Zëri i Amerikës Archives - ShaqirSalihu.com

Kontakti i parë me Zërin e Amerikës dhe me atdhetarët shqiptarë
Si u njoha me Zërin e Amerikës. Autori na tregon për këtë në faqet 198-202.

Një ditë vjeshte e vitit 1972 do të ndryshonte jetën time. Me miken time Koni u ulëm në mensën e zyrës rajonale të kompanisë Seifuei. Koni më ftonte shpesh të hanim drekë bashkë në mensën e kësaj zyre, sepse në fakt mua më takonte që të drekoja në mensën e fabrikës. Në tavolinën tonë u ul edhe një punonjës ukrainas i zyrës. Quhej Ivan dhe punonte me Konin. Në bisedë e sipër i shpjegova që jam shqiptar nga Kosova, e cila për momentin ishte nën kontrollin e Jugosllavisë.

— Me çfarë je marrë në vendlindjen tënde? — më pyeti Ivani.

— Kam punuar si mësues, — iu përgjigja.

— Ju qenkeni intelektual. Paskeni punuar si arsimtar. Unë të propozoj që ti të kërkosh të bësh një punë intelektuale.

Ivani më shpjegoi se bashkëshortja e tij punonte në shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, në Uashington. Atë ditë, pas dreke, u ndamë me Ivanin. Më premtoi se do të bisedonte me të shoqen, të cilën do ta pyeste me imtësi se si bëhej rekrutimi në punë në atë institucion, si dhe do t’i kërkonte adresën e saktë. Këto të dhëna të hollësishme, më tha se do t’ia jepte mikes sime Koni, e cila do të m’i tregonte.

Pas dy ditësh u takova me Konin. Ivani ia kishte dhënë të gjitha të dhënat dhe tashmë mbetej vetëm që të shkoja e të paraqitesha te zyrat e Zërit të Amerikës në Uashington. Para se të shkoja, i telefonova Zyrës së Personelit në Zërin e Amerikës. M’u përgjigj njëra prej punonjëseve të kësaj zyre, Xhenet Dejvis. Ajo merrej me rekrutimin e nëpunësve të rinj të atij institucioni mediatik. Përcaktuam një ta- kim. Do të më prisnin paraditen e asaj dite vjeshte.

Koni më shoqëroi atë ditë me makinën e saj. Kishim adresën e Zërit të Amerikës, që gjendej në Avenynë e Pavarësisë, siç quhej, ose Independence Avenue 330. Ishte shumë pranë Kapitol-Hillit, kodrës ku ngrihet madhështore dhe krenare ndërtesa e Kongresit amerikan. Patëm pak vështirësi për ta gjetur saktësisht ndër- tesën e Zërit të Amerikës, por pas disa vërdallosjeve në atë zonë, për pak minuta ishim në vendin e duhur. Koni më tha se do të më priste në veturë.

Në hyrjen kryesore të Zërit të Amerikës kishte roje që kontrollonin çdo gjë. Dorëzova patentën, lejen e drejtimit të automjetit, si mjet identifikimi. Më pyetën për arsyen e vizitës. U thashë se kisha lënë një takim me punonjësen e Zyrës së Personelit. Prania e policisë, me rregulla të forta e të rrepta, më ftohu disi. Në zyrat qeveritare, ndryshe nga kompania private ku unë punoja, ndihej një klimë burokracie, që të bënte pesimist. Ata ishin roje që bënin punën e tyre për ruajtjen e sigurisë, por mua, që kisha vuajtur shtypjen dhe torturat e policisë sllave, m’u krijua një déjà vu dhe një pështjellim, ndonëse ai kontroll i rreptë nuk kishte të bënte me mënyrat çnjerëzore të trajtimit që serbët u bënin shqiptarëve. Pas pak minutash pritjeje, u shfaq zonja Dejvis, me të cilën kisha biseduar me telefon pak ditë më parë. Pasi më ofroi mirëseardhjen, zonja Dejvis më shoqëroi te zyrat e shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës. Shefi i shërbimit në shqip në atë kohë, Xhozef Paskali kishte një zyrë paksa të ndarë nga pjesa tjetër e redaksisë.

1972 — Autori me kolegë dhe zyrtarë të administratës së fabrikës së përpunimit të qumështit Seifuei. Nga e majta në të djathtë: Mia, një punonjëse e administratës me origjinë japoneze në fabrikë; mikja e autorit, Koni Darkin, punonjëse e administratës në fabrikë; Ivani, punonjës i administratës së fabrikës me origjinë ukrainase; drejtori i Seifueit, Dan Mallins; dhe autori Shaqir Salihu.

Sapo u përshëndetëm, zonja Dejvis më tha që të rrija pak dhe të njihesha disi me pjesëtarët e shërbimit në shqip dhe i tha zotit Paskali, që të më bënte një tur nëpër zyrat dhe studiot e Zërit të Amerikës. Më pas më tha që ta takoja para se të largohesha për një bisedë në zyrën e saj. Aty ajo do më jepte formularët përkatës që duhet të plotësoja, për t’u pranuar në provim.

Në redaksinë e shërbimit në shqip, asokohe punonin Xhevat Kallajxhi, që ndodhej në një qoshk duke shtypur në një makinë të vjetër shkrimi. Në zyrë, atë ditë ishte edhe Talat Karagjozi, Kleanth Mima dhe Lui Prifti, me sa më kujtohet. Paskali u shpjegoi që unë isha një kandidat i mundshëm për të nisur punë në Zërin e Amerikës. Së bashku me Paskalin dolëm nga zyra për të vizituar disa studio dhe dhomën e lajmeve. Kur dolëm në korridor, Talat Karagjozi erdhi dhe më dha numrin e tij të telefonit e më tha që të kontaktoja me të e të bisedoja.

Pas një turi nëpër mjedise të ndryshme në Zërin e Amerikës me Xhozef Pas- kalin, shkova te zyra e zonjës Xhenet Dejvis. Ajo më dha disa formularë që duhej t’i plotësoja. Në bazë të atyre formularëve, Zyra e Personelit do të vendoste nëse do të më merrte në provim për t’u pranuar ose jo në Zërin e Amerikës. Ata do të më dërgonin një letër, përmes së cilës më kthenin përgjigje. U largova së bashku me Konin, e cila më priste jashtë, dhe mbeta në pritje të përgjigjes.

Një javë më vonë mora një përgjigje pozitive. Më njoftonin që duhet të plotësoja edhe disa dokumente të tjera që nuk i kisha bërë atë ditë. Provimin ma caktuan në shkurt të vitit 1973. Para se të shkoja në provim i telefonova edhe Talat Karagjozit, ashtu siç më këshilloi ditën e parë. Për të më ndihmuar, Talati më shpjegoi se si funksiononte provimi. Më tha se kur hyja në provim më jepnin edhe një fjalor anglisht–shqip, për t’u këshilluar për ndonjë fjalë të veçantë.

Ditën e përcaktuar nga Zyra e Personelit, u paraqita në Zërin e Amerikës për provimin. Zonja Dejvis më priti sërish. Më dha një fjalor anglisht–shqip, disa materiale në anglisht, si dhe një makinë shkrimi. Më tha se kisha katër orë kohë për ta kryer përkthimin. Më duhej që të përktheja një artikull të gjatë, që ishte një editorial i Zërit të Amerikës. Ishte një bllok lajmesh, me njoftime të ndryshme nga bota. Bëhej fjalë për ngjarjet e asaj jave. Gjithashtu ishte një analizë politike në gjuhën angleze, po e asaj jave.

Zonja Dejvis më këshilloi që në rast se hasja vështirësi në përkthimin e një fjale apo fraze të caktuar, të kapërceja, në mënyrë që të mos humbisja shumë kohë dhe të mbetesha pa e kryer provimin brenda orarit të caktuar. Gjatë testimit ndesha me disa fjalë, të cilat edhe me ndihmën e fjalorit nuk munda t’i përshtasja saktë në tekst. Ndoqa këshillën e zonjës Dejvis dhe i anashkalova, duke lënë një shënim të vogël në gjuhën shqipe, ku shkruaja që nuk e kisha të qartë si fjalë.

Pas përkthimit të atyre pjesëve, sipas rregullores së provimit, komentin editorial e lexova në një prej studiove. Ai zë u regjistrua në një kasetë audio dhe do të vlerësohej nga producenti Lui Prifti. Përmes këtij regjistrimi, ai do të përcaktonte nëse zëri im ishte i përshtatshëm apo jo për transmetim radiofonik. Të gjitha ato materiale ia dorëzova zonjës Dejvis sipas orarit të caktuar. Dosjen time, më vonë, ajo do ta dërgonte te shefi i shërbimit në shqip të VOA-s, Xhozef Paskali. Unë nuk e di se cili e ka bërë vlerësimin tim, por sipas rregullores, ato materiale Paskali ia jepte redaktorit Piter Tiko për ta shqyrtuar, ndërsa kasetën audio me zërin tim, ia jepte producentit, Lui Prifti, i cili po ashtu do të më vlerësonte.

U largova nga Zëri i Amerikës dhe për disa ditë vijova punën në fabrikën e Seifueit në Merilend, në pritje të përgjigjes. Nuk vonoi shumë dhe pas një jave, zonja Dejvis më lajmëroi se ishte e lumtur që po më informonte se provimi im ishte i pranueshëm dhe se kur të kisha kohë, të paraqitesha atje për të diskutuar për hollësitë e tjera.

23 janar 1973 — Faksimile e letrës nga Zyra e Personelit e VOA-së
për pranimin e aplikimit të Shaqir Salihut dhe ku kërkonin disa të dhëna shtesë përpara procedurave të fundit për pranimin në punë

Shkova edhe njëherë në zyrat e Zërit të Amerikës dhe u takova me shefin e shërbimit shqip, Xhozef Paskali. Ndoqa edhe një edicion radiofonik me producentin Lui Prifti. Ishte edicioni i mesditës, i orës 12, ose 6 pasdite, sipas kohës ven- dore në Shqipëri.

Në studion e transmetimit ishte Talat Karagjozi dhe Ruzhdi Daca. Për mua ishte një kënaqësi që ndodhesha i pranishëm në një moment ku Zëri i Amerikës transmetonte drejtpërdrejt në trevat tona. Sapo nisën transmetimin, ajo që më bë- ri përshtypje ishte shqipja që përdorën dy folësit. Njëri prej tyre, Ruzhdi Daca fliste një shkodranishte të pastër, ndërsa Talat Karagjozi, me dialektin e theksuar të toskërishtes. U habita se si në të njëjtin edicion lajmesh, kishte dialekte diamet- ralisht të ndryshëm.

Lui Prifti, një njeri shumë i mirë dhe i qeshur, më shpjegoi se kjo ishte një gjë normale te Zëri i Amerikës.

— Dialektet janë një pasuri e gjuhës shqipe. Nëse do ta mohonim një dialekt, do të ishte sikur shqipes t’ia këpusnim njërin krah, — më tha ai.

Paskëtaj dolëm nga studioja. Në redaksinë e atëhershme binte në sy mungesa e grave, që vihej re edhe në edicionet informative. Vazhdimisht lexonin disa burra të moshuar. As cilësia gazetareske dhe gjuhësore nuk ishte në ndonjë nivel të lartë. Por misioni i asaj radioje për përçimin e vlerave të demokracisë në trevat shqiptare përmbushej.

Vajta sërish te Zyra e Personelit, ku takova zonjën Dejvis.

— Në bazë të rregullores, — më tha ajo, — duhet të paraqitesh te shefi i shërbi- mit Xhozef Paskali për të biseduar për kushtet e punës.

U paraqita atje. Më tha se rezultati i provimit tim ishte i kënaqshëm, por jo mbresëlënës. Theksoi se më nevojitej të ushtrohesha më shumë për të pasur një rendiment më të mirë në punë, nëse do të nisja aty. Më foli edhe për nivelin e pagesës. Ai më vlerësoi me gradën GS-7 (Government Service, Shërbimi Qeveritar 7). Me anë të një tabele më tregoi se sa ishte kjo pagesë. Ishte një shifër e ulët, 35 për qind më pak nga sa merrja në Seifuei, që do të thotë, një pagesë vjetore prej 7 mijë dollarësh në vit.

— Do të mendohem, — i thashë Paskalit, — dhe do të të kthej përgjigje sa më parë të jetë e mundur.

— Në rregull. Mendohu e më njofto. Nëse vendos që të vish të punosh për ne, më thuaj sa më parë që të jesh e mundur, në mënyrë që të përgatisim dokumentet për hetimet rreth të kaluarës sate në Amerikë dhe në Kosovë, sipas rregullores.

Ky proces ishte normal për çdo punonjës që rekrutohej në Zërin e Amerikës. Quhej security clearance, apo certifikatë sigurie, përmes së cilës vërtetohej se ke pastërti në veprimtarinë e së shkuarës. Në mbrëmje i telefonoj Talat Karagjozit.

— Si u ndave me Paskalin? — më tha ai.

— Edhe mirë, por edhe jo fort mirë. Më ofroi vetëm 7 mijë dollarë në vit pagesë.

Nuk di ç’të bëj pasi nuk është pagesë e lartë.

— Mos e prano! — tha Talati. — Ai ka nevojë për njerëz, dhe pasi ta refuzosh,

do të të ofrojë një pagë më të mirë.

Të nesërmen i telefonova Paskalit. I kërkova të paktën një gradë më të lartë,

që nënkuptonte një pagë paksa më të mirë.

— Nuk mundem. Aq është e shumta që mund të të ofroj, — tha Xhozef Paskali. E falënderova për mundësinë e krijuar dhe i thashë që as unë nuk mundesha

të punoja me këtë nivel pagese. Me kaq përfundoi edhe përpjekja ime e parë për të nisur punë në Zërin e Amerikës.

Vijimin nga faqja 218-222 mund ta lexoni nëse vizitoni linkun.

Komente të tjera për librin “Rrëfime lirie” publikuar në media dhe në internet i gjeni duke klikuar këtu.

The post Kontakti i parë me Zërin e Amerikës dhe me atdhetarët shqiptarë appeared first on ShaqirSalihu.com.

Zëri i Amerikës: Fillimi në një mot të vështirë
Zëri i Amerikës, si u themelua kjo media, rrëfehet në faqet 218-222 të librit.

Lufta e Dytë Botërore hyri në vitin e tretë në vjeshtë 1941. Sunduesit autoritarë që kishin marrë pushtetin në Gjermani, Itali e Japoni po nënshtronin një nga një vendet e pavarura të Botës së Vjetër. Popujt po përjetonin tmerrin e konfliktit më të egër të historisë dhe në mbarë rruzullin qenë përhapur drithërimat për ekzistencën e qytetërimit njerëzor. Shtetet e Bashkuara ishin përpjekur të ruanin deri vonë neutralitetin. Por si vend demokratik, Amerika nuk e shihte me sy të mirë përhapjen e Fuqive të Boshtit dhe filloi të përkrahte kundërshtarët e tyre. Amerikanët, megjithatë, nuk ishin të gatshëm për luftë. Shtetet e Bashkuara nuk ishin këndellur ende mirë nga vuajtjet e “Depresionit të Madh”, krizës më të rëndë ekonomike në historinë e vendit. Ndërsa edhe kujtimet e Luftës së Parë Botërore i kishin shtyrë shumë amerikanë të urrenin konfliktin e armatosur dhe të besonin në paqe dhe dialog si rrugë për zgjidhjen e problemeve.

Mirëpo, siç thotë kolegu Dejvid Xharmul, duke përshkruar periudhën mes luftërave botërore, udhëheqësit autoritarë të asaj kohe, “ishin më fort të dëgjueshëm ndaj rraptimave të çizmeve të ushtarëve sesa ndaj fjalëve fisnike të paqes.” Lufta qe e pashmangshme, çfarë u vërtetua në mëngjesin e 7 dhjetorit, kur japonezët sulmuan territorin sovran të ShBA-së. Avionët luftarakë të shtetit aziatik zunë amerikanët të papërgatitur, duke sulmuar befasishëm bazën ushtarake në Përl Harbor, në ishujt e Havait në Paqësor. Ngjarja tronditi publikun në tokën amë apo trevat kryesore të vendit në Amerikën Veriore. Ajo ditë, tha presidenti Franklin Delano Ruzvelt, është “datë që do të jetojë në turp”.

Kongresi i shpalli luftë Japonisë më 8 dhjetor, duke shënuar hyrjen e ShBA-së në Luftën e Dytë Botërore. Sakaq, vendi u gjend në një konflikt për të cilin nevojiteshin përgatitje të shumëfishta dhe të gjithanshme. Për dallim nga regjimet autoritare, Shtetet e Bashkuara nuk ishin përqendruar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Por përveç armëve e municionit, amerikanët po përballeshin me sfida në shumë fusha të tjera. Ndërsa kishin hyrë në një luftë ku do të luftonin përkrah popujve të tjerë, ata panë nevojën edhe për të fuqizuar mjetet e informimit dhe komunikimin me botën e jashtme.

Nga transmetimet e hershme të Zërit të Amerikës: gazetari Rober Bauer lexon lajmet në gjuhën gjermane

Në orvatjet e para drejt atij qëllimi, Zyra e Bashkërendimit të Informimit (Office of the Coordination of Information, COI), agjenci e administratës së presidentit Ruzvelt, u angazhua për themelimin e një transmetuesi publik të ShBA-së. Valët e radios mundësonin një platformë të volitshme për komunikim dhe shfrytëzimi i tyre qe bërë i patjetërsueshëm që prej fillimit të luftës. COI mblodhi mendje të shquara të kohës nga fusha të ndryshme — gazetari, gjuhësi, letërsi, diplomaci, art, teatër e inxhinieri — me qëllimin e vetëm për t’i sjellë publikut ndërkombëtar the Voice of America — Zërin e Amerikës.

Në atë periudhë, transmetimet në radio, përfshirë programet në gjuhë të huaja, ishin veprimtari e kompanive private në Shtetet e Bashkuara. Siç kujton gazetari Alan Hajll, qeveria amerikane i hyri kësaj pune shumë vonë. “Bashkimi Sovjetik,” shkruan ai, “kishte dy dekada përvojë; Britania, një dekadë; dhe Franca e Gjermania, gati një dekadë.” E vetmja përvojë në transmetime ndërkombëtare e amerikanëve kishte qenë në vitin 1940, kur ishin përgatitur disa programe radioje për Amerikën Latine. Por tani rrethanat dhe nevojat po shënonin një kthesë dhe amerikanët ishin gati të linin gjurmët e tyre në një punë të re.

Në shkurt 1942, Zëri i Amerikës filloi transmetimin me një program në gjuhën gjermane. Uilliam Harlan Hejll, “autor librash dhe moderator me përvojë që fliste gjermanishten me një çik theksi amerikan,”18 lexoi fjalët e para për dëgjuesit në kontinentit e vjetër: “Ju flet Zëri i Amerikës… Sot, e prej tani përditë, do t’ju flasim për Amerikën dhe luftën… Lajmet mund të jenë të mira ose të këqija për ne. Por ne do t’ju themi të vërtetën.”

Zëri i Amerikës kremton themelimin më 24 shkurt.

Siç rikujton Alan Hajll, autor i një libri gjithëpërfshirës mbi Zërin e Amerikës, programi i parë u përgatit në atë datë por nuk arriti të transmetohej në Europë deri më 25 shkurt. Mirëpo fotografi Kris Kern, ish-punonjës i VOA-së, mendon se emisionet e radios duhet të kenë filluar shumë më herët, të paktën më 1 shkurt.  Në këtë përfundim, Kerni arrin duke marrë për bazë skriptin më të hershëm që kemi në dispozicion për emisionin në gjuhën gjermane. Në atë dokument figuron data 3 shkurt dhe nga përmbajtja kuptohet mirë që nuk është emisioni i parë. Dokumente që vërtetojnë datën 1 shkurt nuk janë ruajtur. Por duke marrë për bazë skriptin e 3 shkurtit, në të cilin vërehet edhe numri romak III, autori Kern sugjeron se Zëri i Amerikës mund të ketë filluar transmetimet më herët qysh më datën 1 të muajit. Fillimin e emisioneve të radios ditën e parë të muajit e pranon edhe historia zyrtare e Zërit të Amerikës, që për më tepër thekson se programi i parë u transmetua “56 ditë pas sulmit japonez në Përl-Harbor dhe hyrjes së Shteteve të Bashkuara në LIIB.”

