovës nuk i dinim të gjitha faktet. Një pjesë e mirë e tyre, edhe sot nuk e dinë se ishin sllavët ata që e sollën Enver Hoxhën në pushtet. Nuk e dinë se ai ka bërë më shumë keq ndaj popullit të tij, nga sa prisnin serbët.

— Enver Hoxha, — tha profesori, — ia ka sterilizuar popullit shqiptar të gjitha ndjenjat kombëtare. Por ajo që më habit është se disa gjoja intelektualë, janë bërë po aq të këqij sa edhe vetë Enver Hoxha. Për këtë njeri do të flasim më vonë.

1975 — Ballina e numrit të posaçëm të revistës Shêjzat në Romë, në përkujtim të profesor Ernest Koliqit, pas vdekjes së tij

Biseda vijoi rreth gjendjes së shqiptarëve nën sundimin serb.

— Ma merr mendja, — i thashë, — se nëse Kosova merr statusin republikë, ndarja nga Jugosllavia dhe bashkimi me shtetin amë do të ishte më i lehtë. Tani për tani është e integruar ngushtë në Republikën e Serbisë. Por kjo që po ndodh tani është mjaft nxitëse, sepse edhe vetë Titoja thotë se Rankoviçi dhe mbështetësit e tij kishin ushtruar një kontroll të rreptë dhe kishin kryer krime të shumta ndaj shqiptarëve në Kosovë.

— Shaqiri ka qenë viktimë e Rankoviçëve. Është burgosur dy herë, — ndërhyri Dom Prenka.

Biseda vazhdoi me rrëfimin tim për dënimin politik që kisha kryer para rrëzimit të Rankoviçit dhe pas, në vitet 1968 dhe 1969. Iu tregova se shqiptarët e Kosovës ishin përqendruar në kërkimin e të drejtave të tyre kombëtare dhe se ishte intensifikuar thirrja “Kosova Republikë”, ashtu si gjashtë republikat e tjera brenda Jugosllavisë, si dhe për përpjekjet për marrjen e përgjegjësive për Kosovën. Biseduam gjatë atë mbrëmje. Po afronte mesnata. Profesor Ernest Koliqi gëzonte një simpati të veçantë për poetët e rinj të Kosovës. Kuptova që profesori mbeti shumë i kënaqur nga ai takim. Në njërën prej dy revistave të tij të përdymuajshme Shêjzat që më dhuroi atë natë, shkruante:

Pesë qind vjet ndën Sulltana e pesëdhetë vjet nën Krajla, Rilindja e jonë duel në dritë vonë — nji qind vjet mbas Arbëreshit t’Italisë. Jeten e re e filluem nji qind vjet mbas Flamurit t’Arbërit. Pesë qind vjet ndën Sulltana dhe pesëdhet vjet ndën Kralja nuk qe e mundun të kishim shkrimtarë si Lekë Matranga e Nikollë Filja, Jul Variboba e Thomas Barbaci, Nikollë Keta e Nikollë Brankati, Zef Barcia e Gavril dara, Anton Santori e Vinçenc Stratigo, De Martino dhe Angordica, Pjeter Kjara e Zef Serembe, Bernard Bilota e Zef Skiroi, por patëm vetëm një Ndue Bytyçi e një Shtjefën Gjeçov, të cilit ia shprishën gjakun pse na la trashigim të shkruem Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe na mësonte ta lexojmë e ta përshkruajmë. Por na patëm Lidhjen e Prizrenit që na shkoi huq dhe patëm Hasan Prishtinën e Bajram Currin, Avni Rustemin e Azem Galicën, të cilëve Krajlat ua prishën gjakun.

Tash na kemi Esad Mekulin që shkroi serbisht për sharraxhit e gjakut tonë e tash shkruen shqip për ne dhe drejton Revistën Jeta e Re. Kanget e Ali Binakut s’na i shkruajnë ma të tjerët, sepse tash Esad Mekuli i bie sharkisë së Ymër [Rizës] dhe livadhet në bjeshkë e në vrri tash i kositim vetë, sepse Ramiz Kelmendi i ka mbarshtrue devijimet në letrat e Ulqinit. Dielli që simbas Dobrica Qosiçit, ishte larg, nuk e ka humbur rrugen dhe simpas Mark Isakut, përkëdhel me rreze t’arta edhe krahinën tonë, sepse njerzit e Hivzi Sylejmanit përzunë mjegullën dhe na trusi pesë qind vjet ndën Sulltana dhe pesëdhetë vjet ndën Krajla. Na nuk e patëm njoftë lirin, prandaj na shkrin malli për të pambërrishmen, sepse edhe na jemi njerëz që dijmë me përshëndetë me shamija engjujt e rrugëve. Na hecim pa pritesë drejt ditëve të reja me karavanin tonë të bardhë, edhe pse shpesh marrim në thue aty ku dahen lumejtë dhe ballin e kemi plot vija dhe vrragë prej netëve të turbullta. Na jemi besnik të trashigimit të mbarë të gjakut tonë të shprishur dhe thurrim kunora kujtimesh me gjyrma të jetës. Na demonstrojmë pse edhe ka njerëz me samar dhe mbysim urrejtjen në dashuni, sepse ndër lugjet e verdha bulojnë gjethe të reja. Na kemi mësuar të këndojmë notat, ne, mbi dhe ndën pentagram e përjetojmë me ndiesi tingujt e fyellit, lahutës, sharkisë dhe violins si dhe kangën e sprasme të Balës dhe kangën e zezakut. Dijmë të komponojmë jo vetëm për ne, por edhe për të tjerët poema, sepse tashma kemi mësue ç’kemi qen, ç’jemi dhe ç’do të jemi.