Cilado qoftë data e saktë, puna në vazhdim u intensifikua dhe shpejt nisën transmetimet edhe frëngjisht, italisht dhe anglisht në programe çerekorëshe. Zëri i Amerikës filloi të bënte bujë dalëngadalë dhe të krijonte risi me mënyrën e veçantë të transmetimit. Emisionet, posaçërisht programi Amerika thërret Europën, filluan të emetoheshin me zëra të ndryshëm: njëri folës lexonte lajmet kryesore e të tjerët lexonin citatet e hollësi, duke u dhuruar përmes fuqisë së zërit të tyre një ngjyrim më njerëzor ngjarjeve të zymta të asaj kohe. Një synim tjetër ishte edhe që Zëri i Amerikës të shkëputej nga tradita e transmetuesit britanik BBC, që jepte lajmet me vetëm një folës.

Ditët e para të Zërit të Amerikës nuk ishin aspak të lehta. Gazetarët, redaktorët, teknikët e inxhinierët po përgatisnin materialet në hapësirë të pamjaftueshme për punë në zyrat e ndërtesave që ishin marrë me qira në qytetin e Nju-Jorkut. Sa për ta rritur edhe më shumë tollovinë, për të gjithë institucionin ishin në gatishmëri fillimisht vetëm dy studio. S’kishin faj folësit që, siç rikujton Hejlli, duke hyrë e dalë shpejt e shpejt nga studiot t’i shkelnin këmbën njëritjetrit apo prej ngarkesës së punës të këmbenin dhe ndonjë fjalë të pakëndshme. Por ato nuk paraqitën pengesë që lajmet e Zërit të Amerikës të linin vragën e tyre anembanë dhe t’u sillnin shpresë popujve të pushtuar. Dëgjuesit nga Franca dërguan letër qysh në atë kohë, duke përshkruar me mirënjohje rolin e radios amerikane. “Me aq padurim i presim fjalët tuaja,” shkruan francezët, “dhe aq shpejt përhapen ato në mesin tonë.” Mbase po aq me ngut sa edhe përgatiteshin lajmet për transmetim nga brigjet perëndimore të Atlantikut.

Qeveria federale u përpoq të vërë në dukje sukseset e Zërit të Amerikës edhe përmes një hulumtimi më 1943. Siç shkruante revista Time, raporti qeveritar ishte vetëm një përmbledhje e njoftimeve të rastit. Por për kohën, ato mund të shërbenin si tregues i mirë për fuqinë e tejçuesit amerikan në Europën e kapluar nga lufta. Në Zvicrën e papushtuar, shtypi botonte reklama për programin e Zërit të Amerikës, kurse gazetat ilegale të Polonisë ishin përplot me lajme nga radioja amerikane. Aq më tepër, vetë transmetuesit gjermanë dhe italianë kishin filluar të kundërshtonin Zërin e Amerikës.

Një shkrim i po atij viti, ndërkaq, është tejet kritik ndaj radios amerikane. Duke përmendur si burim të dhëna zbulimi në Itali, revista Time thotë se disa dëgjues antifashistë nuk ishin të kënaqur me programet e Zërit të Amerikës. Për nga toni mund të dyshohet se artikulli paraqet vetëm ankesat, por jo dhe lëvdatat e italianëve, ndonëse përmenden hapa konkretë që amerikanët kanë ndërmarrë për të përmirësuar dhe zgjeruar rolin e radios së tyre. Në fakt, kritikat e mediave private përsëriteshin herahershëm dhe nuk duhet parë më shumë se një zhvillim i konkurrencës. Ishin gazetat amerikane ato që e bënë të madhe një koment jodiplomatik të Zërit të Amerikës, që quante Viktor Emanuelin III “mbret i vocërr e tutkun” (“moronic little king”), në një kohë kur ai po kalonte në anën e Aleatëve.

Mirëpo gjuha e ashpër në rastin e monarkut italian flet për pavarësinë që gëzonte Zëri i Amerikës. Komenti pati pasoja për disa prej drejtuesve të Zërit që u detyruan të largohen, por radioja vetëm sa intensifikoi përpjekjet e vazhdueshme në ndjekje të së vërtetës.

Zëri i Amerikës u ndodh në ballë të njoftimeve për zhvillimet e luftës, si në ditët e vështira por edhe gjatë kthesës së madhe. Në fakt, vetëm duke tejçuar pa hile të vërtetën, përkundër lajmeve të këqija për Aleatët, VOA ia doli të fitonte besimin e dëgjuesve, madje dhe armiqve të Amerikës. Në edicionet e lajmeve të asaj kohe, u njoftua për disfatat e Aleatëve në Paqësor dhe gjetkë, sikur për të përgatitur terrenin për lajmet e mira që do të vinin. Xhon Hauzmen, kreu i Zërit të Amerikës në atë kohë, shpjegoi më vonë se vetëm duke treguar të vërtetën “do të mund të fitonim namin për ndershmëri, që shpresonin të na shpaguhej në atë ditë të largët por të pashmangshme kur do të fillonim të transmetonim për pushtimet dhe fitoret tona.” Kjo me gjasë luajti rol edhe në fillimin e kthesës në rrjedhën e luftës, kur njoftimet e Zërit të Amerikës për zbarkimin e amerikanëve e britanikëve në Afrikën Veriore patën jehonë të vërtetë në Europë.

Lexoni faqet 271-280 të librit duke klikuar këtu.

Mësoni më shumë rreth librit “Rrëfime lirie” duke vizituar këtë link.

The post Zëri i Amerikës: Fillimi në një mot të vështirë appeared first on ShaqirSalihu.com.

Tradhtia e madhe: Si u eliminuan kosovarët e VOA-s
Zëri i Amerikës në shqip dhe eliminimi i mozaikut kombëtar. Mësoni më tepër duke lexuar faqet 271-280 të librit.

Vitet 1985–1986 shënuan krijimin e një Shqipërie të plotë në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës. Në këtë periudhë, pjesë e seksionit tonë u bënë gazetarë e punonjës nga thuajse të gjitha anët e katër vilajeteve të famshme. Aleko Bimbli ishte nga Korça; Pëllumb Koka vinte nga Delvina; Zoi Shyti nga zona e Myzeqesë; Kleanth Mima nga Elbasani; Isabela dhe Zamira Islami vinin nga Tirana; shefi i shërbimit Gasper Kiçi ishte me origjinë nga Shkodra, ndërsa Xhevdet Hoxha ishte nga Kopliku; Gjekë Gjonlekaj vinte nga trevat shqiptare në Malin e Zi; Ramadan Disha vinte nga trevat shqiptare në Maqedoni, nga Dibra e Madhe; Afrim Luboteni vinte nga Prizreni, ndërsa unë, Shaqir Salihu, vija nga Lipjani, rrethinë pranë Prishtinës.

Nuk kishim vetëm shqiptarë me origjinë nga zona e Çamërisë, e cila i ishte shkëputur trungut amë padrejtësisht më 1913, për t’iu dhënë Greqisë. Meqenëse ndonjë fundjavë vinte të punonte edhe Elez Biberaj, mund të themi se kishim edhe shqiptarë me prejardhje nga Tropoja.

Në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës u krijua një lloj mozaiku kombëtar. Kolegët e mi vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë. Zemra më bëhej mal nga lumturia. Ishte kënaqësi e veçantë që më në fund, pas shumë vitesh në Amerikë, më ishte krijuar mundësia që të punoja me vëllezërit e motrat shqiptarë. Me ta flisnim të njëjtën gjuhë, kishim të njëjtat tradita. Shkoja në punë me gëzim. Fakti që flisnim në dialekte të ndryshme dhe nëndialekte nuk na pengonte. Të gjithë mundoheshim t’i afroheshim sa më shumë shqipes standarde, në të shkruar dhe në leximet e lajmeve. Në grup ishte krijuar harmoni.

Kjo harmoni, fatkeqësisht nuk do të zgjaste shumë. Fryma e bashkëpunimit në grup dhe entuziazmi nisën të lëkunden në momentin kur shefi i shërbimit, Kiçi nisi të favorizonte Isabelën, të cilën donte ta bënte editore. Isabela Islami nisi punë më 1 korrik 1985 në Zërin e Amerikës me gradën GS-9, ashtu si të gjithë ne, dhe siç është rregullorja për punonjësit e rinj. Në momentin që një punonjës i ri nis punë në Zërin e Amerikës me gradën GS-9, nuk mund të rritet në detyrë me gradën tjetër GS-11, pa kaluar të paktën një vit. Ndërsa për të qenë editor, jepet grada GS-12.

Në mars të vitit 1986, Gasper Kiçi i shkruan sindikatës së punonjësve të Zërit të Amerikës se Isabela ishte tashmë me gradën GS-11. Por si mund të ishte ajo me këtë gradë, kur nuk kishte bërë ende një vit punë? Ka vetëm një përjashtim nga ky rregull, kur një punonjës i caktuar ka aftësi të jashtëzakonshme dhe përvojë disa vjeçare në gazetari, mund ta nisë punën me GS-11. Por ky nuk ishte rasti i Isabelës.

7 mars 1986 — Faksimile e letrës së sindikatës së punonjësve të VOA-së për Gasper Kiçin, të cilit i drejtonin pyetje për t’i kërkuar të dhëna mbi mënyrën e gradimit të Isabelës dhe për trajnimin e saj si editore, pas ankesës së autorit.

21 mars 1986 — Faksimile e letrës së Kiçit për sindikatën e punonjësve të VOA-së, ku iu përgjigjet pyetjeve të letrës së tyre, dërguar më 7 mars 1986. Shih në dy faqet paraardhëse.

4 prill 1986 — Faksimile e letrës së Kiçit për sindikatën e punonjësve të VOA-së, ku u përgjigjet pyetjeve të letrës së tyre, dërguar më 31 mars 1986 për punonjësit që po trajnonte për editorë.

Gjatës kohës kur Kiçi po e ushtronte në mars të vitit 1986 Isabelën për editore, anëtarët më me përvojë të stafit ndiheshin të diskriminuar. Me shpresën për të parandaluar një përçarje fatale në ekipin tonë, kontaktova sindikatën ku paraqita situatën që Isabela Islami po privilegjohej dhe favorizohej në dëm të anëtarëve të tjerë të stafit. Më poshtë, mund të shihni përmes faksimileve të gjithë letërkëmbimet e Kiçit me sindikatën në lidhje me këtë çështje.

Ai iu përgjigj sindikatës se përveç Isabelës, ai po ushtronte edhe Xhevdet Hoxhën dhe Pëllumb Kokën, gjë që në fakt nuk ishte e vërtetë, pasi ne ishim aty gjithë kohën dhe e shihnim se ç’ndodhte. Kiçi ishte i përqendruar vetëm tek Isabela.

Kjo më bëri që të shkoja te drejtori i Divizionit të Europës, Eduard Meinlend, të cilit iu ankova se përse Kiçi po favorizonte Isabela Islamin, e cila nuk ishte as nënshtetase amerikane, nuk kishte më shumë përvojë pune se shumë të tjerë prej nesh dhe mbi të gjitha nuk ishte e qartë se si kishte kapërcyer nga grada GS-9 në GS-11.

— Unë dua që të qartësohet kjo çështje. Shefi i shërbimit po favorizon Isabela Islamin, duke e trajnuar për editore dhe ne të tjerët jo. Sindikatës i ka thënë se po ushtron tre vetë, por kjo s’është e vërtetë. Ai duhet t’u japë të gjithëve mundësi konkurrimi, madje jo vetëm ata që ka përmendur po edhe mua dhe një koleg tjetër nga Kosova, që na ka lënë jashtë, — i thashë shefit të divizionit.

— Unë nuk e di këtë. Nuk më ka informuar njeri. Ta thërrasim Gasper Kiçin dhe ta sqarojmë këtë situatë, — m’u përgjigj Meinlend.

Menjëherë thërriti Kiçin për të na ballafaquar.

— Është e vërtetë kjo që më tha zoti Salihu që ti po favorizon një punonjëse duke e ushtruar për editore, e cila nuk ka nënshtetësi amerikane dhe ke lënë jashtë të paktën dy shtetas amerikanë, me më shumë përvojë? — e pyeti shefi i divizionit Meinlend zotin Kiçi.

— Jo. Nuk është e vërtetë, — iu përgjigj Kiçi. — Unë po ushtroj edhe dy të tjerë, Xhevdet Hoxhën dhe Pëllumb Kokën. Zoti Meinlend, unë nuk mund të ushtroj zotin Salihu, as zotin Disha, sepse ata nuk kanë ndjekur kurrë shkollat shqipe dhe janë nga Serbia.

— Zoti Meinlend, kjo nuk është e vërtetë! — ndërhyra. Unë jam nga Kosova. Është e vërtetë që sot Kosova është e pushtuar dhe gjendet nën Serbinë, por që të thuash që unë nuk di shqip, kur kjo është gjuha e nënës për mua, është absurde. Gasper Kiçi ka qenë ai që më ka marrë mua në punë kur kam dhënë provimin për punonjës të përhershëm. Ai, si zëvendësshef i shërbimit, dhe Frank Shkreli madje më kanë graduar nga GS-9 në GS-11.

Zoti Meinlend i tërhoqi vërejtje zotit Kiçi dhe e urdhëroi që të trajnojë edhe të tjerët.

— Do ta afishoj lajmërimin për punën, — tha Kiçi.

Ka mundësi që Kiçi nuk e bëri kurrë këtë, që të afishojë në korridoret e Zërit të Amerikës, te stenda e madhe e lajmërimeve, njoftimin që shërbimi në shqip kishte nevojë për dy editorë. Ose mund ta ketë afishuar për fare pak kohë në prill të atij viti, duke e hequr shumë shpejt. Sipas rregullores, shefi i shërbimit shkon te Zyra e Personelit dhe u jep detajet për vendin e punës vakant dhe për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët. Bëhen dy kopje. Njërën e mban Zyra e Personelit dhe tjetrën e merr shefi i shërbimit për ta vënë te stenda e lajmërimeve. Ai mund t’i ketë kryer të gjitha këto procedura, por dyshoj nëse e ka afishuar në stendë. Edhe nëse e ka bërë e ka lënë për një periudhë shumë të shkurtër kohore.

Disa javë më vonë, në muajin maj të vitit 1986 me sa më kujtohet, gjatë mbledhjes së përditshme editoriale të mëngjesit, shefi i shërbimit Gasper Kiçi erdhi dhe tha:

— I përgëzoj Xhevdet Hoxhën dhe Isabela Islamin! Ata ishin të vetmit kandi- datë që iu përgjigjën konkursit që shpalli Zyra e Personelit për dy vendet e punës si editor, me gradën GS-12.

Ishim të gjithë të pranishëm. Unë pashë me habi Ramadanin, i cili gjithashtu po më shikonte në të njëjtën mënyrë. U befasuam pasi nuk dinim asgjë për asnjë lloj konkursi. Nuk mund të qëndroja pa reaguar.

— Zoti Kiçi, neve nuk e kemi parë njoftimin për atë konkurs.

— Nuk është faji im që nuk e keni parë. Ka qenë i afishuar në stendë për dy javë, — u përgjigj Kiçi.

Një tradhti e madhe ishte bërë në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës. Menjëherë pas edicionit informativ radiofonik të mesditës, shkova te drejtori i Zyrës së Personelit, Glen Satën, në katin e parë.

— Zoti Satën, kemi një problem shumë të madh në shërbimin në shqip. Sot, zoti Kiçi njoftoi se dy anëtarë të shërbimit tonë janë graduar me GS-12, gjoja se kanë konkurruar për dy poste editori.

— Kush tjetër kërkonte të merrte pjesë në konkurs? — më pyeti.

— Përveç meje, është edhe Ramadan Disha.

— Në rregull. Ftoje edhe zotin Ramadan Disha të vijë të më takojë.

E njoftova Ramadanin me telefonin e zyrës së zotit Satën. Mbërriti pa u vonuar shumë. Ai e zotëronte në mënyrë të përsosur anglishten.

— Zoti Satën është e pabesueshme! E pabesueshme! — i tha Ramadani zotit Satën, me një shprehi habie që ende qëndronte e pllakosur në fytyrën e tij. — Ai njeri është i çmendur pas asaj gruaje.

— Ju jeni shtetas amerikan?! — i tha zoti Satën Ramadanit, i mahnitur nga anglishtja e tij e shkëlqyer.

— Po, zoti Satën. Jam shtetas amerikan. Kam punuar si gazetar në Kosovë.

Kam studiuar për gazetarinë radiofonike dhe televizive në Kolegjin “Bruklin” në Nju-Jork. Ndërsa ajo gruaja, që Kiçi e ka bërë thuajse shefe, nuk di anglisht.

— Zotërinj, — tha Satën, — shkoni në zyrën tuaj. Bëni punën tuaj dhe mos bëni asgjë që mund ta acarojë situatën. Mos u ngatërroni as me Kiçin. Por ju premtoj se do ta thërras dhe do ta çoj këtë çështje deri në fund.

Ne nuk e dimë nëse Satën e ka thërritur në zyrë apo jo Kiçin dhe nëse e ka vënë në dijeni drejtorin e Divizionit të Europës, Eduard Meinlend. Por, një nga ato ditë, Kiçi erdhi dhe na njoftoi se Zyra e Personelit e kishte anuluar atë kon- kurs. Kiçi u tmerrua nga gjithë ai bumerang që i erdhi pas lojës së tij për të ndih- muar Isabelën. Ndërsa në shërbimin tonë, konflikti u thellua. Përçarja në mesin tonë u bë edhe më e madhe dhe harmonia që ishte krijuar në atë mozaikun kom- bëtar, tashmë ishte shkatërruar.

Me Xhevdet Hoxhën, deri atëherë kisha marrëdhënie të mira, por ai u ftoh me mua. Ne nuk kishim gjë me të, pasi ai i plotësonte kushtet (shtetas amerikan, vitet dhe aftësitë), por e kishim me Isabelën, e cila përfitoi pa të drejtë. Rregullat e promovimit ishin krijuar që të shmangnin pikërisht këto lloj situatash. Tani marrëdhënia jonë pësoi krisje. Xhevdeti u bë palë me atë që ne atëherë e quanim “Grupi i Kiçit”.

Kriza që kaploi seksionin, ndikoi edhe në rënien e moralit në punë. Në grupin tonë, gjatë ditës së punës, pllakoste heshtja dhe një qetësi shurdhuese. Puna vazhdonte, por jo me entuziazmin e mëparshëm. Gradimi i tyre u anulua dhe ata u kthyen me pagën e mëparshme, jo me atë të editorit. Por Xhevdeti dhe Isabela vijonin të redaktonin si editorë të përkohshëm, pasi Kiçi e kishte kërkuar këtë, sepse sipas tij, kishte nevojë për ndihmë. Ne, sipas Kiçit, nuk dinim shqip dhe vetëm Xhevdeti e Isabela mund ta ndihmonin.

Grupi i Kiçit nisi edhe diskriminimin ndaj meje dhe Afrimit e Ramadanit. Na trajtonin si persona të dorës së dytë. Personalisht më duhej të tregoja shumë kujdes në punën time dhe vetëpërmbajtje në veprime, sepse në çdo moment, mund të bija pre e provokimeve të tyre.

Nuk e kuptoj, por më ishte krijuar ndjesia që një pjesë e shqiptarëve të Shqi- përisë Londineze kishin krijuar një stereotip për ne shqiptarët e Kosovës, si mbështetës të Enver Hoxhës. Vetë kolegu im nga Kopliku, Xhevdet Hoxha, më kishte thënë kur erdhi në punë në 1984-tën, se ne kosovarët jemi të marrë, sepse simpatizojmë Enverin. “Vetëm mbajeni mend se dajaku i vëllait është më i rëndë se dajaku i shkjaut.”

Këtë e vërtetova më së miri gjatë atyre viteve, kur u diskriminuam nga vëllezërit tanë shqiptarë, në shërbimin tonë, në Zërin e Amerikës. Për mua kjo krijoi një plagë të madhe në zemër. Vetëm pak muaj, pasi më në fund mendova se kishim krijuar një Shqipëri të madhe në atë seksion, ëndrra m’u fashit. Edhe shpresa për bashkimin kombëtar bashkë me të.

Shumë vite më vonë mora vesh një të vërtetë të hidhur lidhur me këtë çështje. Në atë kohë, miku im Ramadan Disha u zmbraps nga beteja jonë. Vonë mësova se kjo kishte ardhur si pasojë e një shantazhi të ulët që ishte bërë ndaj tij. Në atë kohë, Disha, pavarësisht aftësive të tij të spikatura në leximin radiofonik dhe në përkthim, ishte ende një punonjës në provë. Kjo do të thotë se ndonëse punonte aty çdo ditë, shefi mund ta hiqte në çdo kohë, brenda një periudhe nëntëmujore.