E gjithë kjo s’asht kurgja e jashtazakonshme në përmasa botnore, por për ne jo bash e zakonshme, sepse na vonë u ringjallëm por “Ma mirë vonë se kurrë”.

Për të vazhduar së lexuari nga faqja 167-171 klikoni këtu.

Duke klikuar këtu mund të gjeni komente të tjera për librin “Rrëfime lirie” të cilat janë publikuar në media dhe në internet.

The post Takimi im i parë me Ernest Koliqin appeared first on ShaqirSalihu.com.

Pranë Shtatores së Lirisë
Si përballet një refugjat kur ndeshet për herë të parë me një qytet gjigant si Nju-Jorku… Vështirësitë autori i tregon në faqet 167-171 të librit. I huaj në Nju-Jork, nisja e jetës në Amerikë.

Kur rrotat e aeroplanit “Boeing” prekën asfaltin në aeroportin “JFK” të Nju-Jorkut, unë u përmenda dhe e kuptova se jeta ime kishte ndryshuar përgjithmonë. Ishte 17 qershor i vitit 1970 dhe arrija pas një udhëtimi lodhës nga Roma. Muajt e burgut në Kosovë, arratisja nga ish-Jugosllavia dhe pastaj ditët e mërzitshme në Romë, kur prisja me padurim të nisesha për në Amerikë, m’u feksën për pak momente si në një film bardhezi dhe unë e binda veten se ato ditë të ankthit i kisha lënë përfundimisht pas.

Shtatorja e Lirisë

Prezantimin e parë me Amerikën e pata kur avioni ishte ende në qiellin e Nju- Jorkut. Shtatorja e Lirisë ma dha e para mirëseardhjen. Ishte ajo që ndër dhjetëra vite me radhë kishte pritur miliona emigrantë që mbërritën në tokën e re dhe ndërtuan një shtet të ri. Ishin italianët që mbushnin anijet në fillim të shekullit XX dhe niseshin drejt ëndrrës, turma-turma. E zbulonin tokën e re, kur pas ditësh të tëra udhëtimi, u shfaqej në mugëtirë ai simbol i këtij vendi të madh, kur papritmas i pari prej tyre që e vinte re klithte: “L’America!”

Me një valixhe të vogël në dorë dhe me hutimin e natyrshëm të një emigranti, tërhiqja këmbët në atë aeroport të madh. Mes turmës së refugjatëve të tjerë shqiptarë që kishin udhëtuar me mua, kaluam te dogana. Pasaporta ime, si e të tjerëve aty, mbante shënimin “refugjat politik”.

Ashtu i hutuar e i lodhur njëherësh, sytë më zunë emrin tim te një tabelë që mbante në duar një burrë i gjatë e me mustaqe, në sallën e pritjes së udhëtarëve, që ngjante shumë serioz. Ishte Hysen Biberaj nga Tropoja, me të cilin me kishte lidhur Dom Prenka. Hyseni kishte dërguar edhe letrën e sponsorimit për mua në ambasadën amerikane në Itali.

— Unë jam Shaqir Salihu, — i them pasi u afrova.

— Kosovë, si je? Si të shkoi rruga? A u lodhe? — më pyeti ai.

— U lodha disi. Rrugë e gjatë. Nëntë orë në avion, helbete.

— Të marrtë për të mirë Amerika, Kosovë!

Ishte ky bashkëbisedimi i parë me Hysenin në aeroportin “Xhon Kenedi”. Më bëri përshtypje të madhe ai urim i çuditshëm, që do ta dëgjoja nga gjithsecili shqiptar që takova në Nju-Jork për së pari herë.

Hipëm në një veturë që e ngiste një tjetër shqiptar, që Hyseni e kishte marrë atë ditë për ta shoqëruar, por emri i të cilit fatkeqësisht nuk më kujtohet. Në rrugën prej aeroportit në shtëpi, në Bronks, ai qytet gjigant më dukej sikur më shtypte me peshën e tij. Tollovia, dritat dhe sidomos qiellgërvishtëset më krijonin një ndjenjë përhumbjeje dhe më bënin të ndihesha krejt i pafuqishëm.

Pasaporta me të cilën autori mbërriti në ShBA, ku shënohet se ishe refugjat politik

Ndërtesa pafund, shumë vetura e trafik, njerëz të shumtë që vrapojnë për të kapur oraret e tyre dhe një papastërti e madhe… M’u krijua një ndjesi ankthi dhe frike. “A do t’ia dilja mbanë vallë në këtë xhungël moderne, së cilës nuk ia kisha haberin?!” pyesja veten gjatë atij udhëtimi disa dhjetëra kilometërsh me makinë.

Garancia që dërgoi në Itali, nga ShBA, Hysen Biberaj, se do të priste autorin kur të mbërrinte

Letra nga U.S. Catholic Conference, me anë të së cilës njoftohet Hysen Biberaj për kohën e mbërritjes së autorit në aeroportin “JFK” të Nju-Jorkut

Papastërtia dhe pluhuri mbytës e mbizotëronin mjedisin e Nju-Jorkut. Bronksi, lagjja e varfër ku ishin vendosur pjesa më e madhe e shqiptarëve, e ndërtuar me mijëra ndërtesa jo fort të larta, me tullat e kuqe karakteristike si fasadë, më ngjante me një gjiriz. Këtë gjiriz, emigrantët e gjorë shqiptarë ishin detyruar ta pastronin gjatë gjithë natës. Ishte ndër punët e pakta që gjenin për të siguruar mbijetesën në këtë vend me kapitalizëm të egër dhe mbytës.

Kanë kaluar rreth 50 vjet nga ajo ditë të cilën unë ende e kujtoj si të ishte sot. Është një mall i përzier me trishtimin për vitet që kaluan me një shpejtësi të habitshme. Në atë kohë shumë gjëra nga Amerika nuk i kuptoja sepse realiteti u përplas mjaft befas dhe ashpër tek unë, por më kujtohen mirë shenjat e asaj epoke të shkuar: Kullat Binjake ishin duke përfunduar, kultura e hipive ishte në lulëzim të plotë dhe protestat politike për Vietnamin mbizotëronin lajmet. Thoshin se Nju-Jorku po përjetonte një pikë të ulët në historinë e tij dhe vazhdonte rrokullisjen drejt degradimit.

Por për mua refugjatin politik kosovar, një 28-vjeçar që shumë pak kuptonte nga bota, asgjë tjetër s’kishte rëndësi veç mbijetesës në këtë metropol për të cilin nuk kisha ide se ç’mund të më ofronte. Në fakt, mbijetesa ime ishte në pikëpyetje.

Befasia e madhe ishte se askush nuk më ofroi para siç ndodhte rëndom me refugjatët në Europën Perëndimore. E vetmja gjë që më treguan ishte një zyrë në avenynë “Madison” ku refugjatëve u jepnin tre dollarë në ditë nëse nuk kishin punë. Dakord, në atë kohë, me një dollar në Amerikë mund ta blije një pulë të pjekur, por sidoqoftë tre dollarë ishin shumë pak, kur mendon se sa gjëra i duhen një refugjati për të mbajtur frymën gjallë. Më dukej sikur Amerika po tregohej e pamëshirshme me mua dhe dashuria njerëzore nuk ekzistonte në këtë vend të pasur, ndryshe nga legjendat që kisha dëgjuar para se të shkelja këtu.

Ndiqeni këtë histori të pabesueshme me rrëfimet në faqet 182-186 duke klikuar këtë link.

Krijoni një ide më të plotë rreth librit “Rrëfime lirie”. Vizitoni linkun.

The post Pranë Shtatores së Lirisë appeared first on ShaqirSalihu.com.

Në kryeqytetin e Amerikës
Faqet 182-186 të librit tregojnë për nisjen e jetës në Uashington nga autori.

Kisha siguruar një strehë për të futur kokën, por ajo ishte e përkohshme sigurisht. Duhet të mendoja për një zgjidhje. Ishin ditë tepër të vështira. Pas një periudhe qetësie te familja Mërfi, po e provoja sërish peshën e kapitalizmit. S’njihja askënd në Uashington. Ndërsa shihja çdo ditë për punë, përpiqesha t’i menaxhoja mirë ato pak para që kisha. Haja pak gjëra që blija nëpër supermarkete. Kërkimi i punës qe i vështirë. Futesha në restorante dhe vende në të cilat mendoja se mund të gjeja një punë, por asgjë. Ndonëse isha me dokumente të rregullta, nuk po nisja dot punë diku. Çdo gjë po bëhej më e vështirë për mua, teksa ndieja edhe trysninë e kohës. Ditët po kalonin dhe së shpejti mund të gjendesha pa asnjë cent, në nje qytet të madh, ku nuk njihja njeri. Një prej atyre ditëve, hyra në një supermarket me emrin “Safeway” (Seifuei).

Doja të blija vetëm pak bukë dhe qumësht, që të kaloja edhe atë vakt me ushqim. Rrjeti i supermarketeve Seifuei është i njohur anembanë Amerikës edhe sot e kësaj dite. Pasi mora ato çka desha, dola dhe u ula në një bordurë përpara dyqanit dhe po haja ato që kisha blerë. Teksa qëndroja ulur, duke ngrënë atë pak bukë dhe duke pirë atë qumësht që edhe po më ushqente, edhe po më shuante etjen, në anën e majtë të këtij dyqani të madh më zuri syri një shigjetë që tregonte një drejtim për te zyra e punësimit. Ajo ishte një zyrë e rrjetit Seifuei, për të pritur njerëzit që dëshironin të punonin në atë dyqan të stërmadh.