Shefi i shërbimit duhet të bënte një vlerësim të punës së tij dhe varësisht nga ecuria, pas nëntë muajsh vendoste nëse duhet ta mbante në punë apo jo. Pavarësisht nga ecuria tepër e mirë e Ramadanit, ndryshe nga siç vetë thotë se ishte mirë më parë, Kiçi e ndryshon skajshmërisht vlerësimin ndaj tij. Kjo, sipas meje, kishte vetëm një shpjegim: shantazh ndaj Ramadanit që të tërhiqej nga ajo betejë që unë kisha nisur me të. Më poshtë po ju sjell një faksimile të faqes së parë dhe të fundit të vlerësimit të Kiçit për Dishën. Unë ju siguroj që ky vlerësim nuk është aspak objektiv. Aftësitë e Dishës sa vinin e përmirësoheshin çdo ditë, ashtu siç shtohej edhe zelli i tij për punën.

Letra e vlerësimit të Kiçit për Ramadan Dishën. Pas kësaj letre, rrjedhimisht ai u tërhoq dhe në këtë mënyrë u mundësua që të qëndronte ende në punë. Faqja 1.

Letra e vlerësimit të Kiçit për Ramadan Dishën. Pas kësaj letre, rrjedhimisht ai u tërhoq dhe në këtë mënyrë u mundësua që të qëndronte ende në punë. Faqja 2.

I ndodhur para situatës kur zyrtarët amerikanë të VOA-së e kuptuan qartë se kishin të bënin me diskriminim të hapur, Gasper Kiçi e pa se do të dilte i humbur nëse do të shpallte një konkurs tjetër. Ai nuk mund të zgjidhte më të njëjtët njerëz. Në verë 1986, Kiçi dha dorëheqje, duke dalë në pension. Situata bëri që ai të tërhiqej. Nuk mund ta them me siguri, por ndoshta ai ka qenë edhe nën trysninë e zyrtarëve të lartë të Zërit të Amerikës, në mënyrë që të mos përçahej shërbimi ynë, që mund të shkonte deri në mbyllje.

Zyra e Personelit shpalli konkursin për zgjedhjen e një shefi të ri të shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës. Për këtë pozicion, brenda shërbimit tonë nuk ishte asnjëri në gjendje të konkurronte, pasi nuk kishim gradën GS-12, që nevojitej në këtë rast. Në Zërin e Amerikës, por jo në shërbimin në shqip, të kualifikuar për këtë pozitë ishin vetëm Elez Biberaj, i cili asokohe punonte si ndihmës në një zyrë në Agjencinë Amerikane të Informimit dhe ndonjë fundjavë vinte të punonte te ne, për të na ndihmuar. Elezi kishte edhe doktoratë për shkenca politike. Ndërsa Frank Shkreli, i cili punonte si këshilltar për programin në zyrën e Divizionit të Europës, nuk ishte i interesuar.

Në këtë mënyrë, për postin e shefit të seksionit tonë, garuan Elez Biberaj dhe Artur Robert Bajron, një amerikan me origjinë shqiptare dhe me një shkollim mbresëlënës. I lindur në Vustër të Masaçusetsit, Bajroni kishte studiuar gjuhësinë në Universitetin “Kolumbia” të Nju-Jorkut, ndërsa punonte si profesor i rregullt në Universitetin e Pensilvanisë. Gjithashtu, kishte ligjëruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, gjatë një vizite studimore dyvjeçare në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë. Në Universitetin e Prishtinës kishte qëndruar edhe bashkëshortja e Arturit, Xhenet Bajron. Doktore shkence e gjuhësisë, Xheneti është autore e një libri studimor mbi standardizimin e gjuhës shqipe dhe një sërë artikujsh akademikë.

Personalisht dëshiroja shumë që zoti Biberaj të zgjidhej shef. Ai ishte me origjinë nga Tropoja, zonë e cila i përkiste Malësisë së Gjakovës, ndonëse ky rajon ishte ndarë me të padrejtë me një kufi artificial në mes nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913. Në këtë mënyrë, unë besoja fort se Elezi do të shërbente si nxitës për ruajtjen e mozaikut kombëtar dhe bashkimin e shërbimit në shqip, që kishte pësuar një krisje të madhe, si dhe do të kthente harmoninë në grup që kishim pasur më herët. Nisur nga intelekti i tij por dhe nga prejardhja, shpresoja gjithashtu se edhe për editorë ai do të përzgjidhte një shqiptar nga trungu amë, si dhe një tjetër nga trojet e robëruara. Këtë besim timin ia shprehja shpesh edhe kolegut tim nga Dibra e Madhe, Ramadan Disha.

Atë kohë, ende besoja se e gjithë ajo turbullirë ishte shkaktuar nga Kiçi ngaqë ai ishte i pashkolluar, e rrjedhimisht nuk kishte kulturë të gjerë. Biberaj kishte kryer universitetin, ndaj thosha se do të kishte një botëkuptim tjetër dhe do ta drejtonte me ndershmëri shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës.

Ramadani nuk pajtohej me optimizmin tim.

— Jo Shaqir! Ky është një komplot. Do të shkojë më keq puna, sepse besoj se Elezi është marrë vesh me Kiçin, që të bëhet shef, me kushtin që të hakmerret ndaj nesh. Ai do të përdorë vendlindjen e tij në Jugosllavi, si armë për të na luftuar ne, më lehtë se Kiçi, — më përgjigjej Ramadani.

Edhe Afrimi ishte i të njëjtit mendim, se me ardhjen e Elezit, gjërat do të shkonin keq e më keq. Koha do të tregonte më vonë se Ramadani e Afrimi kishin të drejtë.

Në shtator 1986, Elez Biberaj u zgjodh në krye të shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës.

Lexoni vazhdimin, nga faqja 307-309 duke klikuar këtu.

Komente të tjera për librin “Rrëfime lirie” i lexoni duke klikuar këtu.

The post Tradhtia e madhe: Si u eliminuan kosovarët e VOA-s appeared first on ShaqirSalihu.com.

Mote të vështira
Autori dhe përballja me valën e pashembullt të sulmeve në Zërin e Amerikës. Lexoni detajet në faqet 307-309.

Fundi i viteve ‘80 solli zhvillime të befta që do të ndryshonin shumë gjëra në gjeopolitikën botërore. Europa Lindore po ziente. Muri i Berlinit, simboli i kufirit mes bllokut lindor dhe atij perëndimor, u shemb më 9 nëntor 1989. Një erë e re po frynte. Bota nuk ishte më si më parë. Shpresa nuk qe venitur e dëshira këtë herë ishte më e fortë se kurrë.

Ndryshimi i madh po i afrohej edhe vendit amë. Rënia e Murit të Berlinit dhe rrëzimi i përdhunshëm i diktatorit rumun Çaushesku, i cili u vra e u tërhoq zvarrë nga demonstruesit në dhjetor të ‘89-s, kishin tronditur në themel edhe udhëheqjen totalitare në Shqipëri. Vala e demokracisë do ta përfshinte vendin jo fort vonë. Shkëndija e parë u dha në korrik të ‘90-s me ngjarjet e ambasadave, dhe mandej në tetor të po atij viti, kur një prej intelektualëve më të njohur, shkrimtari Ismail Kadare do të largohej nga vendi, për të marrë strehim politik në Francë. Ndërsa në dhjetor të ‘90-s, kur kishte kaluar pak më shumë se një vit nga shembja e Murit të Berlinit, do t’i vinte radha “Murit të Tiranës”. Lëvizja studentore e dhjetorit futi Shqipërinë në shinat e udhës pa kthim drejt Botës së Lirë.

Kosova nuk po qëndronte pas. Rritjes së trysnisë dhe shtypjes së serbëve, kishte nisur t’i përgjigjej një nismë intelektualësh. Në fund të viteve ’80, nacionalizmi serb nisi të merrte përmasa të reja. Një burokrat i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, kishte fituar mbështetje duke ngritur lart flamurin e nacionalizmit serb. Partia e tij kishte dalë si forcë udhëheqëse. Millosheviç u zgjodh kryetar i Republikës së Serbisë. Fjalimi i tij më 28 qershor 1989 në Fushë-Kosovë, me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Parë të Kosovës, cilësohet si fillimi i fushatës nacionaliste serbe, që u pasuan me luftëra të përgjakshme në ishJugosllavi.

Në këtë klimë të acaruar dhe mes diskriminimit serb, grupi i intelektualëve shqiptarë themeloi njëfarë lidhje intelektualësh, më shumë se lëvizje politike, të cilën e quajtën Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetar zgjodhën dr. Ibrahim Rugovën.

Pra, ishte e qartë se bota po ndryshonte. Rruzulli po ziente, e bashkë me të, edhe puna në Zërin e Amerikës. Shërbimet në gjuhë të shteteve të ndryshme të Europës Lindore, e katërfishuan punën. Shërbimet në gjuhën gjermane, polake, hungareze, çekosllovake, gjuhët e vendeve baltike, sllovene, rumune, bullgare, serbokroatishte, ukrainase e sidomos ruse, e dyfishuan stafin. Tashmë ajo që kishte nisur nuk kthehej dot mbrapsht. Revolucioni duhej çuar deri në fund. Shefat e shërbimeve merrnin udhëzime nga drejtuesit e mëdhenj të Zërit të Amerikës që të raportonin sa më shumë për zhvillimet në vendet përkatëse por edhe në tërësi.

Shërbimi në shqip sigurisht që nuk bënte përjashtim. Politika e mbështetur nga qeveria amerikane për shembjen përfundimtare të Perdes së Hekurt në Europë i jepte redaksisë sonë plotfuqinë për t’ia çjerrë maskën regjimit më të egër diktatorial që kishte parë Europa që pas vdekjes së Stalinit, atij të Enver Hoxhës. Ne si shërbim nuk kishim forcën për të rrëzuar një qeveri, apo më vështirë, një regjim totalitar si ai që kishte lënë trashëgim Hoxha. Por ne kishim mbështetjen e plotë të ShBA-së, kishim një dritë të blertë, për të bërë çfarë ishte e mundur, që qytetarët në Shqipëri të ndriçoheshin me ato çka po ndodhte në Europën Lindore. Kishim hapësirën për t’i informuar ata dhe për t’u treguar që kishin mbështetjen e Perëndimit, e veçanërisht ShBA-së, që të kërkonin të drejtat e tyre për liri dhe demokraci. Dhe ne bëmë ç’ishte e mundur. Nuk dua të dal e të rrah gjoksin për merita. Këtë nuk do të mund ta bënim as unë dhe asnjë koleg a kolege e shërbimit në shqip, nëse nuk do të kishim nxitjen e qeverisë amerikane.

Prodhues i ngjarjeve është vendi ku ato ndodhin dhe jo media që i mbulon ato. Dhe pikërisht ishin zhvillimet e vrullshme në Europën Lindore e në Ballkan veçanërisht ato që na diktonin ne si redaksi se çfarë duhet të bënim. Ne si shërbim duhet të vlerësohemi për mënyrën se si i mbuluam ato ngjarje dhe jo se ne luajtëm rol në prodhimin e tyre. Ecuria e zhvillimeve të përditshme në rajonin ku jetonin shqiptarë në Ballkan na detyronte që në mënyrë të pashmangshme ne të pasqyronim çka ndodhte. Ngjarjet që rridhnin njëra pas tjetrës bënë që puna jonë të shtohej. Ndryshe nga shërbimet e tjera të Europës Lindore, të cilat kishin vetëm problemin e rrëzimit të qeverive komuniste, redaksisë sonë iu çelën dy fronte: Shqipëria dhe Kosova. Lindi nevoja për shtim të stafit në mënyrë të menjëhershme. Drejtuesit e mëdhenj u dhanë dorë të lirë shefave të shërbimeve për të rekrutuar sa më shumë punonjës, pa u ndalur shumë në hetimin biografik, që quhej Security Clearance.

Në fund të viteve ‘80, regjimi i Millosheviçit, që kishte nisur një politikë të fortë shtypjeje në Kosovë, mbylli një prej gazetave kryesore të përditshme në gjuhën shqipe në Prishtinë, Rilindjen. Kjo bëri që shefi i shërbimit tonë, të rekrutonte korrespondentin e kësaj gazete në Nju-Jork, Agim Fetahun. Veç tij, shërbimit tonë iu shtuan edhe emra si Hysen Previzi, Idriz Lamaj, Rustem Malaj. Të gjithë këta ishin emigrantë shqiptarë në ShBA. Faktikisht, i gjithë Divizioni i Europës në Zërin e Amerikës i ngjasonte një lloj kampi refugjatësh. Në të gjitha shërbimet, kishte emigrantë që kishin mbërritur kush më herët e kush më vonë në ShBA, dhe ishin rekrutuar në punë te Zëri i Amerikës. Shumë prej tyre zhgënjeheshin, sepse nuk bënin shumë punë të tyre krijuese, por përkthenin materiale nga ang- lishtja, të tilla si editoriale apo analiza.

Në këtë periudhë, në shërbimin tonë, përjashtim bënte vetëm Ilir Bulka. Ai ishte nga Tirana. Kishte arritur të arratisej nga Shqipëria për në Greqi dhe mandej kishte mbërritur në ShBA. Bulka ishte një përkthyes profesionist. I zotëronte shkëlqyeshëm shqipen dhe anglishten. Në Tiranë, kishte punuar për shumë vite në Agjencinë Telegrafike Shqiptare — ATSh. Rekrutimi i tij në shërbimin tonë ishte lehtësim për ne. Redaksisë sonë tashmë iu shtuan pesë punonjës të ri, në fare pak muaj dhe puna jonë kishte marrë hov të ri.

Vijoni të lexoni librin nga faqja 320-329 duke klikuar këtu.

Vizitoni këtë link për listën e plotë të kapitujve të librit “Rrëfime lirie”.

The post Mote të vështira appeared first on ShaqirSalihu.com.

Hello My Name is Helen Murphy…
Pjesa e mëposhtme vjen nga faqet 320-329 e librit “Rrëfime lirie”. Pjesë nga ky kapitull janë publikuar edhe më herët nga gazeta Dita (gazetadita.al) në Tiranë dhe nga portali maqedoniashqiptare.com…

Stuhia për mua nuk kishte sosur ato kohë. Kishin kaluar vetëm pak ditë nga ai ballafaqim grotesk në Divizionin e Europës. Por siç duket inati patologjik ndaj meje nuk njihte kufij. Ishin ditët e fundit të pranverës së vitit 1990. Si çdo ditë, në orën shtatë të mëngjesit shkova në punë. Në tavolinën time të punës gjeta një korrespondencë të shkurtër — siç ndodhte gjithmonë që shefi i shërbimit, i cili vinte i pari në mëngjes sipas procedurës, na linte të gjithëve në tavolinë ndonjë material për të përkthyer — të cilën duhet ta përgatisja. Zakonisht, meqë bëja edhe punën e producentit, nuk përktheja materiale të gjata. E mbarova atë korrespondencë dhe ia dorëzova editorit për ta redaktuar.

Pak pas orës nëntë të mëngjesit, tringëllon zilja e telefonit në tavolinën time të punës. Në çdo tavolinë, të gjithë ne punonjësit e Zërit të Amerikës, kishim nga një telefon personal. Po më telefonin nga një zyrë e USIA-s, agjencisë mëmë, ku bënte pjesë edhe Zëri i Amerikës. Përtej fillit lidhës të telefonit dëgjoj zërin e një zonje:

— Po flas me zotin Shaqir Salihu nga shërbimi në gjuhën shqipe?

— Po, unë jam, — iu përgjigja.

— Unë jam Helen Mërfi. Do të doja të bisedonim pak bashkë. Kur e keni të përshtatshme të vini në zyrën time?

— Më duhet të bisedoj me shefin tim dhe të tregoj.

— Në rregull. Fol me shefin dhe më trego se kur e keni të mundur që të vini te zyra ime gjatë ditës së sotme. Nëse do të vinit rreth orës 10 paradite, do të ishte shumë mirë.

Në atë kohë, nuk e njihja fare atë zonjë. As që ia kisha idenë se kush mund të ishte apo me se merrej. Më vonë mësova se detyrat e zonjës Helen Mërfi ishin ato të një nëpunëseje të personelit që zakonisht merreshin me një gamë të gjerë gjerash të tilla si fillimi i testimeve për aplikuesit, mbajtja e lidhjeve me Departamentin e Shtetit dhe me agjencitë e tjera lidhur me emërimin e punonjësve, përshkrimi i detyrave të vendit të punës, ruajtja e dokumenteve administrative dhe të vlerësimit të punonjësve, përpunimi i kërkesave të trajnimit dhe përgjigja ndaj pyetjeve të punonjësve, menaxherëve dhe ekzekutivëve lidhur me aspekte të ndryshme të punësimit në qeverinë federale. Nga kërkimet që bëra së fundmi për atë zonjë, ma përshkruan si një grua të matur, të arsyeshme, serioze dhe profesionale, për të cilën kishin mendim të mirë të gjithë ata që punonin me të.

Shkova te zyra e shefit te shërbimit dhe i shpjegova që një zyrtare e agjencisë USIA kërkonte të takohej me mua. I kërkova leje që të shkoja. Më tha se do të shihte se cili mund të më zëvendësonte përkohësisht në punën time si producent atë ditë dhe më dha leje. Më tha që mund të shkoja pa asnjë problem. Pas kësaj, e mora në telefon zonjën Mërfi dhe i thashë që në orën 10 mund të shkoja te zyra e saj.

Ky ishte provimi im i parë që po i nënshtrohesha pa e ditur fare se për çfarë bëhej fjalë. Në jetën time kam hyrë në provime të ndryshme, por gjithmonë e kam ditur se çfarë provimi po i nënshtrohesha. Ky ishte një provim “Jetë apo vdekje”… Ndoshta më mirë që nuk e dija se nga trembja se mund të dështoja, do të ngatërrohesha e nuk do ta kaloja këtë provim aq të vështirë.

Në orën 10 fiks, paraqitem në zyrën e zonjës Helen Mërfi. Në derën e zyrës së saj, që ndodhej në katin e katërt të godinës së USIA dhe që nuk ishte shumë larg nga ndërtesa e Zërit të Amerikës, shënohej numri 402. Hyra në atë zyrë të madhe, e cila ndahej në disa pjesë. Në hyrje ishte një goxha hapësirë. Në të djathtë ishin disa kolltukë me lëkurë ngjyrë portokalli. Dukeshin të rehatshëm porsa t’i shihje, pa u ulur ende në ta. Pranë tyre ishte një tavolinë mesi, që në raste të caktuara shërbente për të mirëpritur ndonjë të ftuar, për ndonjë kafe. Në anën tjetër ndodhej një tavolinë e madhe rrumbullake, me karrige përreth, që shërbente për mbledhje. Pas atij holli, shtrihej një korridor i ngushtë dhe në të dyja anët e tij gjendeshin zyra të vogla. Askush nuk pipëtinte. Mbretëronte një qetësi, a thua se në atë zyrë nuk gjendej askush.

Zonja Mërfi më doli përpara për të më pritur. Më uroi mirëseardhjen dhe më tha që të ulesha e ta prisja, derisa të merrte dosjen time. Në atë çast një ndjesi frike më përshkoi trupin. Për momentin mendova se mos po e pësoja si kolegu dhe miku im Afrim Luboteni. Edhe ai në atë zyrë e kishte marrë letrën e dëbimit nga puna. Nuk vonoi shumë. Pas tre-katër minutash, zonja Mërfi, e shoqëruar nga dy punonjës të tjerë, të rinj në moshë, erdhi tek unë. U ulëm në tavolinën e mbledhjeve, që gjendej sapo hyje në atë zyrë, majtas. Mënyra se si po sillej me mua. Toni i zërit të saj, më bëri të mendoja që ky takim ishte i një natyre të veçantë. Përkujdesja që ajo tregonte ndaj meje i ngjante asaj të mësueses së klasës së parë që i trajton nxënësit e vegjël me qetësi dhe përkëdhelje, në mënyrë që ata të përshtaten më së miri. Kjo po më ngjallte shumë dyshime.

— Mos u shqetësoni! Ne të kemi ftuar vetëm për të bërë një bisedë të shkurtër, për të mësuar pak më shumë mbi jetën tënde. Po fillojmë me një pyetje të thjeshtë: Si quheni ju dhe nga jeni me origjinë? — m’u drejtua zonja Mërfi, me atë ton të qetë dhe përkujdesës.

— Quhem Shaqir Salihu. Kam lindur në Kosovë, në atë pjesë të Shqipërisë që tashmë është nën sundimin e Jugosllavisë.

— A ke qenë në burg ndonjëherë? — Po, kam qenë.

— Kur keni qenë në burg?

— Unë kam qenë dy herë në burg. Në vitin 1966 dhe më 1968-n. Në burgjet e Jugosllavisë. Jam burgosur për motive politike. Ne kërkonim të drejta të barabarta me kombësitë e tjera që përbënin Jugosllavinë.

— Sa kohë keni qëndruar në burg?