E ndoqa këtë shigjetë që më drejtonte te pjesa e mbrapme e dyqanit, ngjita disa shkallë dhe u gjenda përpara asaj që quhej Safeway Employment Office — Zyra e Punësimit të Seifueit. Hyra në atë zyrë dhe prita disa minuta, pasi një vajzë gjithashtu po plotësonte një formular aplikimi për të kërkuar punë. Përgjegjësi i asaj zyre ishte një burrë, rreth të pesëdhjetave, me origjinë çeke. Ai më këshilloi që të plotësoja formularin e aplikimit. Sapo i hodha një sy, ia ktheva mbrapsht.

— Çfarë ke? — më tha. I tregova se unë nuk kisha adresë, siç më kërkohej në formular. — Jam përkohësisht në një hotel dhe nuk kam as telefon.

— Më vjen shumë keq, por nuk mund të të ndihmoj, — m’u përgjigj ai.

Dola nga zyra, ashtu siç isha, i mërzitur, me shpresë të venitur. Nuk dija më ç’të bëja. Por, befas, dëgjoj një zë nga pas.

— Sir, sir, — “zotëri, zotëri,” po më thërriste. — Kthehu në zyrë.

I tregova historinë time të trishtë dhe gjendjen e vështirë. U prek shumë. Sytë iu mbushën me lot. Ai e kishte kuptuar më së miri se në ç’batak ndodhesha.

— Më prit vetëm disa minuta, — më tha, dhe ngriti receptorin e telefonit. Nisi të bisedonte me dikë në zyrat e fabrikës së qumështit Seifuei. Pas 10 minutash, më tha se kisha një mundësi të punësohesha në fabrikën që merrej me përpunimin e qumështit, e cila ndodhej në një qytet te quajtur Lendover, në shtetin Merilend, rreth 20 kilometra në veri të Uashingtonit. Më dha edhe adresën. Në fund më uroi suksese.

Dola nga ajo zyrë, tepër mirënjohës për zotërinë dhe duke e falënderuar disa herë. U nisa duke pyetur njerëzit për atë adresë. Ende nuk e flisja mirë anglishten dhe adresën në fjalë nuk e shqiptoja siç duhet. Por problemi më i madh për mua ishte largësia e atij vendi. Unë nuk kisha makinë. Ndërsa nuk ia kisha idenë nëse kishte linjë autobusi apo treni që më çonte atje. Në fakt, në pjesën më të madhe të ShBA-së, transporti publik është problem. Të gjithë kanë kerret e tyre, që u shër- bejnë për të përshkuar sipërfaqet pafund të këtij vendi gjigant, dhe transportit publik i është kushtuar pak rëndësi.

Isha nisur në këmbë drejt Lendoverit, fillikat, nën të nxehtin përvëlues. Ecja përgjatë cepit të autostratës, teksa asfalti lëshonte duhin e tij që të shkrinte, ndërsa dielli ishte si saç mbi kokën time. Por, nuk mund të tërhiqesha. Një vend pune në atë fabrikë, do të thoshte shpresë për mua; ishte mbijetesë. Eca për orë të tëra. Isha nisur pak pas mesditës. Më në fund, pas shumë orësh, mbërrita në Lendover. Por fabrika ku isha nisur unë, gjendej në një kompleks industrial, larg zonave të banuara. Ndonëse pyesja banorët, nuk gjeta një përgjigje. Ata nuk e njihnin rru- gën ku ndodhej fabrika. Ra nata dhe përveç lodhjes dhe mërzitjes, ndihesha edhe i rrezikuar. Ajo lagje nuk ofronte siguri. Unë bija në sy, pasi lëvizja në këmbë, ndërsa të gjithë të tjerët kishin makina.

Rreth mesnatës, më së fundmi, e gjeta kompleksin industrial. Te porta e madhe ishte një roje. E pyeta nëse në këtë kompleks të stërmadh gjendej edhe fabri- ka e qumështit Seifuei.

— Po, — më tha roja, — kjo është fabrika e qumështit Seifuei.

I tregova se kisha një letër dhe një takim me drejtorin e fabrikës, Den Mallins. Ai më tha se s’dinte gjë, por meqë kisha letrën me vete, më futi brenda dhe më çoi të mbikëqyrësi i ndërrimit të natës. Ishte mesnatë dhe sigurisht që drejtori nuk gjendej në punë në atë orë dhe vetëm të nesërmen do të vinte. Por mbikëqyrësi, pavarësisht se ia shpjegova hallin tim, dhe i thashë që nuk mund të kthehesha së- rish në Uashington natën, më këmbë, kur sapo kisha mbërritur, nuk më ofroi ndo- një mundësi për t’u strehuar atë natë në fabrikë. Pasi u largova, nuk u ktheva nga porta e madhe ku qëndronte roja. Dola nga pas. Në fabrikë kishte plot punonjës edhe në ato orë. Në fabrikë punohej, por gjatë natës, kryesisht kryheshin pastrime të makinerive dhe mjediseve të punës. Ndërsa disa kamionë të mëdhenj ishin aty mbrapa. U afrova dhe pashë se ata ishin të hapur dhe të mbushur me kashtë nga mbrapa, gati për t’u furnizuar me produktet e qumështit të nesërmen e për t’u shpërndarë nëpër supermarkete. U futa në njërin prej tyre dhe rashë të flija. Isha i dërrmuar nga ajo ditë e vështirë, por që gjithsesi po më ngjallte një shpresë.

Asaj gjendjeje i shkonin më së miri vargjet e ish-kolegut tim te Zëri i Amerikës, Bardhyl Pogoni:

Ku më shpure o Zot

e si më le

udhëve të botës

pa shok e atdhe.

Ku më shpure o Zot

e si më le

të vdes përditë nga pak

tek bredh mbi dhe.

Ah brodha, u lodha

udhëve më kot

e paqen e kërkova

s’e gjetkam dot.

Ku më shpure o Zot?

E si më le

Trishtimin për shok

Mërgimin atdhe.

Të nesërmen më zgjoi herët zhurma që bënin shoferët për bashkimin e pjesës së mbrapme të kamionit, me pjesën e përparme. U çova dhe dola që andej. Shkova te zyra e mbikëqyrësit sërish. Tashmë, ai i turnit të natës, ia kishte lënë vendin punonjësit të turnit të parë. E pyeta për zotin Mallins, por ai m’u përgjigj se drejtori nuk vinte përpara orës nëntë. Por, më tha se mund të futesha te salla ku pu- nonjësit hanin ushqim. Hyra atje. Në një frigorifer të madh, të mbushur me qumësht, djathë dhe nënprodukte të tjera, më thanë që mund të merrja dhe të haja mëngjes. Isha i uritur dhe i etur. Hëngra dhe piva qumësht dhe prita gjersa të vinte zoti Mallins.

Pas orës nëntë, shkova te zyra e tij. Ia shpjegova situatën e vështirë dhe të pashpresë në të cilën gjendesha.

— Po, — më tha, — unë do të të jap një punë.

Ndjeva sikur të kisha lindur për së dyti në atë moment dhe sytë m’u mbushën me lot. Më në fund po çelej një mundësi që të stabilizohesha në atë vend ku nuk njihja asnjeri. Por, më tha se që të regjistrohesha aty, duhej që më parë të isha anëtar i sindikatës së punonjësve të fabrikës. Zyrat e asaj sindikate gjendeshin larg, në Uashington, dhe unë nuk kisha me se të shkoja, veçse në këmbë. Por, zoti Mallins thërriti një punonjës të quajtur Ben, i cili duhet të më çonte me makinë. I tha që t’u thosha atyre të sindikatës se do të punësohesha në fabrikë dhe që të më regjistronin. Beni më shoqëroi për në sindikatë. Vajtëm atje dhe bëra regjistrimin sipas procedurave dhe pagova një sasi parash prej 10 dollarësh për anëtarësinë për një vit. U kthyem me Benin në fabrikë. Unë nuk kisha ende një banesë ku të shkoja. Beni u tregua shumë i mirë me mua. Më tha se mund të më ndihmonte nëse do më nevojitej gjë.

— Ben, dua të shkoj në hotel në Uashington. Kam për të marrë një valixhe me rrobat e mia atje, — i shpjegova.

Por Beni, pasi më tha se do të më shoqëronte, më këshilloi të qëndroja atë natë në hotel dhe të nesërmen do të vinte të më merrte në mëngjes, për të shkuar në fabrikë dhe pasdite do të më ndihmonte të gjeja një banesë.

Të nesërmen në mëngjes, pasi Beni erdhi dhe më mori për në punë, u shkëputa përfundimisht nga hoteli ku kisha qëndruar për dy javë. Në punë më caktuan për t’u marrë me pastrimet. Edhe pagesa ishte goxha e mirë për atë kohë. Përfitoja rreth 200 dollarë në javë, që s’ishin pak. Por, m’u desh kohë për ta mësuar procesin e punës. Për fatin tim të mirë, drejtori Den Mallins ishte njeri për së mbari. Më tha të mos shqetësohesha, pasi me kalimin e kohës do ta mësoja se si ta kryeja punën dhe do të vijoja normalisht. Pasdite, së bashku me Ben, shkuam në një kompleks banesash, gjashtë a shtatë kilometra larg fabrikës. Gjetëm një apartament të vogël, si dhe bleva një krevat të vogël, që mund ta palosje, një jastëk e një batanije, sa për të fjetur. Ata që menaxhonin kompleksin kërkonin një garanci dhe një sasi parash në një llogari, pasi nuk kishin besim. Por, edhe në këtë pikë, drejtori i fabrikës u tregua tejet njerëzor dhe i garantoi ata se unë isha punonjës, si dhe dha edhe fondin e parave, të cilin duhet ta shlyeja me këste nga rroga. Veç kësaj, Mallinsi më solli të nesërmen edhe një biçikletë, me të cilën të shkoja në punë.