— Nuk kam qëndruar shumë. Herën e parë, në vitin 1966, kam qëndruar rreth dy muaj e gjysmë. Ndërsa për së dyti, pak më shumë, rreth katër muaj. Pas seancave të para të gjyqit, më liruan që të mund të përgatitesha në liri për shkallën e dytë të gjykimit. Pak pasi u lirova, në vend që të përgatisja mbrojtjen time, u arratisa fillimisht në Itali dhe më pas në ShBA, pasi mora të drejtën për strehim politik.

Pas kësaj më pyeti për disa të dhëna personale. Më pyeti se ku banoja, nëse isha i martuar dhe a kisha fëmijë, sa fëmijë kisha, nëse bashkëshortja ime punonte apo jo. U interesua edhe për gjendjen time ekonomike, nëse kisha të ardhura të mjaftueshme dhe a i përballoja dot faturat mujore dhe taksat. I kallëzova që me përpjekje dhe me kursime, së bashku me bashkëshorten, ia dilja. Kjo për faktin se unë nuk pija alkool dhe nuk bëja shpenzime të tepërta. Pasuan edhe pyetje për punën; kur kisha filluar punë në Zërin e Amerikës; çfarë pozicioni mbaja; me çfarë kishte të bënte puna ime e përditshme. Zgjati më shumë se një orë kjo seancë pyetjesh dhe ende nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte, përveçse kisha një ndjenjë të fortë pasigurie për të ardhmen time. S’po merrja vesh se ku donte të dilte zonja Mërfi me gjithë ato pyetje dhe me atë sjellje. Vura re se dy personat e tjerë nuk flisnin fare. Thjesht mbanin shënime. Zonja Mërfi po më pyeste me përpikëri për çdo lloj hollësie të mundshme, që nga periudha e burgut, jeta në Itali dhe në ShBA.

— Çfarë marrëdhëniesh keni me kolegët tuaj? — vijoi të më pyeste ajo.

— Shumë të mira. Të përzemërta, — i përgjigjem.

Pas gjithë kësaj seance me pyetje-përgjigje, m’u krijua përshtypja se ajo po më kuptonte dhe më besonte. Më në fund, siç thotë një shprehje e urtë shqiptare, “gjuha shkoi atje ku dhemb dhëmbi.”

— Zoti Salihu, më tregoni të vërtetën. Si janë marrëdhëniet mes jush dhe shefit tuaj? Nuk po flas për marrëdhëniet në fushën teknike në punë, por për ato njerëzore.

Kjo më bëri që unë të fitoja njëfarë besimi tek ajo zonjë. Për këtë, unë thashë me shaka:

— Si Hitleri me Stalinin.

— Si është e mundur kjo?

— Qëkurse ka ardhur në krye të shërbimit në shqip, shefi im është munduar për të na larguar nga puna disa anëtarë të redaksisë. Më parë ka larguar një koleg timin. Posaçërisht, ai dëshiron që në shërbimin tonë të mos ketë asnjë punonjës me origjinë nga rajoni i Kosovës.

Në atë moment, zonja Mërfi iu kërkoi dy punonjësve të tjerë që po mbanin shënime që të largoheshin. Nga biseda me mua kishte kuptuar sinqeritetin tim. Dëshironte të fliste privatisht dhe pa u mbajtur shënime në procesverbal.

— Dëgjoni, zoti Salihu, — m’u drejtua pasi kishin ikur dy punonjësit e tjerë, — Zëri i Amerikës ka kërkuar nga zyra jonë që të bëjmë vlerësimin për shëndetin tuaj mendor. Nëse unë nuk do të isha takuar me ju dhe nuk do të dëgjoja atë që më thatë, ju do të niseshit për në spitalin “Saint Elizabeth” këtu në Uashington DC për trajtim ndaj problemeve me shëndetin mendor. Kjo do të sillte edhe largimin tuaj nga puna, sepse do të konsideroheshit i papërshtatshëm për të punuar në një mjedis me njerëz të tjerë. Por çdo gjë mbaron sot këtu. Kjo çështje nuk do të shkojë më tutje. Ju kthehuni në zyrën tuaj. Po ju lutem jo si punonjëse e agjencisë federale të informimit, por si motra juaj, mos e provokoni atë individ. As mos i tregoni se ku keni qenë dhe se çfarë ndodhi këtu. Ai e di këtë. Përpiquni të silleni normalisht, sikur asgjë s’ka ndodhur.

Një ndjenjë e çuditshme më kishte pushtuar. Isha tepër i tronditur nga ajo që dëgjova. Njëherësh isha edhe i gëzuar. Sinqeriteti dhe e drejta kishin triumfuar. Një njeri i mirë si zonja Helen Mërfi e kishte kuptuar atë përpjekje për padrejtësi që donin të më bënin dhe e kishte mbyllur me kaq. Zonja Mërfi më përcolli deri në dalje të ndërtesës në katin e parë. Më shtrëngoi dorën dhe më përshëndeti. Në sytë e saj dukej qartë ndjenja e dhembshurisë që e kishte përfshirë.

Ende në ditët e sotme, kur e kujtoj atë ditë, trupin ma përshkojnë drithërimat dhe një re e zezë mllefi më vlon mbi kokë. Shpeshherë rri e mendoj se ç’do të bëhej me mua nëse ajo zonjë, Helen Mërfi, do të kishte qenë thjesht një mendjelehtë, një burokrate, që do t’i firmoste pa i parë fare shkresat dhe kërkesat që i vinin në tavolinë. Nëse ajo do të caktonte fatin e keq për jetën time. Nëse ajo do të bëhej xhelati, që si në mesjetë do të më priste kokën, për një vendim që e kishte marrë dikush tjetër — vendimin për të më shkatërruar jetën.

Edhe sot e vras mendjen se çfarë do të ndodhte me familjen time, gruan dhe dy fëmijët. Se si do të më shkatërrohej familja. Se si ime shoqe Ana do të gjendej në mes të katër rrugëve, e papunë, apo me një punë me të ardhura modeste, së bashku me djalin Ilirin dhe vajzën Donikën, të cilët ishin ende fare të mitur. Se si do të mbeteshin pa shtëpi, sepse nuk do të kishin të ardhura të mjaftueshme për të paguar kredinë. Ndërsa unë do të dergjesha në spitalin e të çmendurve në “Saint Elisabeth”, pa qenë i çmendur. Mbase qëndrimi i mbyllur atje brenda dhe me familjen time të shkatërruar do të më çmendte me të vërtetë. Kjo për mua ishte më shumë se një tentativë vrasjeje. Edhe pasi të dilja nga ajo çmendinë, askush nuk do të më punësonte më. Askush nuk dëshiron të punësojë dikë që ka një kartelë të çmenduri, dhe që ka qenë për disa kohë në spital, pavarësisht nëse është apo jo i çmendur.

Për fatin tim të mirë dhe për fatin e mirë të bashkëshortes sime dhe të dy fëmijëve, ai skenar tragjik nuk u përmbush. Nuk u përmbush as dëshira e një mendjeje djallëzore për të më shkatërruar jetën dhe familjen. E kam diskutuar shpeshherë me miq të afërt dhe të largët, me njerëz të thjeshtë dhe të rëndësishëm. Të gjithë kanë qenë në një mendje: tentativa për të më mbyllur në një çmendinë dhe për të më shkatërruar jo vetëm mua si njeri, por edhe familjen time, ka qenë dhe mbetet një krim i llahtarshëm që vetëm mendje të sëmura sadiste mund ta bëjnë. Unë nuk dua të vë gishtin ndaj askujt, por gjykojeni vetë ju të dashur lexues, nisur nga rrethanat e asaj kohe, të cilat i kam shpjeguar qartë me aq njohuri sa unë kam pasur dhe me aq sa kam kuptuar se kush mund të ishte përgjegjës. Edhe sot i lutem dhe e falënderoj Zotin që më çoi në duart e asaj zonje të nderuar, e cila me disiplinën e lartë për punën dhe me njerëzinë që shfaqi, më shpëtoi jetën. Timen dhe jetët e familjarëve të mi. Përjetë i kam qenë dhe do t’i jem mirënjohës zonjës Helen Mërfi. Kjo botë është e tejmbushur me padrejtësi dhe me njerëz tepër të këqij, sadistë dhe të pamëshirshëm. Por ende ka shans të mbijetojë bota, kur gjenden mbi të njerëz të dashur, të sjellshëm dhe që janë të kujdesshëm e të disiplinuar në punën e tyre, siç ishte rasti i zonjës Helen Mërfi.

U ktheva në zyrë për të vijuar punën. Ishin çaste shumë të vështira për mua. Shefi im kishte ndërmarrë një përpjekje të fundit karshi meje, që jo vetëm do të më kishte çuar në largimin nga puna, por do të më shkatërronte familjen. Do të më shkatërronte jetën. Unë nuk dua të jem i njëanshëm dhe dua ta përcjell me objektivitet për lexuesit e mi atë ndodhi. Atyre po ua le në dorë gjykimin për këtë veprim kundër meje. Por zotohem para të gjithëve, me sinqeritetin dhe çiltërsinë më të madhe, për vërtetësinë e atyre që kam shkruar në këto rreshta. Ajo ishte një gjëmë që ishte përgatitur ndaj meje.

Nuk reagova fare, dhe ashtu siç më porositi zonja Mërfi, vazhdova të punoja normalisht, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por përbrenda po më gërryente një ndjesi e përzier. Ndieja zemërim dhe keqardhje. “Si mundet një njeri, i së njëjtës racë, etni, gjuhë dhe fe, që të shkojë deri në atë pikë, sa të shkatërrojë karrierën, familjen dhe jetën e një njeriu që e njihte prej vitesh,” mendoja me vete. Gjithsesi nuk ia përmenda kurrë këtë. Pasi u ktheva, ai nuk më pyeti fare se përse më kishin kërkuar dhe se çfarë kishte ndodhur. Zakonisht, në të tilla raste, kur një zyrë tjetër më thërriste mua ose ndonjë koleg, ai pyeste se çfarë po ndodhte. Madje ato ditë, shefi im nuk guxonte të më shikonte në sy.

Shumë vite më vonë, kur praktikisht e kisha mbaruar librin dhe po e përgatisja për botim, mësova një të vërtetë tjetër të hidhur që kishte lidhje me atë çka më ndodhi atë ditë. Unë nuk kisha qenë i vetmi punonjës i shërbimit në shqip që i ishte bërë kjo poshtërsi. Një taktikë e ngjashme ishte synuar të përdorej më herët edhe ndaj një punonjëseje të Zërit të Amerikës, Fehime Pipës. Fehime Pipa ishte një prej punonjësve më të kualifikuar në atë kohë në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës. Ajo ishte njohëse shumë e mirë e pesë gjuhëve të huaja dhe kishte gradë masteri. Por, në vitet ‘80, për shkak të përplasjes me shefin e asaj kohe, Frank Shkreli, si dhe me editorin Gasper Kiçi, Pipa u detyrua të largohej.

Në një artikull të botuar në një gazetë shqiptare të titulluar Krahu i shqiponjës, e botuar nga Lidhja Çame në Mërgim, në numrin e prillit 1985, Fehime Pipa shtjellon arsyet që e çuan në largimin nga VOA ku rrëfen për marrëdhëniet e acaruara dhe të përçara që ekzistonin që atë kohë në shërbimin tonë. Unë nuk dua të gjykoj dhe të mbaj krahun e askujt në atë përplasje që ka ndodhur. Por diçka që më bëri përshtypje ishte fakti se Shkreli e kishte këshilluar atë që, sipas tij, për shkak të problemeve të saj, të takohej me një psikolog. Nëse nuk do të dorëhiqej, siç tregon Pipa, Shkreli ishte shprehur se me shumë mundësi herën tjetër do të shkonte në një spital për sëmundje mendore.

Pra, në këtë pjesë, unë gjej një tjetër rast, një tjetër njeri që ka punuar në atë shërbim, që thotë se shefi i shërbimit tonë, Shkreli në atë kohë, ka përdorur gjithfarësoj mënyrash për ta larguar nga puna, për shkak se ajo kishte mendim ndryshe nga ai. Dhe jo vetëm kaq. Largimi nga puna në atë rast do të ishte e keqja më e vogël. Ashtu si në rastin tim, një shtrim i mundshëm në një spital të sëmund- jeve mendore do ta shkatërronte përfundimisht, si dhe familjen e saj. Mbase nisur nga ky rast, kjo taktikë, në mënyrë shumë të stërholluar, është ndjekur edhe ndaj meje nga shefat e kohës. Mua nuk ma ka thënë dikush në sy këtë, ashtu siç Pipa pretendon se ia ka thënë Shkreli, por ama rrjedha e ngjarjeve nuk lë shumë hapësirë për interpretim tjetër. Pipa, në këtë shkrim, vjen me një dëshmi që nëse unë do ta kisha ditur do të më kishte ndihmuar shumë në ato vite sprove në Zërin e Amerikës. Gjithashtu, kjo ngre pikëpyetje nëse ka edhe njerëz të tjerë në VOA që janë provokuar në këtë mënyrë dhe që nuk kanë guxuar të flasin… Këtë metodë të shëmtuar për zhdukjen e kundërshtarëve duke i dërguar nëpër institucione psikiatrike e kanë përdorur vetëm diktatorët komunistë sovjetikë si Stalini e Brezhnjevi më vonë. Shërbimi në shqip i Zërit të Amerikës është i vetmi që ka shkruar aq larg sa të dërgojë anëtarë të stafit në spitale të çmendurish.

Përçarja mes anëtarëve të stafit dhe problemet e herëpashershme gjithashtu nxirren në pah nga Fehime Pipa në atë shkrim. Madje ajo përmend edhe atë që qarkullonte si shaka apo tallje në mjediset e VOA-së, që nëse dikush bënte ndonjë gabim në shërbime të tjera, si me shaka, eprorët e tyre u thoshin se nëse nuk sillen mirë, do t’i transferonin në shërbimin në shqip.

Rasti i Pipës është tragjik. Ajo punoi për njëfarë kohe në Nju-Jork për Zërin e Amerikës dhe më në fund dha dorëheqje në vitin 1984. U transferua në Uashington ku jetoi e vetme. Më vonë u sëmur nga kanceri. Pasi shëndeti i saj u përkeqësua edhe më tej, shiti shtëpinë dhe u shpërngul në atdhe, në Tiranë, ku ndërroi jetë pak vite më parë.

Prill 1985 — Shkrimi i Fehime Pipës në gazetën shqiptare në ShBA, Krahu i shqiponjës, botuar nga Lidhja Çame në Mërgim. Në këtë shkrim në anglisht ajo shpjegon shumë gjëra që shkonin keq në shërbimin në shqip të VOA-së. Faqja e parë.

Prill 1985 — Shkrimi i Fehime Pipës në gazetën shqiptare në ShBA, Krahu i shqiponjës, botuar nga Lidhja Çame në Mërgim. Në këtë shkrim në anglisht ajo shpjegon shumë gjëra që shkonin keq në shërbimin në shqip të VOA-së. Faqja e dytë.

Prill 1985 — Shkrimi i Fehime Pipës në gazetën shqiptare në ShBA, Krahu i shqiponjës, botuar nga Lidhja Çame në Mërgim. Në këtë paragraf të zmadhuar tregohet pjesa ku Pipa thotë se si Shkreli e ka kërcënuar se do ta çonte në një spital për sëmundjet mendore nëse ajo nuk jepte dorëheqjen dhe nuk takohet me një psikolog. Përkthimi fjalë për fjalë i dy fjalive të fundit: “Në shënimin e tij të datës 1 nëntor 1984, Zoti Shkreli më këshillon mua që të takohem me një psikolog. Nëse unë nuk do të jepja dorëheqjen, me shumë mundësi do të më çonin në një spital të sëmundjeve mendore.”

Mësoni më shumë për Zërin e Amerikës në shqip. Lexoni pjesë të librit, nga faqja 355-378 duke klikuar këtu.

Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth librit “Rrëfime lirie”.

The post Hello My Name is Helen Murphy… appeared first on ShaqirSalihu.com.

Fundshekulli i trazuar i trojeve Shqiptare
Lufta në Kosovë dhe paqendrueshmëria në Shqipëri. Lexoni për to në faqet 355-378 të librit.

Mesi i viteve ‘90 qe i rëndësishëm për shqiptarët, sidomos për ata në Kosovë. Por vëmendjen botërore për disa vite e tërhoqi gati krejtësisht Bosnjë-Hercegovina — lufta atje, masakrat e njëpasnjëshme të serbëve kishin bërë që komuniteti ndërkombëtar të anashkalonte lëvizjet e shqiptarëve për liri dhe të drejta, si dhe për të pasur një autonomi të zgjeruar apo pavarësi. Sado që të drejtat e shqiptarëve në Kosovë vijonin të mos përfilleshin nga sllavët, të cilët ushtronin trysni të paparë ndaj tyre, në Bosnjë po bëhej luftë dhe po vriteshin mijëra njerëz, mes tyre edhe civilë të pafajshëm. Kriza kulmoi me masakrën e Srebrenicës, në korrik 1995, që u konsiderua si akti më i madh i gjenocidit në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, shumë burime perëndimore nuk e lanë pas Kosovën. Disa gazeta, përfshi edhe disa amerikane botonin artikuj për gjendjen e shqiptarëve dhe për aspiratat e tyre. Shpesh, këta artikuj i riprodhonim në edicionet tona radiofonike. Si ato nga Washington Post, Washington Times, New York Times, Financial Times e të tjera. Kosova tashmë ishte ndërkombëtarizuar.

Për çudi, në çdo moment të rëndësishëm për shqiptarët e Kosovës, befas edhe në Shqipëri ndodhte diçka që i trazonte ujërat. Në momentin kur të gjithë menduam se Shqipëria, vendi ynë amë, më së fundmi u stabilizua pasi doli nga ai regjim i egër e gjakatar që zgjati thuajse 50 vjet, dhe tashmë do të ndihmonte Dardaninë, ndodhi ajo që edhe vetë Shqipërinë e ktheu disa vite pas. Në Shqipëri, bashkatdhetarët tanë kishin vuajtur shumë gjatë viteve të komunizmit dhe ishin të varfër. Për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike, shumë prej tyre morën rrugët e emigrimit në perëndim, në kërkim të një jete më të mirë. Ndërsa disa prej tyre kërkuan rrugë më të lehta, për t’u pasuruar më shpejt. Dhe për këtë, si kudo në vende që dalin nga tronditje të tilla të thella, hynë në lojë spekulantët. U krijuan ato që u njohën si firma rentiere. Me pak fjalë, disa fajdexhinj modernë, që po luanin me djersën, mundin dhe ndjenjat e shqiptarëve të thjeshtë e të varfër.

29 shtator 1994 — Gazetës e Bostonit The Christian Science Monitor për Kosovën

7 dhjetor 1997 — Washington Times, artikull për zhvillimet në Kosovë

8 mars 1998 — Washington Post për vuajtjen e shqiptarëve të Kosovës nga dhuna e krimet e serbëve. Gazeta citon sekretaren amerikane të shtetit, e cila paralajmëron se “Jugosllavia do të paguajë një çmim për krimet”.

23 nëntor 1998 — Artikull i studiuesit të njohur anglez Noel Malkolm për Kosovën, ku shkruan se “vetëm pavarësia do të funksionojë”. Malkolm është edhe autor i një libri për Kosovën, Kosovo: A Short History.

Aktiviteti i këtyre firmave famëkeqe, si VEFA, Xhaferi, Kamberi, Gjallica, Sudja e të tjerë, që njohu lulëzim sidomos në vitin 1995 e ‘96, u shtri në të gjithë vendin. Për disa kohë, shqiptarët fusnin paratë e tyre dhe pas disa muajsh merrnin dyfishin. Kjo i nxiste që t’i fusnin sërish paratë tek ato firma që më vonë dolën skema piramidë, siç është termi që përdoret rëndom për to. Në momentin e dytë, sidomos në muajt e fundit të vitit 1996, qytetarët që kishin futur paratë te këto firma nuk morën asgjë. Disa prej tyre kishin humbur gjithçka që kishin; shumë prej tyre kishin shitur edhe shtëpitë, me shpresën se do të pasuroheshin. Unë nuk jam ekspert ekonomie dhe financash, por mendoj se qeveria e një vendi e ka për detyrë t’i mbrojë qytetarët e saj nga këta spekulantë dhe abuzues. Ajo nuk duhet t’i kishte lejuar që të ndodhnin të gjitha këto. Por, ndoshta qeveria ishte e kënaqur që për momentin, shqiptarët po pasuroheshin shumë shpejt dhe kjo do të përkthehej edhe në mbështetje të madhe për ta.