1983 — Autori i librit, Shaqir Salihu gjatë procesit të punës në fabrikën e qumështit “Safeway” (Seifuei)

Isha me fat dhe ende nuk e besoja, që më në fund, unë që isha aq i pashpresë dhe që nuk njihja njeri në Uashington e përreth, më në fund po stabilizohesha. Pasi mora rrogën e parë, nisa të blija edhe ca sende dhe mobilie të nevojshme për apartamentin tim të vogël. Tre muaj më vonë, për të shprehur mirënjohjen time, u ktheva në Uashington, tek ajo zyrë e punësimit të rrjetit të supermarketeve Seifuei. Takova njeriun që më mbajti gjallë shpresën: zotërinë me origjinë çeke, të cilit ia kam harruar emrin fatkeqësisht. Ishte ai burrë i mirë që më mundësoi të nisja një jetë të re.

Vizitoni linkun për të vazhduar së lexuari librin nga faqja 198-202.

Për të ditur më shumë rreth “Rrëfime lirie” klikoni këtu.

The post Në kryeqytetin e Amerikës appeared first on ShaqirSalihu.com.

Kontakti i parë me Zërin e Amerikës dhe me atdhetarët shqiptarë
Si u njoha me Zërin e Amerikës. Autori na tregon për këtë në faqet 198-202.

Një ditë vjeshte e vitit 1972 do të ndryshonte jetën time. Me miken time Koni u ulëm në mensën e zyrës rajonale të kompanisë Seifuei. Koni më ftonte shpesh të hanim drekë bashkë në mensën e kësaj zyre, sepse në fakt mua më takonte që të drekoja në mensën e fabrikës. Në tavolinën tonë u ul edhe një punonjës ukrainas i zyrës. Quhej Ivan dhe punonte me Konin. Në bisedë e sipër i shpjegova që jam shqiptar nga Kosova, e cila për momentin ishte nën kontrollin e Jugosllavisë.

— Me çfarë je marrë në vendlindjen tënde? — më pyeti Ivani.

— Kam punuar si mësues, — iu përgjigja.

— Ju qenkeni intelektual. Paskeni punuar si arsimtar. Unë të propozoj që ti të kërkosh të bësh një punë intelektuale.

Ivani më shpjegoi se bashkëshortja e tij punonte në shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, në Uashington. Atë ditë, pas dreke, u ndamë me Ivanin. Më premtoi se do të bisedonte me të shoqen, të cilën do ta pyeste me imtësi se si bëhej rekrutimi në punë në atë institucion, si dhe do t’i kërkonte adresën e saktë. Këto të dhëna të hollësishme, më tha se do t’ia jepte mikes sime Koni, e cila do të m’i tregonte.

Pas dy ditësh u takova me Konin. Ivani ia kishte dhënë të gjitha të dhënat dhe tashmë mbetej vetëm që të shkoja e të paraqitesha te zyrat e Zërit të Amerikës në Uashington. Para se të shkoja, i telefonova Zyrës së Personelit në Zërin e Amerikës. M’u përgjigj njëra prej punonjëseve të kësaj zyre, Xhenet Dejvis. Ajo merrej me rekrutimin e nëpunësve të rinj të atij institucioni mediatik. Përcaktuam një ta- kim. Do të më prisnin paraditen e asaj dite vjeshte.

Koni më shoqëroi atë ditë me makinën e saj. Kishim adresën e Zërit të Amerikës, që gjendej në Avenynë e Pavarësisë, siç quhej, ose Independence Avenue 330. Ishte shumë pranë Kapitol-Hillit, kodrës ku ngrihet madhështore dhe krenare ndërtesa e Kongresit amerikan. Patëm pak vështirësi për ta gjetur saktësisht ndër- tesën e Zërit të Amerikës, por pas disa vërdallosjeve në atë zonë, për pak minuta ishim në vendin e duhur. Koni më tha se do të më priste në veturë.

Në hyrjen kryesore të Zërit të Amerikës kishte roje që kontrollonin çdo gjë. Dorëzova patentën, lejen e drejtimit të automjetit, si mjet identifikimi. Më pyetën për arsyen e vizitës. U thashë se kisha lënë një takim me punonjësen e Zyrës së Personelit. Prania e policisë, me rregulla të forta e të rrepta, më ftohu disi. Në zyrat qeveritare, ndryshe nga kompania private ku unë punoja, ndihej një klimë burokracie, që të bënte pesimist. Ata ishin roje që bënin punën e tyre për ruajtjen e sigurisë, por mua, që kisha vuajtur shtypjen dhe torturat e policisë sllave, m’u krijua një déjà vu dhe një pështjellim, ndonëse ai kontroll i rreptë nuk kishte të bënte me mënyrat çnjerëzore të trajtimit që serbët u bënin shqiptarëve. Pas pak minutash pritjeje, u shfaq zonja Dejvis, me të cilën kisha biseduar me telefon pak ditë më parë. Pasi më ofroi mirëseardhjen, zonja Dejvis më shoqëroi te zyrat e shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës. Shefi i shërbimit në shqip në atë kohë, Xhozef Paskali kishte një zyrë paksa të ndarë nga pjesa tjetër e redaksisë.

1972 — Autori me kolegë dhe zyrtarë të administratës së fabrikës së përpunimit të qumështit Seifuei. Nga e majta në të djathtë: Mia, një punonjëse e administratës me origjinë japoneze në fabrikë; mikja e autorit, Koni Darkin, punonjëse e administratës në fabrikë; Ivani, punonjës i administratës së fabrikës me origjinë ukrainase; drejtori i Seifueit, Dan Mallins; dhe autori Shaqir Salihu.

Sapo u përshëndetëm, zonja Dejvis më tha që të rrija pak dhe të njihesha disi me pjesëtarët e shërbimit në shqip dhe i tha zotit Paskali, që të më bënte një tur nëpër zyrat dhe studiot e Zërit të Amerikës. Më pas më tha që ta takoja para se të largohesha për një bisedë në zyrën e saj. Aty ajo do më jepte formularët përkatës që duhet të plotësoja, për t’u pranuar në provim.

Në redaksinë e shërbimit në shqip, asokohe punonin Xhevat Kallajxhi, që ndodhej në një qoshk duke shtypur në një makinë të vjetër shkrimi. Në zyrë, atë ditë ishte edhe Talat Karagjozi, Kleanth Mima dhe Lui Prifti, me sa më kujtohet. Paskali u shpjegoi që unë isha një kandidat i mundshëm për të nisur punë në Zërin e Amerikës. Së bashku me Paskalin dolëm nga zyra për të vizituar disa studio dhe dhomën e lajmeve. Kur dolëm në korridor, Talat Karagjozi erdhi dhe më dha numrin e tij të telefonit e më tha që të kontaktoja me të e të bisedoja.

Pas një turi nëpër mjedise të ndryshme në Zërin e Amerikës me Xhozef Pas- kalin, shkova te zyra e zonjës Xhenet Dejvis. Ajo më dha disa formularë që duhej t’i plotësoja. Në bazë të atyre formularëve, Zyra e Personelit do të vendoste nëse do të më merrte në provim për t’u pranuar ose jo në Zërin e Amerikës. Ata do të më dërgonin një letër, përmes së cilës më kthenin përgjigje. U largova së bashku me Konin, e cila më priste jashtë, dhe mbeta në pritje të përgjigjes.

Një javë më vonë mora një përgjigje pozitive. Më njoftonin që duhet të plotësoja edhe disa dokumente të tjera që nuk i kisha bërë atë ditë. Provimin ma caktuan në shkurt të vitit 1973. Para se të shkoja në provim i telefonova edhe Talat Karagjozit, ashtu siç më këshilloi ditën e parë. Për të më ndihmuar, Talati më shpjegoi se si funksiononte provimi. Më tha se kur hyja në provim më jepnin edhe një fjalor anglisht–shqip, për t’u këshilluar për ndonjë fjalë të veçantë.

Ditën e përcaktuar nga Zyra e Personelit, u paraqita në Zërin e Amerikës për provimin. Zonja Dejvis më priti sërish. Më dha një fjalor anglisht–shqip, disa materiale në anglisht, si dhe një makinë shkrimi. Më tha se kisha katër orë kohë për ta kryer përkthimin. Më duhej që të përktheja një artikull të gjatë, që ishte një editorial i Zërit të Amerikës. Ishte një bllok lajmesh, me njoftime të ndryshme nga bota. Bëhej fjalë për ngjarjet e asaj jave. Gjithashtu ishte një analizë politike në gjuhën angleze, po e asaj jave.

Zonja Dejvis më këshilloi që në rast se hasja vështirësi në përkthimin e një fjale apo fraze të caktuar, të kapërceja, në mënyrë që të mos humbisja shumë kohë dhe të mbetesha pa e kryer provimin brenda orarit të caktuar. Gjatë testimit ndesha me disa fjalë, të cilat edhe me ndihmën e fjalorit nuk munda t’i përshtasja saktë në tekst. Ndoqa këshillën e zonjës Dejvis dhe i anashkalova, duke lënë një shënim të vogël në gjuhën shqipe, ku shkruaja që nuk e kisha të qartë si fjalë.

Pas përkthimit të atyre pjesëve, sipas rregullores së provimit, komentin editorial e lexova në një prej studiove. Ai zë u regjistrua në një kasetë audio dhe do të vlerësohej nga producenti Lui Prifti. Përmes këtij regjistrimi, ai do të përcaktonte nëse zëri im ishte i përshtatshëm apo jo për transmetim radiofonik. Të gjitha ato materiale ia dorëzova zonjës Dejvis sipas orarit të caktuar. Dosjen time, më vonë, ajo do ta dërgonte te shefi i shërbimit në shqip të VOA-s, Xhozef Paskali. Unë nuk e di se cili e ka bërë vlerësimin tim, por sipas rregullores, ato materiale Paskali ia jepte redaktorit Piter Tiko për ta shqyrtuar, ndërsa kasetën audio me zërin tim, ia jepte producentit, Lui Prifti, i cili po ashtu do të më vlerësonte.