Sidoqoftë, realiteti fliste ndryshe. Ndonëse ishte shembur regjimi komunist, Partia Demokratike që erdhi në pushtet nuk ia doli të përmbushë aspiratat që shprehu në popull kur u krijua nga lëvizja studentore e dhjetorit ‘90. Kishte ankesa për liritë dhe të drejtat, sidomos nga Partia Socialiste, e cila ishte forca kryesore e opozitës. Udhëheqësi i saj, Fatos Nano, i cili kishte meritën për shndërrimin e kësaj force, nga Partia e Punës e Shqipërisë, në Partinë Socialiste, ishte burgosur, me akuzën për abuzim me detyrën kur ishte kryeministër i vendit më 1991. Zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 u zhvilluan në një klimë të tensionuar. Ato u bojkotuan nga opozita në momentin e fundit. E rëndë ishte situata edhe në ditët që pasuan. Opozita shqiptare, e cila doli të protestonte në rrugët e Tiranës u dhunua nga policia. Shërbimi Inteligjent Kombëtar në Shqipëri, i njohur si ShIK, akuzohej për ushtrim trysnie dhe përhapje paniku në popull përmes akteve të dhunshme.

Pakënaqësia e madhe që lindi në popull nga firmat piramidale, të cilat falimentuan, duke mos u kthyer paratë njerëzve, si dhe tensioni i lartë politik, nuk mund të mos shpërthenin. Fillimi i vitit 1997 shënoi edhe demonstratat e para, që shpejt u kthyen në të dhunshme, për të nisur një histori pa kthim. Demonstratat u shtrinë shumë shpejt në të gjithë jugun e Shqipërisë. Në muajin mars, popullsia e zemëruar shpërtheu depot ushtarake, duke marrë me forcë armatimet. Më vonë kjo ndodhi në çdo qytet në Shqipëri. U krijua një gjendje kaosi. Opozita deklaronte se ai ishte zemërimi i popullit kundër autoritarizmit të Presidentit Berisha. Nga ana e saj, qeveria e cilësonte këtë një rebelim komunist. Por ajo që po humbte shumë nga e gjitha kjo gjendje që u krijua ishte Shqipëria dhe në mënyrë të tërthortë edhe Kosova, e shqiptarët në trevat e tjera.

Por ajo periudhë njolloset edhe nga disa hije dyshimi, për një përpjekje të Tiranës zyrtare në atë kohë, për të nxitur demonstrata dhe paqëndrueshmëri në Kosovë, në mënyrë që të tërhiqej vëmendja. Ja se çfarë shkruan gazetari Xhevdet Shehu, korrespondenti i parë në Tiranë i Zërit të Amerikës, për ato ditë, në librin e tij Ambasadori VOA:

Në fillim të vitit 1997, ndërsa në Shqipëri shpërthyen revoltat popullore kundër qeverisë dhe sidomos kundër Berishës, u bë një përpjekje e eth- shme nga Tirana zyrtare që në Kosovë të shpërthenin demonstratat, duke ndjekur shembullin e popullit dhe rinisë së Beogradit që protestuan për rreth tre muaj paqësisht kundër manipulimeve në zgjedhjet lokale. Mo- menti që u zgjodh për të nxitur kryengritjen në Kosovë ishte tepër i dy- shimtë dhe nuk e fshihte qëllimin për të larguar vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga zhvillimet dramatike në Shqipëri. Kjo vëmendje do të spostohej te shqiptarët e Kosovës në rast se atje do të fillonte kryengritja. Sepse demonstratat në Kosovë, duke parë precedentët, shpejt do të precipi- tonin në një konflikt të përgjakshëm, të krahasuar ndoshta me luftën e vi- teve të fundit në Bosnje Hercegovinë. E kujt do t’i binte ndërmend atëherë se ç’bënin shqiptarët me njëri-tjetrin në Shqipëri? Dhe këtë dredhi, ndoshta më mirë se shqiptarët në shtetin amë, e kuptuan shqiptarët e Kosovës, të cilët bënë sikur nuk e dëgjuan këtë thirrje që vinte nga Tirana për të dalë në rrugë…

Mijëra vetë u vranë gjatë asaj pranvere të çmendur shqiptare. Vendi ishte zhytur në një kaos, që i ngjante një lufte civile. Shqiptarët po vrisnin shqiptarët. E gjitha kjo do të çonte në një zgjidhje politike. Në qershor 1997, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Njëkohësisht, u mbajt edhe një referendum për formën e regjimit: republikë apo monarki. I biri i Mbretit Zog, Leka Zogu I, kishte shkuar në Shqipëri dhe kërkonte që shqiptarët të shprehnin vullnetin e tyre për formën e regjimit, pasi siç pretendonte ai, komunistët e kishin marrë në mënyrë të njëanshme pushtetin pas Luftës së Dytë Botërore, duke e ndaluar të atin e tij, Ahmet Zogun, që të kthehej në atdhe. Në zgjedhjet e atij viti, shqiptarët votuan për një regjim republikan dhe Partia Socialiste e Shqipërisë u shpall fituese. Kryetari i saj Fatos Nano u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa Sali Berisha dha dorëheqje si president i republikës. Në vend të tij, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi në krye të shtetit Rexhep Mejdanin.

Ngadalë rifilloi normalizimi i vendit, por dëmi që pësoi Shqipëria ishte dhjetëravjeçar. I tillë ishte dëmi edhe për të gjithë shqiptarët në rajon.

Zëri i Amerikës i ndoqi me skrupullsi ato ngjarje të dhimbshme. Numri i edicioneve u shtua. Nisëm të transmetonim katër herë në ditë. Puna jonë u bë tepër intensive. Në të gjitha edicionet mundoheshim të kryenim lidhje të drejtpërdrejta telefonike me korrespondentët tanë në Shqipëri. Puna u shtua së tepërmi edhe për mua. Ishim pak producentë dhe teknologjia jonë, me shirita dhe pajisje të dobëta na pengonte shumë.

14 prill 1997 — Raportim i VOA-së për ngjarjet në Shqipëri

14 dhjetor 1997 — Orari i transmetimeve të shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës dhe mediave konkurruese ndërkombëtare që gjithashtu kishin programe në gjuhën shqipe. Shërbimi shqip i VOA-së transmetonte më shumë se konkurrentët, me katër edicione radiofonike në ditë.

Tetor 1997 — Ora e programit të shërbimit në shqip të VOA-së. Në të përcaktohen ndarjet e rubrikave për një edicion normal; orari i edicioneve; dhe frekuencat radio- fonike të bashkëpunëtorëve tanë në rajon. Në një program normal, pas titujve krye- sorë të ditës, përfshiheshin lajmet më të rëndësishme të globit, që për disa vite me radhë në këtë periudhë, përqendroheshin në Shqipëri dhe Kosovë; më pas vinin korrespondencat nga rajoni, analizat, si dhe një editorial me qëndrimin zyrtar të ShBA-së. Ky editorial ishte i detyrueshëm për transmetim, çdo ditë, të paktën në një edicion radiofonik.

13 prill 1998 — Editorial i Zërit të Amerikës për Kosovën. Një artikull i tillë, me çështje të ndryshme nga e gjithë bota, dhe që pasqyronte pikëpamjet zyrtare të qeve- risë amerikane. Ky editorial ishte i detyrueshëm për të gjitha shërbimet e VOA-së dhe duhet të transmetohet të paktën një herë në ditë në radio.

Kosova kishte zgjedhur rrugën e bisedimeve, lobimit dhe demonstratave paqësore për zgjidhjen e çështjes së saj. Presidenti i Republikës së Kosovës, që ishte shpallur në fillimin e viteve ‘90, dr. Ibrahim Rugova — që në Perëndim njihej thjesht si përfaqësuesi politik i shqiptarëve, pasi ata nuk e njihnin Kosovën republikë — kishte zgjedhur rrugën paqësore, një lloj lëvizjeje gandiste. Por, një lëvizje e re kishte nisur prej kohësh në Kosovë. Ishte një nismë e djemve dhe burrave të Kosovës për ta mbrojtur me gjak vendin e tyre. Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dilte zyrtarisht në publik më 28 nëntor 1997, në një datë me simbolikën më të rëndësishme për kombin tonë. Por, UÇK-ja, edhe pse në ShBA pak kishim dëgjuar, kishte nisur veprimtarinë e saj që në vitin 1993, kur trima të Drenicës si Adem Jashari dhe familja e tij, nuk kishin pranuar të shtypeshin nga çizmja e serbëve. Ishte pikërisht kjo familje që në mars 1998 do të sakrifikohej në një betejë epike kundër ushtrisë serbe. Djemtë e Jasharajve luftuan në kullën e tyre në Prekaz për tri ditë me radhë, gjersa iu shuan pikat e fundit të gjakut, në një luftë të denjë për vargje të Eposit të Kreshnikëve. Ishte pikërisht ai moment që nxiti edhe më shumë qëndresën e shqiptarëve në Kosovë. Familja Jasharaj ishte martirizuar.

5 mars 1996 — Artikull i Zërit të Amerikës për UÇK-në

Lufta e shqiptarëve për liri ishte ndezur tashmë. Siç shkruan në kujtimet e saj, librin Madam Secretary, zonja Medellin Ollbrajt, në korrik 1998, UÇK-ja nisi një ofensivë të verës. Por ajo çoi në katastrofë. Kundërofensiva serbe ishte dërrmuese dhe e pandërprerë. Strategjia e tyre ishte që të zinte rrugët e furnizimit të forcave guerrile shqiptare, duke marrë nën kontroll zonat përreth kufirit me Shqipërinë, e më pas duke dëbuar forcat kryengritëse nga të gjitha katundet. Si rezultat i kësaj strategjie, nisi një fushatë kanosjeje që çoi në largimin e qindra e mijëra civilëve nëpër male, së bashku me luftëtarë të UÇK-së. Millosheviçi mendoi se kjo ishte mundësia e tij për të shkatërruar forcat guerrile, ndërsa terrorizonte shqiptarët që mendonin për pavarësinë e Kosovës, duke i bërë që ta braktisnin këtë ëndërr.

Ky ishte vetëm vazhdimi i asaj fushate terrori të serbëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Fatmirësisht, bota perëndimore nuk i mbylli sytë ndaj kësaj kataklizme të re që po shkaktohej në zemër të Europës dhe nga i njëjti njeri që kishte shkaktuar në Bosnjë-Hercegovinë gjenocidin më të madh në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Me nismën ngulmuese të ShBA-së, veçanërisht punën e palodhur të sekretares së shtetit, Medellin Ollbrajt, diplomacia perëndimore nuk rreshti së kërkuari një zgjidhje.

Gjatë atyre muajve të rëndë për shqiptarët, një pjesë e madhe e të cilëve u përgjakën, u masakruan dhe u zhytën në varre masive nga trupat serbe, pa pikën e dinjitetit njerëzor, teksa të tjerët u zhvendosën nëpër male, Zëri i Amerikës i mbuloi ato ngjarje për të cilat po fliste e gjithë bota. Ne kishim marrë dorë të lirë për t’i mbuluar ato ngjarje. Kishim dy korrespondentët tanë në Kosovë, Ibrahim Osmanin dhe Shefki Morinën. Megjithëse ne kishim njerëzit tanë në zonën e luftës, agjencia na kishte paralajmëruar se ne mund t’i nisnim atje, por nëse u ndodhte diçka, nuk mund t’u garantonte sigurinë.

Duhet të theksoj se korrespondentët e Zërit të Amerikës në rajonin ku transmetojmë, që prej fillimit, në vitet ‘90 e deri në ditët e sotme, janë të kontraktuar si gazetarë freelance. Kjo do të thotë se ata janë gazetarë të lirë, të pavarur, që përgatisin materiale për ne, në varësi të ngjarjeve apo kërkesave tona, dhe paguhen me honorare për çdo gjë që na dërgojnë dhe që ne e shohim të arsyeshme për ta pranuar. Pra, ata nuk janë punonjës të përhershëm apo të listuar si pjesë e VOA-s, e cila është pjesë e një agjencie federale amerikane.

Raportimet e tyre, me anë të dërgimit të kronikave apo me lidhje të drejtpërdrejta telefonike, ishin çdo ditë të pranishme në edicionet tona radiofonike. Për Kosovën tashmë po fliste e gjithë bota. Dhe ne nuk kishte si ta linim mënjanë. S’ishte as veprim atdhetarie nga ana jonë dhe as përkushtim i veçantë. Ne thjesht bënim detyrën tonë, si pjesë e një agjencie federale informimi.

Duket si e pabesueshme, mirëpo edhe në këtë kohë, përjashtuar tre muajt e luftës, në pranverën e vitit 1999, te redaksia jonë, vijonte të ndiqej linja, sipas të cilës, në edicion, së pari nga ngjarjet në rajonin e Ballkanit kishte përparësi Tirana, më pas Prishtina e në fund Tetova. Edhe përgjatë atyre muajve, lajmet për Kosovën ishin të parat vetëm sepse ky ishte vendimi që vinte nga drejtuesit e mëdhenj të VOA-së. Ishte ai lloj lajmi që vinte në tryezat tona të punës me shënimin “must lead”, që do të thotë “me detyrim”. Kjo do të thoshte se ky lajm ishte me detyrim që të transmetohej në të gjitha shërbimet e Zërit të Amerikës. Asgjë më shumë nuk kemi bërë edhe ne gjatë asaj periudhe.

Në këtë kohë, pati një vërshim të gazetarëve të luftës së mediave më të njohura ndërkombëtare. Të gjitha mediat më në zë në botën perëndimore, i kushtuan një rëndësi të veçantë atyre ngjarjeve. Mbaj mend një artikull të kohës së gazetës së famshme New York Times, në të cilin gazetari përshkruante palët ndërluftuese. “Ushtria serbe është e pajisur mirë me mjetet më moderne të luftës,” shkruante gazetari amerikan, në raportimin e tij që nga Kosova. “Ushtarët e saj janë të veshur mirë, të armatosur e të pajisur me municione, autoblinda, tanke, artileri e të tjerë. Edhe sa i përket ushqimit, janë të pajisur mirë e të organizuar. Ndërsa guerrilasit shqiptarë të UÇK-së,” vijonte ai, “kanë mungesa të shumta në armatime e municione, mjete të rënda apo edhe në ushqim. Teksa ushtarët serbë ushqehen me konserva mishi, e gjellë të ndryshme, sipas një programi të mirorganizuar, luftëtarët e UÇK-së, mbeten me shpresën e ushqimeve të thata që mund t’ua japin fshatarët nga kafshata e tyre. I tillë ishte edhe rasti i një pjesëtari të UÇK-së, që kishte mbushur një thes me bukë në një shtëpi dhe më vonë kishte mbushur xhepat me kumbulla, për t’u ushqyer me bukë e kumbulla.”

Ky ishte thelbi i atij artikulli, të cilin ua solla të perifrazuar. U mallëngjeva nga kjo histori. Lotët nisën të më rridhnin ngadalë. E besoja që ishte e vërtetë sepse shpesh, kur nuk kishim ç’të hanim, që në kohën kur unë isha në Kosovë, ushqeheshim me bukë dhe rrush, ose bukë e kumbulla. Kjo është një histori më vete që ndër shekuj ka përndjekur shumë shqiptarë.

Ofensiva e parë zgjati deri më 15 tetor 1998, kur Serbia nga vetëkënaqësia, e shpalli të likuiduar UÇK-në. Por, UÇK-ja kontrollonte ende afro 40 për qind të hapësirës së Kosovës. Luftimet mes UÇK-së dhe trupave serbe, makabriteti i këtyre të fundit dhe përpjekjet diplomatike vijuan përgjatë atyre muajve të vjeshtës dhe të fillimit të dimrit. Gjersa në mesin e janarit të vitit 1999 ndodhi ajo që shërbeu si pikë kthese për fatin e Kosovës. Në fshatin Reçak, forcat serbe kishin kryer një masakër të vërtetë, duke vrarë barbarisht 45 shqiptarë të pafajshëm. Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, amerikani Uilliam Uoker ishte ai që e ndërkombëtarizoi këtë masakër dhe për këtë shqiptarët duhet t’i jenë përherë mirënjohës.

Ja se si e përshkruan atë situatë sekretarja amerikane e Shtetit në atë kohë, Medellin Ollbrajt, në librin e saj Madam Secretary, në faqen 396:

Meqë ishte e shtunë — 16 janar 1999 — u zgjova pak më vonë, por gjithsesi, përpara agimit. Teksa po qëndroja aty, në mes të errësirës dimërore, dëgjo- va folësin e radios të raportonte për një masakër që kishte ndodhur disa mijëra kilometra larg Uashingtonit. Detajet do të jepeshin më vonë. “Këtu ka shumë kufoma,” u tregonte gazetarëve ambasadori Bill Uoker. “Burra që janë qëlluar në mënyra të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre janë që- lluar nga afër.” 45 njerëz ishin vrarë në fshatin e Reçakut, në Kosovë. Uoker i kishte parë me sytë e tij kufomat, shumica e të cilave ishin shpërndarë në një luginë të thellë, e cila ishte e mbuluar nga dëbora. Të tjerët ishin lënë grumbull, me plagë të tmerrshme. Njërit prej tyre i kishin prerë ko- kën. Të gjitha viktimat ishin të veshur civilë. Kur e pyetën se kush ishte përgjegjës për këtë, Uoker u përgjigj pa asnjë mëdyshje: “Ishte policia serbe.”

1999 — Pamje të tmerrshme nga masakra mbi civilët në Reçak

Autori (djathtas) me ambasadorin Uilliam Uoker

Kjo masakër shërbeu si katalizator për diplomacinë perëndimore me ShBA-në në krye. Grupi i kontaktit, në përbërje të të cilit ishin ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Rusia, pas një takimi në Londër, ranë dakord që palët të nisin bisedimet e paqes, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Bisedimet do të mbaheshin në resortin e Rambujesë, në jugperëndim të Parisit dhe do të nisnin më 6 shkurt të vitit 1999. Grupi i kontaktit kishte hartuar një plan që parashikonte autonomi për Kosovën, ndërsa statusi do të rishikohej sërish pas tre vjetësh me “dëshirën e popullit” e në harmoni me faktorët e tjerë. E gjitha kjo do të garantohej nga një forcë paqeruajtëse e NATO-s, e përbërë nga 28 mijë trupa. UÇK-ja do të çarmatosej. Me ndihmën e ndërkombëtarëve do të mbaheshin edhe zgjedhjet dhe do të ngriheshin institucionet demokratike.

Bisedimet nisën të mbaheshin ditë pas dite të dy palëve, me ndërmjetësimin e trojkës së përbërë nga ambasadori amerikan Kris Hill, përfaqësuesi i BE-së Volfgang Petrish dhe ambasadori rus Boris Majorski.

Delegacioni shqiptar përbëhej nga 16 anëtarë. Pjesë e tij ishte politikani i moderuar Ibrahim Rugova, gazetari i respektuar Veton Surroi, akademiku Rexhep Qosja dhe përfaqësues të partive të tjera, të pavarur, si dhe të UÇK-së. Befasisht, për ndërkombëtarët, delegatët zgjodhën në krye të tyre komandantin 29-vjeçar të UÇK-së, Hashim Thaçi. Zgjedhja e Thaçit në krye të delegacionit shqiptar dukej se po reflektonte rënien e vazhdueshme të figurës së Rugovës, i cili zgjidhte gjithnjë të përballej me situatat, duke mos thënë thuajse asgjë. “Madje, kur një prej diplomatëve perëndimorë e pyeti për atë mënyrë sjelljeje,” kujton sekretarja amerikane e Shtetit Medellin Ollbrajt, “Rugova u përgjigj: ‘Ky është stili im’.”

Delegacioni serb, nga ana tjetër, përbëhej nga juristë të mirëpërgatitur, si dhe nga një numër sllavësh myslimanë, turqish e romësh, të përzgjedhur për të treguar gjoja angazhimin e Millosheviçit për larminë etnike. Që në fund të javës së parë u vërejt se delegacioni serb nuk po i merrte seriozisht bisedimet, teksa shqiptarët ngulmonin në të drejtën e tyre për mbajtjen e një referendumi detyrues për pavarësinë.

Pala serbe e shprehu shumë shpejt qëndrimin e saj. Nuk e pranonte planin ndërkombëtar. Përpjekjet diplomatike në Rambuje vijuan për katër javë me radhë. I gjithë delegacioni i Kosovës ishte pro nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë, përveç kryetarit Hashim Thaçi. Thaçi i trembej pikës që parashikonte çarmatosjen e UÇK-së. Por, pas shumë përpjekjesh, në fund edhe Thaçi u bind dhe pala shqiptare e Kosovës e firmosi atë marrëveshje.

Shërbimi në shqip i Zërit të Amerikës e ndoqi çdo ditë hap pas hapi atë ngjarje të madhe për shqiptarët e Kosovës, që kishte tërhequr vëmendjen e fuqive më të mëdha të globit dhe të mediave botërore. Ne kishim atje të dërguarin tonë, gazetarin Arben Xhixho, i cili na dërgonte materiale dhe na raportonte drejtpërdrejt me telefon, edicion pas edicioni. Ne, i kishim të shtuara në atë kohë edicionet radiofonike. Qëkurse Shqipëria u përfshi në ngjarjet e dhunshme të vitit 1997, puna jonë ishte shtuar së tepërmi. Puna e shtuar vijoi edhe më vonë, me ngjarjet e më pas luftën në Kosovë. Në Rambuje, Zëri i Amerikës kishte dërguar edhe gazetarë të shërbimit serb, kroat e të tjerë. Nuk ishte vetëm shërbimi ynë ai që po e mbulonte. Ato bisedime kishin marrë rëndësi mbarëbotërore.

Më në fund, pas vitesh të tëra përpjekje, shqiptarët kishin fituar në një tryezë diplomatike. Gjithnjë, nëse gërmojmë të shkuarën, ato tryeza, në kështjella mesjetare e pallate aristokratësh na kanë kushtuar shumë; na kanë kushtuar gjakun e martirëve të lirisë. Këtë herë, ndjeva që nga mijëra kilometra larg, tej Atlantikut, teksa përgatisnim lajmet për edicionet tona radiofonike për atë marrëveshje, se haku po shkonte tek i zoti. Ndjeva se ato fuqi që na copëtuan në Shën Stefan më 1878-n dhe që nuk na mbrojtën po atë vit, pak ditë më vonë në Kongresin e Berlinit; ato fuqi që na njohën vetëm gjysmën e territoreve më 1913-n, teksa na copë- tuan sërish më 1915-n; ato fuqi që desh lejuan fqinjët tanë të na gllabëronin në Versajë pas Luftës së Parë Botërore, por që vetëm politika e re amerikane e Uilsonit për vetëvendosjen e kombeve na shpëtoi, tashmë ishin më së fundmi në anën e së drejtës, në anën tonë.

Ato ditë të marsit u shërbyen ndërkombëtarëve për t’i dalë borxhit Milloshe- viçit, i cili ishte i vendosur për të mos e ndalur makinerinë e vrasjeve, masakrave, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit në Kosovë. Por “Kasapi i Ballkanit” dukej i vendosur. Siç kujton në librin e saj Madam Secretary, sekretarja amerikane e Shtetit në atë kohë, Medellin Ollbrajt, ajo dërgoi edhe një herë në Beograd diplo- matin e njohur Riçard Hollbruk për të bërë përpjekjen e fundit për ta bindur Millosheviçin që të tërhiqej dhe ai nuk kishte pranuar. Hollbruk e kishte paralajmëruar për nisjen e sulmeve ajrore nga NATO.

Sulmet e aleatëve të NATO-s, me ShBA-në në krye, nisën mbrëmjen e 24 marsit 1999. Në shënjestër të avionëve gjuajtës ishin bazat ushtarake serbe dhe e tërë industria e luftës e pikat strategjike, të shtrira në Serbi e Kosovë. E kujtoj të qartë atë ditë në zyrat e Zërit të Amerikës. Ishte edicioni më emocionues për mua. Dridhmat në zemër m’u shtuan edhe më shumë, kur shefi i shërbimit, Biberaj, erdhi te ne dhe ma caktoi mua detyrën për të qenë folës në atë edicion të parë pas nisjes së sulmeve.

— Sot është dita jote, — më tha Elezi.

Në korridore të gjithë të tjerët ishin të alarmuar. Në divizionin tonë, shumë pranë shërbimit tonë, ishin edhe serbët e malazezët dhe grekët. Njëra prej folëseve të shërbimit grek, Nana Kapetanakos, po ulërinte si e çmendur në korridor:

— Si është e mundur që po bombardohen të krishterët në mes të Europës, në prag të shekullit XXI? — thoshte ajo. — Si është e mundur që në këtë kohë, që po festohet 50-vjetori i themelimit të NATO-s, kjo aleancë e fuqishme perëndimore po bombardon Serbinë, në favor të shqiptarëve myslimanë?

Dukej sikur po me drejtohej mua në korridor. Iu afrova, dhe në atë valë gëzimi dhe emocionesh që më kishte përfshirë, i thashë:

— Sot po bombardohet Beogradi, nesër e ka radhën Athina e pastaj Moska, boshti i së keqes…

Kolegia ime greke u tmerrua dhe ashtu e tërbuar iku te serbët për t’i ngushëlluar. Dera e shërbimit serb të Zërit të Amerikës qëndronte e mbyllur atë ditë. Të gjithë pjesëtarët e shërbimeve në gjuhët sllave shkonin për t’i ngushëlluar. Në ato momente edhe ata kishin një emision radiofonik. Të gjithë folësit mbanin pas shpine nga një copë letër, ku shkruhej “target” (shënjestër), në shenjë proteste për sulmet e NATO-s mbi Serbi.

Leximi i lajmeve atë ditë ishte ndjesia më e bukur që kisha pasur ndonjëherë. Isha i mbushur me hare, ankth dhe shpresë. Një përzierje e pashoq. Ndërsa flisja për atë që po ndodhte, në mendje më vërdalliseshin qindra mendime njëherësh. Më krijohej një pështjellim për ato vuajtje që kisha kaluar unë dhe shumë e shu- më bashkatdhetarë tanë në Kosovë e viset e tjera të shkelura nga çizmja e sllavë- ve. Sytë më ishin mbushur me lot dhe më dukej se do të rridhnin nga çasti në çast. Gëzimin e asaj dite ma shtoi edhe im bir, Iliri, i cili bashkë me një shoqe të quajtur Holli, nga Universiteti “Xhorxh Mejson” në Feirfaks, kishte ardhur në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës. Ai më solli një kek të madh të përgatitur enkas për mua, me shënimin “To the day we thought it would never come” — Për ditën që mendonim se nuk do të vinte kurrë…

Ndërsa shërbimi ynë po festonte, ai serb ishte në pikëllim. Më vonë dëgjova se dy anëtarë të shërbimit serb kishin dhënë dorëheqjen në shenjë proteste se Ame- rika po bombardonte vendlindjen e tyre. Ata kishin shkruar në letrën e dorëheq- jes së tyre se “nuk donin të punonin për një qeveri që u bombardonte vendlind- jen.” Por sfida ishte më e madhe nga sa e mendonim. Millosheviçi nuk po zmbrap- sej dhe i qëndronte fort një politike çnjerëzore për shfarosjen dhe dëbimin e plotë të shqiptarëve, paçka se vendi i tij po bombardohej përnatë. Ushtria serbe, para- ushtarakët dhe policia do të nisnin edhe një fushatë më të egër spastrimi etnik dhe masakrash. Vriteshin civilë, fëmijë, gra, pleq e burra. Groposeshin nëpër va- rreza masive, ku edhe sot, fati i shumë prej tyre nuk dihet. Përdhunoheshin gra. Digjeshin shtëpitë. Kjo i detyroi rreth një milion shqiptarë që të kërkonin strehim në Shqipëri dhe në Maqedoni.

Karvanë njerëzish në këmbë apo në mjete të pakta motorike, të bënin qindra kilometra në këmbë, në të ftohtë. Veç luftës, u krijua një krizë e plotë humanitare. Serbët i kishin shporrur shqiptarët. Kishin arritur atë që kërkonin prej më shumë se një shekull, ndonëse kjo vetëm për pak kohë. Po realizohej ëndrra dhe teza bazë e Çubrilloviçit: “Shqiptarët nuk janë europianë. Duhet të ikin nga Europa.”

Ai e thoshte hapur se shqiptarët duhet të shpërngulen që të shpëtojë Europa nga një rrezik i ardhshëm.

Kishte momente kur në redaksinë tonë mbërrinin lajme se shqiptarët po largoheshin në masë nga Kosova; nga 5 mijë njerëz në çdo orë. Mua me kapte tmerri. Në punë kishim shumë ngarkesë. Transmetonim tri deri në katër edicione në ditë. Çdo çast na vinin lajme të tmerrshme. As kur mbërrija në shtëpi në mbrëmje, nuk mund ta hiqja mendjen nga Kosova. Ashtu i lodhur e rraskapitur, e kaloja gjithë natën përpara televizorit, duke ndjekur kanalet amerikane që raportonin për atë çka po ndodhte atje. Të nesërmen shkoja sërish në punë dhe kjo gjendje agonie vijoi për javë të tëra. Isha shumë i shqetësuar për fatin e familjes sime në Kosovë. Pas disa ditësh, më në fund gjeta një numër të vendit ku ata ishin strehuar. Një ndjenjë çlirimi më kaploi trupin dhe shpirtin kur mësova se ishin mirë. Një pjesë e tyre kishin shkuar në Maqedoni.

Kjo periudhë ishte e ngjeshur me thirrje e kundërthirrje për luftë e paqe. Vendet sllave dhe aleatët e tyre kërkonin ndërprerjen e fushatës së bombardimeve dhe nisjen e dialogut. Madje më kujtohet një intervistë edhe e ish-sekretarit amerikan të shtetit Henri Kisinxher, i cili theksonte se ajo luftë qe e panevojshme. Megjithatë, Kisinxheri nënvizonte se tashmë që lufta kishte nisur, ajo nuk duhej të ndalej deri në fitore, pasi në lojë ishte reputacioni i ShBA-së. “Millosheviçi nuk duhet të lejohet që të fitojë,” thoshte Kisinxher. Artikujt për Kosovën gjatë atyre ditëve ishin të shumtë. Kosova ishte lajmi i faqes së parë për të gjitha gazetat kryesore amerikane e më gjerë në Europën Perëndimore. Edhe televizionet më të njohura e kishin kryelajm Kosovën. Një artikull i gjatë e i analizuar thellë në hollësi i shkrimtarit më të madh shqiptar të kohës sonë Ismail Kadare më bëri përshtypje në atë kohë. Kadare, si mjeshtër i gdhendjes së fjalës, na ofronte gjithashtu një pikëpamje të plotë e të qëmtuar mirë për atë që po ndodhte. Artikulli me titull “Triumfi i krimit” tregonte për pasojat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Unë po ju sjell disa pjesë kryesore të kësaj analize:

Krimi po triumfon edhe një herë në mes të Europës. Gjymtyrë të prera, fëmijë të copëtuar me sëpatë, gra me barrë me një thikë të ngulur në bark, vajza të mitura të përdhunuara, pleq të karbonizuar. Perëndimi, i gjetur në befasi përpiqet të ndalojë këtë tmerr. Perëndimi është dyfish në siklet. Është e dyta herë brenda një shekulli që krimi po kryhet nga një vend që pretendon të mbrojë krishtërimin, kundër një populli të konsideruar gjysmë të tillë. Pas holokaustit kundër hebrenjve, njolla është tepër e rëndë për t’u mbajtur në ndërgjegje. Ndërkaq, perëndimi në të gjitha veprimet e tij ka hutim, mungesë parashikimi, mëdyshje. Pa qenë i dobët, ai jep një për- shtypje të tillë, duke qenë i vendosur, ai jep përshtypje të kundërt. Ka diçka që nuk shkon në këtë ndeshje, një prapësi dëshpëruese. Në perëndim vazhdojnë hipotezat e polemikat. Diskutohet nëse është e ligjshme apo jo embargoja e naftës, nëse është mirë apo keq të ndihmohet me armë UÇK-ja, nëse duhej bombarduar a jo televizioni i Beogradit, nëse duhet ndërhyrë në tokë, nëse helikopterët “Apash” do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, etj. etj….

Ndërkaq, midis kësaj kohe të humbur, Kosova e zhytur në mjegull e terr informativ, e pambrojtur, e vënë në gjunjë nga thika e xhelatit, po vdes çdo ditë e çdo orë, po digjet, po masakrohet, po përdhunohet. Kosova klith për ndihmë, dhe kur viktima thërret, nga të gjitha gjërat më e domosdoshmja është urgjenca e ndihmës. Viktima ka nevojë gjithmonë për urgjencën, kurse xhelati për të kundërtën, zvarritjen.

Në historinë serbe, për fat të keq, krimet kundër popujve të tjerë, masakrat, pastrimi etnik, deportimet janë të shpallura shpesh si pjesë përbërëse e programeve kombëtare. Ky “sinqeritet” i kriminelëve, përveç që është tepër i rrallë në historinë njerëzore, është tejet i rrezikshëm. Me shpalljen e krimit të ardhshëm, krimineli duke marrë ndëshkim, merr miratimin e tërthortë. Në historinë serbe gjenden shumë raste të tilla. Që nga “Natchertanie” (Plani) i Garashaninit më 1844, te projekti Çubrilloviçit më 1937, nga Memorandumi i Akademisë Serbe më 1986 te deklarata e “Lugës së ndrysh- kur” të Sheshelit dhe duarve të prera të Drashkoviçit, si një fill i kuq i për- gjakshëm shpalosen krimi dhe masakra kundër popujve të tjerë, kryesisht shqiptarë.

Kosova martire do të turbullojë shumë ndërgjegje sot e do të bien shumë maska. Përpara foshnjave shqiptare të masakruara atje, asnjë autoritet intelektual nuk mund të mbahet në këmbë në qoftë se përkrah, qoftë edhe tërthorazi, krimin. Ashtu si qengji i biblës, këto foshnja do të kenë fuqinë e tmerrshme të rrënojnë çdo idhull të rrejshëm.

Kur masakrimi kanibalesk hyn në skenë, marrëdhëniet njerëzore ndërpriten. Atje nis kafshëria, ligjet e saj. Pranimi i këtyre ligjeve, qoftë edhe tërthorazi, tregon se qytetërimit i vjen fundi. Edhe kjo arsyeja që qysh në kohët antike popujt kanë qenë shumë të preokupuar kundër masakrimit primitiv. Në këngën e parafundit të “Iliadës”, në duelin e famshëm Akil– Hektor, ky i fundit përpara vdekjes i lutet vrasësit të mos ia gjymtojë tru- pin. Prerja e trupit njerëzor ka qenë brengë e qytetërimit të vjetër grek. Si- pas grekëve, kur trupi njerëzor gjymtohej, ndërpritet këmbimi i mesazheve midis të gjallëve e të vdekurve, me fjalë të tjera, gjithë drejtpeshimi i botës, kultura, kujtesa, morali merrnin fund. Popujt e tjerë ballkanas, sidomos po- pujt autoktonë, në balada të panumërta kanë ndërtuar një kulturë të tërë për të ndaluar prerjet e trupit njerëzor. Është folur shumë për kodin mesje- tar shqiptar “Kanun”, si për një kod të ashpër e primitiv. Ky kod, ligj the- meltar i shqiptarëve gjatë shumë shekujve, ka vërtetë një ftohtësi e ashpërsi tragjike, por edhe ky kod primitiv e i kritikueshëm fort, në bazën e tij, në pjesë themelore, atë që përcakton “Rregullat e vdekjes”, përjashton në më- nyrë absolute masakrën dhe gjymtimin. Ligji i parë i kësaj pjese është që në çdo grindje, në çdo hakmarrje, secila palë në një konflikt, sado i rëndë të jetë ai, ka të drejtën vetëm për një vdekje. Ligji i dytë themelor edhe që vrasja mund të bëhet vetëm në distancë dhe trupi i viktimës nuk mund të preket kurrësesi. (“The Code of Leke Dukagjini” faqe 163. New York, 1989.) Shkelja e këtyre dy ligjeve dënohej në mënyrën më të pamëshirshme.

Si çdo popull, që kur krijon një kod moral, dobësohet përballë popullit tjetër, që nuk e njeh atë kod, shqiptarët u ekspozuan të pambrojtur përpara rrezikut serb. Paskësh qenë e thënë që pikërisht populli shqiptar, populli më mikpritës i Ballkanit, ai që e shpalli shtëpinë e tij “të Zotit dhe mikut”, të shkulej e të dëbohej nga shtëpia e vet prej barbarëve serbë.

Përmbledhje artikujsh nga Remzi Lani, Besnik Mustafaj dhe Pirro Misha, Lufta kundër luftës (Instituti Shqiptar i Medias: Tiranë, 1999), f. 5. Aty është përfshirë artikulli i Ismail Kadaresë, “Triumfi i krimit”, i botuar së pari herë në gazetën Koha Ditore të Prishtinës.

Hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

Kjo situatë vijoi për 78 ditë me radhë, deri më 13 qershor 1999, kur forcat ser- be nisën të tërhiqeshin, pasi Beogradi kishte rënë dakord me ndërmjetësimin e Rusisë, në ditët e para të qershorit. Trupat paqeruajtëse të NATO-s do të zinin vendin e tyre, sipas marrëveshjes, ndërsa edhe një pjesë forcash ruse do të kishin një rol. Sipas asaj që u arrit edhe në Rambuje, UÇK-ja do të çarmatosej, dhe do të niste puna për krijimin e një trupe mbrojtëse. Një administratë ndërkombëtare, e menaxhuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara do të vendosej në Kosovë. Më në fund, shqiptarët e Kosovës do të mund të ktheheshin në trojet e tyre, në shtëpitë e tyre. Shqiptarët kishin fituar lirinë.

Zëri i Amerikës nuk mund të mungonte në këtë ditë historike, që po e pasqy- ronin të gjitha mediat e botës së lirë e demokratike. Ne si shërbim kishim dërguar atje gazetarin tonë Ilir Ikonomi, ndërsa nga dhoma e lajmeve në anglisht të VOA- së ishte gazetari Xhill Batler. Madje këta të dy ishin të parët që më 12 qershor 1999 hynë në territorin e Kosovës përmes kufirit me Maqedoninë, duke ndjekur karvanin e mjeteve ushtarake të NATO-s. Ikonomi kujton se atë segment rrugor nga kufiri i Kosovës me Maqedoninë deri në Prishtinë, që zakonisht përshkohej për 50 minuta me makinë, u bë për tetë orë. Kjo pasi karvani ndalej vazhdimisht për të kontrolluar rrugën për mina që ishin vendosur nga serbët. Më në fund, ai dhe dy gazetarë të tjerë europianë kishin hyrë në Prishtinë dhe kishin ngarë auto- mjetet e marra me qira, pa nevojën e ndonjë shoqëruesi nga forcat paqeruajtëse.83

Ja si e kujton Ilir Ikonomi përvojën e atyre ditëve në intervistë për gazetarin e VOA-së Allen Hajl, për librin e këtij të fundit mbi Zërin e Amerikës:

Unë nuk do ta harroj kurrë ndjesinë e frikshme që përjetova. Nxora telefo- nin tim satelitor, e vendosa në pjesën e përparme të një makine që kolegu im kishte marrë me qera në Shkup. Bëra një raportim të shkurtër telefonik për shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës: “Jam në Prishtinë dhe qyteti është i qetë,” thashë në raportim, teksa po shihja rreth e përqark zonën ku ndodhesha… Prishtina i ngjante një qyteti fantazmë. Kërkova për shtëpinë e një mikut tim, ku unë do të shkoja për të kaluar natën. Gjëja e parë për të cilën pyeta ishte se çfarë po ndodhte aty. Ai më tha se “banorët shqiptarë të Prishtinës ose janë larguar, ose janë fshehur nëpër bodrumet e shtëpive të tyre, ku po dëgjojnë radiot perëndimore, sidomos Zërin e Amerikës për të mësuar më shumë mbi hyrjen e trupave të NATO-s në krahinë.” Më vonë u takova edhe me njerëz të tjerë, të cilët i dinin edhe emrat e shërbimit tonë në Zërin e Amerikës.

13 qershor 1999 — Gazetari i VOA-së Ilir Ikonomi, duke raportuar me telefon satelitor nga Prishtina, përpara një tanku të kontingjentit britanik të NATO-s, për t’u mbroj- tur nga snajperët serbë

Para hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, më 9 qershor në Kumanovë palët — Forca Ndërkombëtare e Sigurisë (KFOR) dhe qeveritë e “Republikës Fede- rale të Jugosllavisë” dhe Republikës së Serbisë — kishin nënshkruar një marrë- veshje që hyri në histori si Marrëveshja e Kumanovës. Në këtë marrëveshje para- shikohej se palët ripohojnë dokumentin e prezantuar nga presidenti Ahtisari te Millosheviçi dhe që u miratua nga parlamenti i Serbisë dhe qeveria federale më 3 qershor 1999, për të përfshirë vendosjen e Kosovës nën patronazhin e pranisë ci- vile dhe të sigurisë ndërkombëtare të OKB-së. Palët theksojnë se Këshilli i Siguri- mit i OKB-së është përgatitur për të miratuar një rezolutë, e cila është prezantuar tashmë, në lidhje me këtë prani ndërkombëtare.

Kjo ishte një pjesë e kësaj marrëveshjeje e cila përcaktoi kornizat e shtetit të ri të Kosovës, që fillimisht u menaxhua nga prania ndërkombëtare e OKB-së. Pak ditë më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244, e cila sanksio- nonte këtë prani në Kosovë. Edhe sot e kësaj dite, zyrtarët serbë i referohen ende kësaj rezolute kur flitet për Kosovën, duke mos e njohur pavarësinë e saj.