U largova nga Zëri i Amerikës dhe për disa ditë vijova punën në fabrikën e Seifueit në Merilend, në pritje të përgjigjes. Nuk vonoi shumë dhe pas një jave, zonja Dejvis më lajmëroi se ishte e lumtur që po më informonte se provimi im ishte i pranueshëm dhe se kur të kisha kohë, të paraqitesha atje për të diskutuar për hollësitë e tjera.

23 janar 1973 — Faksimile e letrës nga Zyra e Personelit e VOA-së
për pranimin e aplikimit të Shaqir Salihut dhe ku kërkonin disa të dhëna shtesë përpara procedurave të fundit për pranimin në punë

Shkova edhe njëherë në zyrat e Zërit të Amerikës dhe u takova me shefin e shërbimit shqip, Xhozef Paskali. Ndoqa edhe një edicion radiofonik me producentin Lui Prifti. Ishte edicioni i mesditës, i orës 12, ose 6 pasdite, sipas kohës ven- dore në Shqipëri.

Në studion e transmetimit ishte Talat Karagjozi dhe Ruzhdi Daca. Për mua ishte një kënaqësi që ndodhesha i pranishëm në një moment ku Zëri i Amerikës transmetonte drejtpërdrejt në trevat tona. Sapo nisën transmetimin, ajo që më bë- ri përshtypje ishte shqipja që përdorën dy folësit. Njëri prej tyre, Ruzhdi Daca fliste një shkodranishte të pastër, ndërsa Talat Karagjozi, me dialektin e theksuar të toskërishtes. U habita se si në të njëjtin edicion lajmesh, kishte dialekte diamet- ralisht të ndryshëm.

Lui Prifti, një njeri shumë i mirë dhe i qeshur, më shpjegoi se kjo ishte një gjë normale te Zëri i Amerikës.

— Dialektet janë një pasuri e gjuhës shqipe. Nëse do ta mohonim një dialekt, do të ishte sikur shqipes t’ia këpusnim njërin krah, — më tha ai.

Paskëtaj dolëm nga studioja. Në redaksinë e atëhershme binte në sy mungesa e grave, që vihej re edhe në edicionet informative. Vazhdimisht lexonin disa burra të moshuar. As cilësia gazetareske dhe gjuhësore nuk ishte në ndonjë nivel të lartë. Por misioni i asaj radioje për përçimin e vlerave të demokracisë në trevat shqiptare përmbushej.

Vajta sërish te Zyra e Personelit, ku takova zonjën Dejvis.

— Në bazë të rregullores, — më tha ajo, — duhet të paraqitesh te shefi i shërbi- mit Xhozef Paskali për të biseduar për kushtet e punës.

U paraqita atje. Më tha se rezultati i provimit tim ishte i kënaqshëm, por jo mbresëlënës. Theksoi se më nevojitej të ushtrohesha më shumë për të pasur një rendiment më të mirë në punë, nëse do të nisja aty. Më foli edhe për nivelin e pagesës. Ai më vlerësoi me gradën GS-7 (Government Service, Shërbimi Qeveritar 7). Me anë të një tabele më tregoi se sa ishte kjo pagesë. Ishte një shifër e ulët, 35 për qind më pak nga sa merrja në Seifuei, që do të thotë, një pagesë vjetore prej 7 mijë dollarësh në vit.

— Do të mendohem, — i thashë Paskalit, — dhe do të të kthej përgjigje sa më parë të jetë e mundur.

— Në rregull. Mendohu e më njofto. Nëse vendos që të vish të punosh për ne, më thuaj sa më parë që të jesh e mundur, në mënyrë që të përgatisim dokumentet për hetimet rreth të kaluarës sate në Amerikë dhe në Kosovë, sipas rregullores.

Ky proces ishte normal për çdo punonjës që rekrutohej në Zërin e Amerikës. Quhej security clearance, apo certifikatë sigurie, përmes së cilës vërtetohej se ke pastërti në veprimtarinë e së shkuarës. Në mbrëmje i telefonoj Talat Karagjozit.

— Si u ndave me Paskalin? — më tha ai.

— Edhe mirë, por edhe jo fort mirë. Më ofroi vetëm 7 mijë dollarë në vit pagesë.

Nuk di ç’të bëj pasi nuk është pagesë e lartë.

— Mos e prano! — tha Talati. — Ai ka nevojë për njerëz, dhe pasi ta refuzosh,

do të të ofrojë një pagë më të mirë.

Të nesërmen i telefonova Paskalit. I kërkova të paktën një gradë më të lartë,

që nënkuptonte një pagë paksa më të mirë.

— Nuk mundem. Aq është e shumta që mund të të ofroj, — tha Xhozef Paskali. E falënderova për mundësinë e krijuar dhe i thashë që as unë nuk mundesha

të punoja me këtë nivel pagese. Me kaq përfundoi edhe përpjekja ime e parë për të nisur punë në Zërin e Amerikës.

Vijimin nga faqja 218-222 mund ta lexoni nëse vizitoni linkun.

Komente të tjera për librin “Rrëfime lirie” publikuar në media dhe në internet i gjeni duke klikuar këtu.

The post Kontakti i parë me Zërin e Amerikës dhe me atdhetarët shqiptarë appeared first on ShaqirSalihu.com.