Ndërhyrja e ShBA-së dhe NATO-s në Kosovë dhe çlirimi i saj nga okupimi e represioni serb ishin një prej operacioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, pas Luftës së Dytë Botërore. Arsyeja kryesore për këtë ndërhyrje mendoj se ka qenë ajo humanitare. Por për mendimin tim ka edhe arsye të tjera. Një prej tyre është kriza e mundshme e refugjatëve. Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre dhe gjetën strehim në Shqipëri, pjesa më e madhe, si dhe në Maqedoni. Por këto dy vende nuk kishin kapacitete për strehimin për një kohë të gjatë të kaq shumë njerëzve, në mënyrë kaq të vrullshme. Ndaj, jo shumë vonë, pesha kryesore për strehimin e refugjatëve do të binte mbi Europën Perëndimore dhe ShBA-në. Ndërhyrja ushtarake, çlirimi i Kosovës dhe rikthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre e shmangu këtë krizë të mundshme refugjatësh.

Por një arsye edhe më e madhe mund ta ketë shtyrë ShBA-në që të ndërhynte në Kosovë. Hyrja e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe në kuadër të NATO-s është rrjedhojë logjike e gjithë asaj çfarë kanë bërë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe për gjithë shqiptarët në Ballkan. Kosova, me pozicionin e saj natyror, konsiderohet si zemra gjeopolitike e Gadishullit të Ballkanit dhe një rajon me rëndësi gjeostrategjike. Ajo shihet si nyja nëpërmjet së cilës kontrollohen të gjitha boshtet natyrore të Ballkanit, zona më kritike e gadi- shullit, pasi ndodhet brenda trekëndëshit gjeografik Kralevë–Shkup–Sofje. Për rëndësinë strategjike që ka Kosova, ish-presidenti amerikan Bill Klinton është shprehur: “Kosova është një vend shumë i vogël, por shtrihet pikërisht në vijën ndarëse të Europës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Është shenja ndarëse ndërmjet islamit dhe krishterimit, pranë aleatëve tanë turq dhe grekë në jug dhe aleatëve të rinj të Hungarisë, Polonisë e Republikës Çeke në veri.”

Në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërtuar bazën më të ma- dhe ushtarake në rajon, e cila mban emrin e heroit të luftës së Vietnamit, Xhejms Leroi Bondstill. Kjo bazë konsiderohet si një investim që të paktën deri tani ka kushtuar 300 milionë dollarë. Për mendimin tim, ShBA e ka parë Kosovën si vendin ideal në afatin e gjatë të kohës. Shtrirja e saj gjeografike dhe investimi në fu- shën ushtarake e tregojnë fare mirë këtë. Një popull proamerikan, një vend i lirë dhe mirënjohës, që mund të shfrytëzohet për planet gjeopolitike. ShBA-së duhet t’i jemi përjetë mirënjohëse për ndihmën që na dha duke na çliruar. Padyshim, nëse ata nuk do të ndërhynin për çlirimin e Kosovës, shqiptarët do të ishin në një pozitë shumë herë më të keqe.

Por unë nuk mendoj se ShBA po punon për çështjen shqiptare. Dikur, në fillim e kam besuar, por sot jo. Edhe shqiptarët duhet të zgjohen dhe ta kuptojnë se ShBA po përpiqet të ketë pozita të forta në rajon dhe të krijojë stabilitet aty. Për këtë arsye shpesh herë ajo propozon lëshime ndaj Serbisë e Malit të Zi, në kurriz të Kosovës, apo lëshime ndaj Maqedonisë në kurriz të një milion shqiptarëve atje. Për mendimin tim personal, udhëheqësit e Kosovës duhet të mësohen që në raste kur cenohet territori i Kosovës apo sovraniteti i saj t’i thonë jo kujtdo shteti, përfshirë edhe ShBA-në.

Për të vazhduar së lexuari nga faqja 393-400 klikoni këtu.

Klikoni këtu për listën e plotë të kapitujve të librit “Rrëfime lirie”.

The post Fundshekulli i trazuar i trojeve Shqiptare appeared first on ShaqirSalihu.com.

Lufta në Maqedoni dhe Zëri i Amerikës
Faqet 393-400 të librit. VOA dhe lufta në Maqedoni.

Në historinë e shqiptarëve, pas luftës dhe çlirimit të Kosovës, ishte mbyllur një kapitull. Tashmë ajo po administrohej nga misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK; çështja kryesore ishte se çfarë statusi do të caktohej për të. Në tavolina diplomatike apo edhe nën zë, flitej për disa skenarë të mundshëm, që nga pavarë- sia e deri te bashkimi në një lloj konfederate me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ndërkohë, në një tjetër shtet të drejtuar nga sllavë, shumë shqiptarë po vuanin. Në Maqedoni, pas krijimit të shtetit të ri, me ndarjen nga Jugosllavia në fillim të viteve ‘90, ishin tkurrur ndjeshëm të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, të cilat garantoheshin disi nga kushtetuta e vitit 1974. Shqiptarët diskriminoheshin e dhunoheshin nga maqedonasit, as më pak e as më shumë sesa edhe vëllezërit e tyre në Kosovë nga serbët. Ata kishin përfaqësim shumë të vogël në administratën shtetërore; kishin vështirësi dhe vuanin padrejtësi në sistemin arsimor, në përdorimin e gjuhës shqipe apo të simboleve kombëtare. Këto, për të mos folur për vështirësitë ekonomike dhe lënien mënjanë, të privuar nga investimet shtetërore. Në vitin 1998, në qeverisje ishte përfshirë edhe Partia Demokratike Shqiptare e drejtuar nga Arbën Xhaferi, por roli dhe përfaqësimi i saj ishte i papërfillshëm dhe veprimtaria ishte e kufizuar në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave demokratike të shqiptarëve. Me pak fjalë, shqiptarët po trajtoheshin si etni e dorës së dytë, ndonëse përbënin 40 për qind të popullsisë së atij shteti të kontrolluar nga sllavët dhe që kishte vendosur të merrte emrin epik, Maqedoni.

Për mua, si një shqiptar i dergjur në mërgim për vite të tëra, puna në Zërin e Amerikës ka qenë një bekim. Kjo, sepse më bënte të punoja mes shqiptarëve; flisja gjuhën amë; dhe isha në brendësi të ngjarjeve të përditshme atje. Prania ime në një media që do të trajtonte çështjet e shqiptarëve më mundësonte të dija se ç’po ndodhte në zona të ndryshme të trevave shqiptare. Në këtë mënyrë, unë e kisha të qartë se ç’po bëhej edhe me shqiptarët në Maqedoni. Një tjetër arsye ishte se unë e kisha vuajtur vetë personalisht shtypjen e sllavëve. E dija se deri ku shkonte përçmimi i tyre ndaj shqiptarëve, urrejtja e pashembullt dhe krimet e tyre. Në fillim të vitit 2001, në Zërin e Amerikës dëgjuam për krijimin e një lëvizjeje të shqiptarëve, në kërkim të të drejtave të tyre të ligjshme. Nuk e kishim fort të qartë se çfarë ishte duke ngjarë, por mësuam se diçka po vlonte. Pak muaj më herët, në divizionin tonë u krijua edhe shërbimi maqedonas i Zërit të Amerikës.

Ne kishim dëgjuar se disa shqiptarë, të organizuar kryesisht në mërgim, në Zvicër, kishin krijuar një lëvizje politiko-ushtarake të quajtur Ushtria Çlirimtare Kombëtare, UÇK. Shefi ynë, Biberaj, dërgoi në Tetovë për të mbuluar ngjarjet që nisën atje, korrespondenten e Prishtinës, Linda Karadakun. Ajo na njoftoi për çka po ndodhte atje. Qindra djem shqiptarë ishin mbledhur nën siglën e UÇK-së për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve. Lëvizja e re e armatosur drejtohej nga Ali Ahmeti. Shumë shpejt, kjo organizatë nisi të na furnizonte përditë me materiale mbi qëndrimet e saj. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare na dërgonte me faks komunikatat. Ata nisën t’i hartojnë qartë kërkesat e tyre. Për këtë ishin të gatshëm të vazhdonin luftën e armatosur. Lufta e tyre nisi në malet përreth Tetovës, duke u shtrirë më pas në qytetet me shumicë shqiptare, që gjenden në pjesën perëndimore të shtetit të Maqedonisë. Ata kryenin përgjithësisht sulme të befasishme, duke shmangur përballjen e drejtpërdrejtë me ushtrinë maqedonase, e cila ishte më e madhe në numër, e përgatitur dhe me më shumë armatime. Me pak fjalë, ishte një luftë guerile. Nga raportimet që merrnim nga gazetarët tanë, si dhe nga komunikatat e vetë UÇK-së, vërehej se shqiptarët po përparonin. Maqedonasit ndiheshin të trembur. Shumë prej tyre nuk pranonin të shkonin në luftë.

Në këtë komunikatë të UÇK-së vërehen qartë qëllimet e kësaj organizate. Në asnjë moment nuk është kërkuar destabilizim i vendit, ndarje territoresh, pavarësi apo bashkim me Shqipërinë. Kërkesat e tyre ishin jetësore. Ata donin që shqiptarët të mos diskriminoheshin më, shqiptarët të njiheshin si etni me numër të madh popullsie në Maqedoni dhe që vendi të ishte shtet i dy popujve; kërkonin zgjidhje të konfliktit me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Lufta e shqiptarëve ishte një veprim i detyruar nga rrethanat. Vazhdimisht, në thirrjet e tyre, UÇK-ja kërkonte ndërprerje të konfliktit dhe plotësim të këtyre kushteve, që askush nuk mund të thotë se kanë qëllime separatiste apo terroriste. Por qeveria maqedonase nuk reflektonte. Përkundrazi, niste fushata sulmesh që kishin cak jo vetëm Ushtrinë Çlirimtare, por dhe civilët e pafajshëm nëpër qytetet e fshatrat shqiptarë.

Unë isha entuziast për këtë nismë të re të shqiptarëve, këtë herë në Maqedoni, për të kërkuar të drejtat e tyre. Në edicionet tona të lajmeve i përgatisja me zell materialet përkatëse që kishin të bënin me luftën. Edhe një herë pata rastin të vërej në atë kohë sesa pak dinin kolegët që vinin nga Shqipëria Londineze për shqiptarët e Maqedonisë, sikurse edhe për ata të Kosovës e trojeve të tjera që kishin mbetur jashtë trungut amë më 1913.

Shpesh, pjesë të edicioneve kishim edhe intervista me faktorë dhe aktorë të këtij konflikti të ri. E tillë ishte edhe intervista telefonike që shefi i shërbimit tonë zhvilloi me shefin politik të UÇK-së, Ali Ahmeti. Por, shumë shpejt, situata ndry- shoi. Kjo luftë e shqiptarëve nuk po përkrahej nga aleati ynë më i madh, ShBA-ja. Përkundrazi, ata nuk donin destabilizim të Maqedonisë, pavarësisht se cilat ishin arsyet se përse shqiptarët ishin revoltuar. Për ta, ishte jetike që të kishte qëndrue- shmëri në brezin që niste në Adriatikun e Shqipërisë, në Maqedoni e Kosovë, Bullgari e deri në Detin e Zi, që ishte zonë e tyre e influencës.

9 mars 2001 — Faksimile e një komunikate që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte dërguar në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës, përmes faksit

Për këtë arsye, ndryshe nga çfarë ndodhi në rastin e Kosovës, këtë herë ne nuk kishim dritën e gjelbër për të ngulmuar shumë në trajtimin e lajmeve që vi- nin nga fronti i konfliktit. Madje, Departamenti i Shtetit kishte përgatitur edhe një listë të zezë, për personat problematikë nga Maqedonia, siç i konsideronin ata. Në këtë listë përfshihej edhe Ali Ahmeti, udhëheqësi i luftës së shqiptarëve. Në kohën kur zhvilloi intervistën, shefi i shërbimit tonë Elez Biberaj nuk e dinte se Ahmeti ishte në atë listë. Atij iu tërhoq vërejtje e madhe për atë intervistë; madje mund t’i kishte kushtuar edhe vendin e punës. Gjithsesi, tani e tutje na duhej të merreshim me raportime normale nga fronti i konfliktit, pa u thelluar shumë. Por, kjo listë personash të padëshiruar, nuk nënkuptonte se UÇK-ja ishte organizatë terroriste.

Në këtë pikë doja të ndalesha në një episod që provon se kolegët tanë të shër- bimit maqedonas, që ishte hapur rishtazi, i cilësonin shqiptarët terroristë. Në VOA, kishim disa dhomëza për regjistrimin e zërit për materiale të ndryshme që duhej të lexonim e përgatisnim. Ato dhomëza i përdornim së bashku me kolegët e divizionit tonë, pjesë e të cilit është edhe shërbimi maqedonas. Kur rrija një ditë në radhë për të pritur që të mbaronin, dëgjova gazetarët e shërbimit maqedonas që përdornin termin albanski teroristi — terroristët shqiptarë. U ankova te divizio- ni për këtë, pasi shqiptarët nuk ishin cilësuar si terroristë nga Departamenti i Shtetit, por thjesht si rebelë. Mirëpo, nuk arrita të zgjidh ndonjë gjë me këtë an- kesë. Dukej qartë se qëndrimi ishte të mos përshkallëzohej situata në Maqedoni.

Pas shumë negociatave, më 13 gusht 2001, u nënshkrua ajo që njihet si Marrë- veshja e Ohrit. Krahu politik i UÇK-së, i drejtuar nga Ali Ahmeti, e tradhtoi luftën e qindra e mijëra djemve shqiptarë, të cilët kishin dalë në mal për idealin e tyre të një jete më të mirë në shtëpitë e tyre; një jetë ku të mos shkeleshin të drejtat e tyre; një jetë ku të ishin të barabartë me sllavët; ku të përdornin lirisht gjuhën e nënës dhe simbolet kombëtare; një jetë ku të ishin të lirë të zgjidhnin dhe të zgji- dheshin. Por, Ali Ahmeti, sipas mendimit tim, e shiti idealin e tij dhe të djemve tanë që derdhën gjakun; e shiti gjakun e tyre për një premtim që të mos ishte më në listën e zezë të ShBA-së dhe të ishte një lloj faktori politik, megjithëse i papër- fillshëm për të vendosur për fatet e shqiptarëve, por goxha i përfillshëm për të mirat e tij vetjake.

Edhe marrëveshja që u nënshkrua me aq bujë në atë verë të 2001-shit nuk arriti kurrë të përmbushej. Zbatimi i saj, nën garancinë e ShBA-së dhe Bashkimit Europian, ishte parashikuar të përfundonte brenda katër vjetësh. Megjithatë kanë kaluar 15 vjet dhe ende nuk është zbatuar plotësisht. Shqiptarët fituan disa pozita më të mira nga ajo luftë, por nuk i arritën idealet e para. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët po vuajnë regjime si të Gruevskit apo dikujt tjetër që mund të vijë në të ardhmen. Dhe shqiptarët, në vend që të bashkohen e të kërkojnë të drejtën e tyre, ndahen në flamuj partiakë të forcave politike të drejtuara nga njerëz të ka- pur nga korrupsioni dhe mania për t’u pasuruar.

2001- Lista e zezë e Departamentit të Shtetit që ndalon transaksionet e shtetasve amerikanë me pjesëtarët e UÇK-së në Maqedoni dhe të UÇPMB-së në Serbi

Unë personalisht disa herë e kam ngritur si problem çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë, në kohën kur përgatitej ajo që ne e quajmë Program Review (kritikë e programit), gjatë mbledhjeve të mëdha që zhvillonim një herë në vit ne si shërbim në shqip i Zërit të Amerikës. Kjo praktikë është normale te VOA. Çdo shërbim, një herë në vit, bën përmbledhjen dhe e paraqet te drejtuesit më të mëdhenj në një mbledhje të posaçme. Në shumë prej atyre mbledhjeve kam ngritur problemin e shqiptarëve të Maqedonisë: se si ata diskriminoheshin dhe nuk kishin të drejta dhe se sa pak po mbulohej kjo te shërbimi në shqip. Por, drejtuesit e Zërit të Amerikës bënin një sy qorr e një vesh shurdh kur vinte puna te shqiptarët në Maqedoni. Politika e ShBA-së ishte e qartë: nuk duhej t’i hidhej benzinë zjarrit atje. Edhe sot e kësaj dite, ndiqet e njëjta politikë. Kjo më acaron pamasë, pasi një medie si Zëri i Amerikës, që ka si parim pavarësinë, paanshmërinë dhe lajmet e balancuara, te ky rast del jashtë vetvetes; thyen parimet e saj si medium.

E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e rebelimit të shqiptarëve të Luginës së Pre- shevës, nga viti 1999 deri më 2001. Lëvizjes së nisur nga ajo që njihet si UÇPMB — Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit — nuk iu kushtua vëmen- dje. Ata nuk ishin terroristë, por thjesht të rinj shqiptarë që donin të drejta për veten dhe të afërmit e tyre, që po shtypeshin e diskriminoheshin nga serbët në atë zonë që njihet si Kosova Lindore. E njëjta gjë; e njëjta mospërfillje dhe mënjanim i çështjes ndodhi sërish te Zëri i Amerikës, sidomos te shërbimi në shqip dhe kjo nga porositë e drejtpërdrejta të drejtuesve të mëdhenj të VOA-së. Kjo politikë ishte me standarde të dyfishta, sepse shërbimi serb ishte krejt e kundërta, ashtu si në rastin e luftës në Kosovë. Të dëgjoje edicionet e tyre informative, pandehje se po dëgjon radion dhe televizionin e Beogradit. Ndërsa ne shqiptarët duhet të mos i jepnim ngjyresa atdhetare dhe kombëtare raportimeve tona.

Një tablo përmbledhëse për Luginën e Preshevës e paraqet akademiku nga Kosova Hivzi Islami, në një artikull të gjatë të botuar në gazetën shqiptaro-amerikane Illyria, të cilën po ua sjell të përmbledhur:

Lugina e Preshevës, siç e quajtën amerikanët në vitin 2001, që u përqafua si emërtim nga shqiptarët dhe të huajt, ose Kosova Lindore apo tri komunat në jug të Serbisë (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja), shtrihet në prej rreth 125 kilometra katrorë. Shqiptarët këtu sot jetojnë në një numër relativisht të madh dhe kanë një shtrirje territorialisht kompakte, por me një shkëput- je, meqë komuna e Medvegjës lidhet me rajonin e Gallapit në Kosovës. Ko- muna e Preshevës sot hyn në radhën e komunave më homogjene kombe- tare, sepse mbi 95 për qind e popullsisë së gjithmbarshme janë shqiptarë; ndërsa në komunën e Bujanocit shqiptarët përbëjnë rreth 65 për qind të popullsisë. Të tjerët janë serbë dhe romë. Ndërkaq, në komunën e Medvegjës, për shkak të shpërnguljeve, së pari të qeta, pastaj intensive, numri i shqiptarëve gjithnjë po zvogëlohet dhe ata sot përbëjnë një përqindje të vogël, gati simbolike.

Lugina është shtatë a tetë herë më e pazhvilluar se mesatarja e Serbisë dhe popullata shqiptare kryesisht jeton nga bujqësia dhe nga remitancat që i sjellin bashkatdhetarët që punojnë në botën e jashtme. Për shkak të pozitës gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe arterieve të rëndësishme gjeokomunikative (hekurudha ekziston që nga viti 1874 dhe autostrada që nga viti 1962 si vija ndërkombëtare), Lugina e Preshevës u bë pjesë e apetiteve dhe interesave të të mëdhenjve, perandorive të ndryshme, por në radhë të parë e interesave të Serbisë nga pjesa e dytë e shekullit XIX e këndej. Mespërmes Luginës së Preshevës tashmë kalon edhe korridori i 10 i autostradës ndërkombëtare Beograd–Shkup–Selanik, si arterie kryesore në Ballkan që lidh Europën Qendrore me atë Jugore.

Në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës, edhe në takimet e Brukse- lit midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Lugina e Preshevës mbeti jashtë çdo bisedimi dhe reciprociteti me Serbinë. Në bisedimet në Vjenë dhe në Bruksel pashmangshëm duhej të shtrohej çështja e shqiptarëve të kësaj lugine, nëse jo për zgjidhjen e problemeve të tyre, për ta shfrytëzuar si argument për t’i relativizuar dhe amortizuar kërkesat e autoriteteve të Beogradit për privilegjet e serbëve në Kosovë, përfshirë krijimin e Asocia- cionit apo Bashkësisë të Komunave.

Konflikti përfundoi më 21 maj 2001, me nënshkrimin e Deklaratës për Çmili- tarizim, e njohur si Marrëveshja e Konçulit. Ndonëse nga shumë individë konsi- derohet si një marrëveshje midis përfaqësuesve të shqiptarëve vendas dhe atyre të qeverisë serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar, ajo ishte zyrtarisht marrëvesh- je midis përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Buja- noc dhe të deleguarve ndërkombëtarë për rajonin. Realisht atëbotë, Beogradi zyr- tar nuk nënshkroi asgjë me delegacionin negociues shqiptar, e aq më pak me UÇPMB-në. Si rrjedhojë, konflikti përfundoi pa marrëveshje me shtetin si palë ndërluftuese, por me marrëveshje me ndërkombëtarët si palë ndërmjetësuese.

Me pak fjalë, e gjithë përpjekja e shqiptarëve për të drejtat e tyre shkoi dëm. Gjaku i të rinjve e trimave të kësaj zone, u tret në përroin e harresës dhe të pa- besisë së serbëve. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar ra në qetësi. Gjithçka donte ishte shuarja e një vatre të mundshme lufte në Serbi. Të drejtat e një pakice et- nike të shtypur ndër vite, pak rëndësi patën për ta.

Ndërsa shërbimi në shqip i Zërit të Amerikës, as në këtë periudhë, as më herët dhe as sot, nuk kujtohet të ketë korrespondentë në Preshevë; atje ku janë shumë shqiptarë që presin me shpresë nga perëndimi në përgjithësi dhe ShBA-ja në veçanti. Bashkatdhetarëve tanë atje, fatkeqësisht nuk u lejohet as abetarja, që fëmi jët të mësojnë gjuhën e nënës. Mund të themi pa asnjë mëdyshje se shqiptarët diskriminohen haptas në mes të Europës dhe askush nuk e vë ujin në zjarr. Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, që duhet të luajnë rolin prindëror për të gjithë shqiptarët kudo në botë, sidomos për ata që vuajnë shtypjen e sllavëve në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi, nuk bëjnë thuajse asgjë. Mjaftohen me disa deklarata pompoze që shuhen më shpejt se zgjatja e kohës së leximit të tyre; ndërsa nganjëherë, në ndonjë mbledhje të përbashkët të dy qeverive, një lloj spektakli televiziv me qëllime elektorale, lëvrojnë nga një çek me shuma qesharake për shqiptarët jashtë këtyre dy shteteve.

Për të vazhduar së lexuari nga faqja 436-444 klikoni këtu.

Për të mësuar më shumë rreth librit “Rrëfime lirie” klikoni këtu.

The post Lufta në Maqedoni dhe Zëri i Amerikës appeared first on ShaqirSalihu.com.

Drejt pensionit pas tri dekadash
Kosova, shteti i ri në truallin e vjetër. Epilogu i një jete tregohet në faqet 436-444.

Vitet në vijim ishin shumë intensive për fatin e statusit përfundimtar të Kosovës. Ajo u mbikëqyr nga UNMIK, një administratë e përkohshme e caktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që u vendos pas çlirimit. Më 2001, UNMIK-u e zgjati edhe më tej afatin, ndërsa në vend kishin nisur të mbaheshin zgjedhje parlamentare dhe vendore. Kosova filloi të qeverisej nga politikanët e saj, por nën mbikëqyrjen e kujdesshme dhe ndihmën hap pas hapi të administratës ndërkombëtare. Në mars të vitit 2004, Kosova përjetoi dhunën më të madhe ndëretnike që prej kohës së luftës, si pasojë e një përplasjeje mes civilëve serbë dhe shqiptarë.

Ato trazira lanë pas vetes në radhë të parë pasoja në njerëz. 19 njerëz, 11 prej të cilëve shqiptarë dhe tetë serbë humbën jetën. Në të gjitha diskutimet përmenden pasojat për serbët, por për fat të keq, përveç gazetarëve, askush nuk i zë ngoje 11 shqiptarët e vrarë në ato trazira. Pas atyre ngjarjeve, më 2005 filloi përgatitja e negociatave për statusin politik të Kosovës që u mbajtën me ndërmjetësimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari.

Trazirat bënë që Serbia të përfitojë decentralizimin e pushtetit në vija etnike në Kosovë, që çoi në themelimin e komunave të reja dhe zgjerimin e komunave me shumicë serbe. Aktualisht serbët paraqesin shumicën në 10 nga 38 komuna të Kosovës. Po ashtu trazirat u përdorën për të negociuar ekstraterritorialitetin e kishave dhe manastireve ortodokse, të cilët me pajtimin e negociatorëve shqiptarë, u njohën si kisha e manastire ortodoksë serbë, në vend që të ruheshin si trashëgimi e gjithë Kosovës.

Edhe decentralizimi apo trashëgimia kulturore e fetare serbe ishin pjesë e pakos së zotit Ahtisari, i cili edhe vetë kishte deklaruar se 80 për qind e saj është marrë me statusin e serbëve të Kosovës. Gjithnjë duke iu referuar gjendjes së pakicës serbe në dritën e trazirave të marsit, atyre u është mundësuar që të kenë përfaqësim të garantuar në parlament, në qeveri dhe që asnjë ligj apo ndryshim kushtetues që ka të bëjë me ta nuk mund të miratohet pa dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve dhe plus dy të tretat e votave të pakicave kombëtare. Trazirat e marsit 2004 u përdorën madje edhe në vitin 2015 në luftën e Serbisë për të penguar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Ato vite pas luftës dhe deri në shpalljen e pavarësisë ishin kohë bisedash dhe diskutimesh edhe mes shqiptarëve se si duhet të ishte statusi i ri i Kosovës. Përveç takimeve zyrtare dhe tryezave ndërkombëtare, kishte edhe mjaft diskutime private mes njerëzve. Edhe ne në shërbimin në shqip të Zërit të Amerikës, shpeshherë flisnim e debatonim rreth kësaj teme të rëndësishme. Këtu dua të ndalem paksa në diskutimet që kam pasur disa herë me drejtuesin e shefit të shërbimit në shqip në atë kohë, zotin Biberaj, kur po diskutohej për fatin e Kosovës. Në bisedat që zhvillonim ne si pjesëtarë të shërbimit në shqip, nuk mungonte thuajse çdo ditë kjo temë. Mbaj mend që në diskutimet tona private, rreth viteve 2003 e 2004, zoti Biberaj, që ende ishte shef i shërbimit në shqip në atë kohë, më thoshte se nuk ka zgjidhje tjetër për Kosovën, përpos se të ndahet mes serbëve dhe shqiptarëve.

— Shaqir, nëse nesër ti do të ndahesh nga bashkëshortja jote Ana, a duhet t’i japësh gjysmën e pasurisë? — më thoshte ai.

— Po more zotëri, por ne me Serbinë nuk jemi martuar. Ajo na ka pushtuar me forcë, — i kthehesha unë. Madje i kërkoja me shaka, që atë që ma thoshte mua privatisht, të mos e shtrojë si ide në ndonjë tryezë më të rëndësishme ku mund të merreshin vendime.

Siç e përmenda më sipër, në nëntor të vitit 2005, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, caktoi ish-presidentin e Finlandës Marti Ahtisari, për të drejtuar procesin për statusin e Kosovës. Më 3 prill 2007, Ahtisari i paraqiti Këshillit të Sigurimit të OKB-së planin e tij për Kosovën. Por, pas kundërshtimit të Rusisë që vendosi veton, grupi i kontaktit vendosi të mbështesë një fazë të re bisedimesh për të gjetur një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës. Një trojkë e përfaqësuar nga Bashkimi Europian, Rusia dhe ShBA nisi përpjekjet në gusht të 2007-s. Sekretari i Përgjithshëm i ri i OKB-së, Ban ki Mun, i kërkoi Trojkës që të raportojë për arritjet e negociatave më 10 dhjetor 2007. BE përfaqësohej nga ambasadori gjerman në Mbretërinë e Bashkuar, Volfgang Ishinger; Rusia nga Aleksandër Bocan-Harçenko; dhe ambasadori Frenk Uizner përfaqësonte ShBA-në. Pas një serie negociatash intensive, përfshirë konferencën e nivelit të lartë në Baden të Austrisë, mandati i Trojkës përfundoi pa asnjë marrëvesh- je. Në raportin final të saj, Trojka shpjegoi se kishte shqyrtuar me palët çdo mundësi realiste për një marrëveshje, por kishte qenë e pamundur të gjente një rezultat të pranueshëm nga të gjithë.

Bindja për një Kosovë të pavarur ishte e fortë te të gjithë shqiptarët. Garante për këtë kishte dalë superfuqia botërore, ShBA-ja. Këtë e tha qartë edhe presidenti Xhorxh Bush, në Tiranë, në qershor 2007. Çështja ishte se kur do të shpallej pavarësia; pra, data mbetej ende enigmë. Kishte nga ata që propozonin që pavarësia të shpallej më 28 nëntor 2007. Por, ShBA kërkonte të tregohej shumë kujdes, në mënyrë që Serbia të mos provokohej dhe ta denonconte këtë si akt të bashkimit të shqiptarëve. Madje, edhe data e shpalljes së pavarësisë mbeti enigmë deri pak ditë para se gjithçka të kryhej.

Dita e madhe mbërriti. Ishte një e diel e ftohtë kallkan e 17 shkurtit 2008, kur më së fundmi, Kosova, do t’i shkëputej zyrtarisht kthetrave të Serbisë shoviniste. Por, jo për t’iu bashkuar trungut amë, të cilit i qe shkëputur padrejtësisht më 1913. Kosova do të bëhej shtet i pavarur. Këtë herë, do të shpallte pavarësinë me mbështetjen e fuqive më të mëdha botërore, me përjashtim të Rusisë. Rruga ishte pakthim, ndryshe nga fillimi i viteve ‘90, kur përpjekjet e shqiptarëve për Kosovën republikë ranë në veshin e shurdhët të bashkësisë ndërkombëtare.

Henri (majtas), Joni (në mes) dhe Adri Dervishi (djathtas). Fëmijët e koleges së auto- rit, Rudina Dervishi, në fotografinë-kartolinë, me anë të së cilës urojnë autorin me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Henri (majtas), Joni (në mes) dhe Adri Dervishi (djathtas). Fëmijët e koleges së autorit, Rudina Dervishi, në fotografinë-kartolinë, me anë të së cilës urojnë autorin me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Festa ishte e madhe; gëzimi qe gjithashtu i madh. Akti i leximit të deklaratës së pavarësisë në Kuvend dhe firmosja prej deputetëve, qe një moment mallëngjyes. Isha së bashku me kolegët e mi në redaksinë e shërbimit në shqip të Zërit të Amerikës. Sytë m’u mbushën me lot atë ditë. Ishte çasti më i lumtur i jetës sime. Kosova ime e dashur ishte jo vetëm e lirë, por edhe e pavarur tashmë, me garancinë ndërkombëtare. Me kolegët organizuam një festë të vogël atë ditë në shërbimin në shqip. U mblodhëm të gjithë dhe shprehëm gëzimin tonë. Atë ditë mora edhe një dhuratë të veçantë. Koleges sime Rudina Dervishi dhe bashkëshortit të saj ju kishte shkuar në mendje që me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, t’i veshin fëmijët e tyre me ngjyrat e flamurit, kuqezi dhe t’u bëjnë një fotografi. Atë fotografi ma dërguan mua në formë kartoline, së bashku me një urim: “Axha Shaqir, urime për pavarësinë e Kosovës!” Ishte një gjest që më mallëngjeu. Edhe simbolika e atyre djemve të vegjël të veshur kuqezi. Ishin filizat që më uronin. Pjesëtarët më të rinj të komunitetit shqiptar në ShBA.

Sot, kur kanë kaluar më shumë se nëntë vjet nga ajo ditë, zhgënjimi është i madh. Pavarësia rezultoi të mos ishte pavarësi e vërtetë. Komuniteti ndërkombë- tar vijoi të qëndronte i ngulur në Kosovë.

Kosova vërtetë shpalli pavarësinë, por kjo pavarësi nuk çonte në krijimin e një shteti të mirëfilltë. Ky shtet i shpallur në bazë të planit të Ahtisarit nuk është ai që prisnim. Plani i Ahtisarit krijoi një shtet të pandeshur më parë në histori. E ndau Kosovën në vija etnike dhe serbëve u dha pothuajse gjysmën e Kosovës. Jo vetëm kaq, në Kushtetutën e Kosovës, të cilën e kanë përpiluar avokatët ameri- kanë, shqiptarëve u mohohen të drejtat bazë të njeriut. Nuk lejohet bashkimi ko- mbëtar, nuk lejohet referendumi dhe çfarë është edhe më keq, “shteti” i Kosovës udhëhiqet nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe një përfaqësues i BE-së. Brenda këtij shteti (nëse mund ta quajmë shtet) u formuan shtete të vegjël serbë anembanë Kosovës. Iu dhanë shumë kompetenca anëtarëve serbë në Kuvend. Tri komuna në veri u lanë nën kontrollin e Serbisë, si dhe mbeti me plotfuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vlen për t’u theksuar se edhe Bashkimi Europian është sjellë si njerkë dhe jo si nënë me shqiptarët. Flamuri zyrtar i shtetit të Kosovës, i imponuar nga BE, ka gjashtë yje në përbërjen e tij, të cilët simbolizojnë etnitë kryesore në Kosovë (shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët, romët dhe goranët).

Flamuri i Malit të Zi — një vend që sipas regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në vitin 2011 ka në përbërje vetëm 45 për qind popullsi malazeze, teksa 55 për qind janë popullsi e etnive të tjera, ku përfshihen edhe si shqiptarët si popull autokton — simbolizon vetëm një popull, atë malazez. Në përbërjen e atij flamuri nuk ka asnjë yll apo shenjë që tregon se në atë shtet jetojnë edhe popuj të tjerë, në përqindje shumë më të madhe se në Kosovë, ku shqiptarët përbëjnë 93 për qind të popullsisë dhe vetëm shtatë për qind janë të kombësive të tjera.

Flamuri maqedonas, gjithashtu, nuk ka asnjë simbol në përbërje të tij, që tre- gon praninë e madhe të elementit shqiptar në këtë republikë. Kosova, me 93 për qind shqiptarë, quhet shtet shumetnik, kurse Maqedonia me vetëm pak më shumë se gjysmën popullsi sllave maqedonase, teksa të tjerat janë shqiptarë, quhet shtet i maqedonasve. Edhe Mali i Zi quhet shtet i malazezëve.

Ndërsa Brukseli angazhohet për përparimin e statusit të serbëve në Kosovë (që në fakt është goxha i përparuar), në të njëjtën kohë hesht për të drejtat e ce- nuara të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. A janë këto shembuj të standardeve të dyfishta që BE praktikon, përkatësisht në raport me atë pjesë të popullit shqiptar që jeton brenda kufijve administrativë të Malit të Zi, Maqedo- nisë dhe Serbisë? Unë them që absolutisht po!

Europa e shekullit XXI nuk mund të sillet si me botëkuptimet e shekullit XIX. Shqiptarët dëshirojnë të jenë pjesë e një Europe bashkëkohore, pra, e një Europe që i ka tejkaluar botëkuptimet e paragjykimet e së kaluarës në raport me shqip- tarët dhe që është e ndjeshme dhe e gatshme të gjykojë drejt ndaj një populli, të cilit i janë bërë dhe fatkeqësisht, vijojnë t’i bëhen padrejtësi politike e kombëtare.

Dita e pavarësisë, përtej emocionit, ishte edhe shumë e ngarkuar me punë për ne. Të gjitha ngjarjet u mbuluan më së miri dhe në kohë rekord nga korrespon- dentët tanë në Prishtinë. Gjithashtu edhe reagimet nga Tirana, Shkupi e Tetova. Patëm edhe korrespondenca nga gazetarët e VOA-së në Serbi dhe vende të ndry- shme të botës, të cilat i përkthyem, përshtatëm dhe transmetuam në kohë për Di- tarin. Gjithashtu, reagimet nga ShBA dhe tërë bota. ShBA-ja ishte ndër shtetet e para që njohu shtetin e ri dhe të pavarur të Kosovës. Ajo e diel, por edhe ditët në vijim qenë të ngjeshura, por kënaqësia ishte e madhe. Atë ditë, televizionet më të rëndësishme perëndimore “buçisnin” me lajmin e pavarësisë së Kosovës. Gazetat më të mëdha e kishin në faqe të parë atë lajm.

Organizatat ndërkombëtare nisën t’i zënë vendin njëra-tjetrës, duke ndryshuar thjesht emërtimin, por funksionin e kishin të njëjtë: kontroll dhe diktim autoriteteve të Kosovës. Edhe sot e kësaj dite, ndonëse zyrtarisht Kosova po vetë- qeveriset, asgjë s’ka ndryshuar. Ndërkombëtarët e urdhërojnë të ngrejë gjykata speciale; ndërkombëtarët u përcaktojnë se duhet të formojnë koalicione qeverisë- se edhe joparimore nëse është nevoja; ndërkombëtarët i diktojnë për të biseduar me Beogradin, kur shihet se përfitimet janë të njëanshme për Serbinë. Serbia qe- veris defakto disa zona të Kosovës. Ka krijuar ishuj në mbarë Kosovën, siç është rasti i Graçanicës, Manastiri i Deçanit, Brezovica. Pa folur për veriun, që është krejtësisht nën kontrollin e serbëve dhe qeveria e Kosovës është institucion ku- kull për ta. Për më tepër, parti të kontrolluara dhe të udhëzuara krejtësisht nga Beogradi, janë pjesë e qeverisë së Kosovës. 17 shkurti 2008 ishte dita më e bukur e jetës sime. Por, sot jam më se i zhgënjyer. Ëndrra e Kosovës, për mua tashmë është kthyer në makth dhe jo në realitet.

18 shkurt 2008 — Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit për njohjen e shtetit të ri të Kosovës, një ditë pas shpalljes së pavarësisë

3 mars 2008 — Editorial i Zërit të Amerikës për pavarësinë e Kosovës që transmetohej në të gjitha gjuhët, në të paktën një prej edicioneve radiofonike

Kohë të reja e sulme të vjetra

Në vitin 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur. Ajo zë një vend të rëndësishëm në hapësirën mbarëshqiptare; të paktën një të tretën e kësaj hapësire. Por në shër- bimin në shqip të Zërit të Amerikës, i cili supozohet se ka për detyrë të përçojë lajme të balancuara dhe të vërteta në të gjithë këtë hapësirë, pak përfaqësohej dhe vijon të përfaqësohet shumë pak për të mos thënë fare. Në atë shërbim, gjatë 25 viteve të fundit të karrierës sime aty, vetëm unë kam qenë nga Kosova i palëkun- dur dhe kjo si pasojë e qëndresës sime të hekurt. Vetëm unë i rezistova diskrimi- nimit që shefi i shërbimit bënte ndaj nesh. Kosova gjithashtu zinte vend të dorës së dytë në edicionet tona. Për të mos folur për Maqedoninë, e cila pak nga pak po zhduket fare. Raportimet që andej janë gjithnjë e më të rralla. Nuk jam i sigurt nëse korrespondenti i atjeshëm përgatit apo jo një a dy materiale në muaj. Shqip- tarët në Maqedoni janë të braktisur. Drejtuesit e shërbimit në shqip nuk po e mbulojnë. Aq më keq është situata për shqiptarët në Luginën e Preshevës apo për ata në Malin e Zi. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shërbimi ynë nisi një seri lidhjesh të drejtpërdrejta (interaction) me televizione në Shqipëri. Por kjo s’u bë dhe ende nuk bëhet me Kosovën, e cila mbeti e mbetet vetëm një bisht i Serbisë. Në vitin e pavarësisë, i vetmi shqiptar i Kosovës që punoja me kohë të plotë në redaksi isha unë. Më 2002, te ne kishte nisur të punonte gjatë fundjavave edhe Ilir Ibrahimi. Ai u shkëput për t’u rikthyer sërish nga viti 2006, sërish me kohë të pjesshme. Disa muaj të 2008-s punoi me kohë të plotë, por me kontratë dhe jo si i përhershëm. Edhe sot e kësaj dite shumica e punonjësve janë nga Shqipëria dhe vetëm një prej tyre nga Kosova. Edhe ai punon aty pas një ankese që bëra te drej- tori i përgjithshëm, që aty të pranoheshin edhe dy shqiptarë nga Kosova. Por njëri prej tyre tashmë ka kaluar në një pozicion pune më të mirë për të, në një tjetër institucion.

Për të vijuar së lexuari nga faqja 490-506 vizitoni këtë link.

Klikoni këtu për listën e plotë të kapitujve të librit “Rrëfime lirie”.

The post Drejt pensionit pas tri dekadash appeared first on ShaqirSalihu.com.